Një i ri ka humbur jetën pasi është aksidentuar me motorin e tij në Durrës. 31-vjeçari me iniciale A.K., ka qenë duke drejtuar motorin e tij tip ‘Skuter’ kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili nuk ka mundur të mbijetojë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 19:00, në Shkallnur në Durrës.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
/e.rr