Një person ka humbur jetën, e ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti rrugor në Peqin.
Ngjarja ka ndodhur një fshatin Gjocaj, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke regjistruar një viktimë dhe dy plagosur.
Identiteti i viktimës nuk dihet ende, e ndërsa gazetari i Report Tv Aldo Kozarja, ka mësuar se të plagosurit janë Ismail Hoxhallari dhe Gëzim Braho nga Korça, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Peqinit.
/a.r