Një aksident me pasojë vdekjen e një shqiptareje ka ndodhur në Itali.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Cuneo.
Një vajzë 25-vjeçare shqiptare, me inicalet L.I., dyshohet se është përplasur nga një automjet në autostradë.
Sipas mediave italiane 25-vjeçarja kishte parkuar makinën në një vendndalim në autostradën Asti-Cuneo dhe po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
Ka qenë ky momenti që vajza është goditur nga automjeti tjetër dhe e ka lënë të vdekur në vend.
Sipas raportimit të medieve italiane, shoferi pasi ka goditur të renë, ka kaluar në gjendje shoku dhe është shoqëruar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Po punohet nga autoritetet vendase për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit fatal.
/a.r