• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

ARRSH: Akset rrugore të hapura, drejtuesit të respektojnë sinjalistikën

by Java News
10/01/2016 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi të dielën mbi situatën e akseve rrugore në vend pas reshjeve që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit.

Sipas ARRSH-së, në disa akse rrugore reshjet kanë shkaktuar dëmtime të rrugëve si dhe shkarje masivesh dheu që vështirësojnë qarkullimin rrugor, por të gjitha akset janë të hapura.

Tiranë

Aksi Tiranë-Krrabë (km29)-Elbasan është i kalueshëm normalisht. Akset Tiranë-Trau Dajt-Qafë Mollë-Bizë + Trau Dajt-Antena + Qafë Priskë-Shëngjergj janë të qarkullueshme normalisht. Në gadishmëri janë 2 borepastruese, ekskavator, grejder dhe 7 punëtorë. Në aksin Sauk – TEG – Ibë – Elbasan, në segmentin Rotondo – Sauk – Ibë, gjendja është normale dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Megjithatë në gadishmëri janë mjete dhe punëtorë. Në aksin Ura e Peshkatarit – Berzhitë ka një çedim të trupit të rrugës me 10 ml, deri në gjysmën e korsisë.
Nga informacioni që është dërguar nga supervizori i kontratës nr.2, ne segmentin Qafë Priskë-Shëngjergj që i përket kësaj kontrate, në vendin Ura e lumit Derje, është dëmtuar mbrojtja prej betoni. Si rezultat është gërryer trupi i rrugës në një gjatësi prej 115 ml. Për këtë problem është ngritur një grup pune. o ashtu është çuar një ekskavator për të bërë devijimin e lumit, në mënyrë që të mos godasë trupin e rrugës, kjo si zgjidhje provizore. Gjithashtu inxhinieri topograf i firmës ka bërë rilevimin, për të marrë masat për një zgjidhje përfundimtare. Janë marrë masa me sinjalistikë.

Vlorë

Në akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos pikat ku ka rënie materialesh. Në Llogora janë në gadishmëri 1 borëpastruese, 1 fadromë dhe 5 punëtorë. Rekomandohet të bëhet kujdes ne kalimin e segmenteve ku ka rrezik për rënien e dherave dhe të respektohet sinjalistika e vendosur.

Gjirokastër

Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 6 punetorë, dhe Rapi i Kuqarit, ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Të bëhet kujdes në kalimin në segmentet rrugore ku ka rrezikshmëri për rënien e gurëve në rrugë.

Elbasan

Aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, paraqet vështirësi në pikat Murrash, km 73-77, Dragostunjë, km 81-84, Pishkash, km 101-103 dhe Qafë Thanë, km 110-113. Në Xibrakë, në km 63,2, tek shembja e murit, qarkullimi kryet me një kalim të rregullt dhe një kalim në korsi provizore. Në gadishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punetorë, për çdo rënie materialesh në rrugë. Situata për momentin është normale. Në aksin Librazhd – Steblevë situata për momentin është normale. Këtu janë në gadishmëri 1 traktor me zinxhirë, 1 fadromë dhe 11 punëtorë.
Aksi Elbasan-Peqin paraqet vështirësi në pikat Derven, km 60-63 dhe Babluc, km 66-67. Në këto momente qarkullimi është normal. Këtu janë në gadishmëri 1 kamionçinë, 1 fadromë dhe 4 punëtorë. Në Papër, km 57, situata është normale.
Aksi Elbasan – Gramsh paraqet vështirësi në segmentin Banjë – Drizë, km 77-89, K/Shirgjan – Drizë, km 72-80. Qarkullimi është normal deri në keto momente. Ka mjete e punëtorë në gadishmëri.
Aksi Gramsh – Kodovjat, Bersnik, Mashan, Km 104-109, qarkullimi kryhet normalisht. Në të gjitha këto pika të rrezikshme ka mjete dhe njerëz në gadishmëri. është kryer pastrimi i akseve nga gurët dhe materialet e tjera. Rekomandohet të bëhet kujdes në akset ku ka materiale në rrugë, si dhe të respektohen tabelat e sinjalistikës, sidomos tabelat e shpejtësisë.

Korçë

Gjendja e akseve rrugore të Qarkut Korcë paraqitet normale dhe është duke u punuar për kriposje pjesore. Në akset e këtij qarku janë në gadishmëri 13 borëpastruese, 3 grejdera, 8 fadroma, 14 kamionë dhe punëtore në segmentet me problematike. Rekomandohet të bëhet kujdes në akset ku ka materiale në rrugë, si dhe të respektohet sinjalistika në vendet ku ka prani të ngricave në rrugë.

Kukës

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku. Në aksin Tuneli Kalimash – Kukës – Morinë janë në gadishmëri 3 mjete, në aksin Kukës – Krumë janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Draj Reç janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Domaj – Bushtricë janë në gadishmëri 2 mjete, ne aksin Kukës – Qafë Shllak janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Ura e Zapodit janë në gadishmëri 2 mjete, në akset e Tropojës janë në gadishmëri 10 mjete. Në aksin Krumë- Qafe Prush, në një gjatësi prej 80ml, ka një çedim të trupit të rrugës. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe qarkullimi vazhdon normalisht. Në aksin B. Curri – Valbonë, në km 13 -17, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, ka rënie gurësh masive që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin. Në aksin Fierzë – Lekbibaj , në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh. Janë pastruar nga firma kontraktore. Në aksin Domaj – Bushtricë, ne km 27, 29 dhe 31 nga Kukësi, ka çedim të trupit të rrugës 20-70 cm dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Edhe në akse të tjera ka rënie gurësh në rrugë, të cilat janë pastruar nga kontraktorët. Në të gjitha akset e këtij qarku, qarkullimi kryhet normalisht. Rekomandohet të bëhet kujdes dhe të respektohet sinjalistika në vendet ku ka probleme në rrugë dhe rënie gurësh e materialesh të tjera. Gjithashtu rekomandohet të bëhet kujdes në ato segmente ku ka ngrica në rrugë.

Dibër

Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht. Në akset e këtij qarku janë në gadishmëri 14 mjete, në zonat ku ka rrezik për rënien e materialeve në rrugë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik të rënies së materialeve në rrugë, si dhe të lagështisës në rrugë. Gjatë gjithë aksit Skurraj – Burrel , ka herë pas here rënie gurësh në rrugë, që krijojnë probleme në qarkullim. Inspektorët dhe firmat ish kontraktore punojnë vazhdimisht për pastrimin e tyre. Në vendin e quajtur Baz, ka çedim të trupit të rrugës dhe shembje të murit pritës të rrugës. Në keto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës, Ne gadishmeri jane 2 mjete. Në aksin Burrel – Qafë Bualli, 1.5 km në dalje të qytetit të Burrelit, ka një çedim masiv të trupit të rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin. Në aksin rrugor Kuben – Vasie, në km 19.5 nga Peshkopia, në fshatin Vleshe, ka një çedim të trupit të rrugës. Në këtë aks ka rreshje bore dhe kalimi në këtë aks rekomandohet të bëhet me zinxhirë. Rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim në akset ku ka inerte në rrugë dhe të respektohet sinjalistika.

Shkodër

Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht. Në akset Dedaj – Razëm dhe Koplik – Bogë ka rënie gurësh si pasojë e rreshjeve të shumta. Në gadishmëri janë 2 mjete fadroma, që po bëjnë pastrimin e akseve.
Edhe në aksin Shkodër – Qafe Qele ka rrezik për rënie gurësh në rrugë. Edhe këtu është në gadishmëri 1 fadromë, në aksin Shpal – Ura e Repsit janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Rrëshen – Qafë Bene janë në gadishmëri 2 mjete. Në aksin Qafë Mali – Fierzë janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin K.Hadroj – Qafë Bene janë në gadishmëri 2 mjete. Në aksin Qafë Laç – Qafë Qele ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks. Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj. Situata e qarkullimit është normale. Ne gadishmeri është 1 mjet. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka probleme për qarkullimin. Në gadishmëri është 1 mjet. Në aksin Vau i Dejës – Koman ka segmente ku ka rrezikshmëri për rënie gurësh e materialesh në rrugë. Në këtë aks, disa prej urave janë të dëmtuara, prandaj rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim. Rekomandohet të bëhet kujdes në zonat ku ka ngrica në rrugë, për shkak të temperaturave të ulëta të natës. Gjithashtu të bëhet kujdes në zonat ku ka rënie gurësh e materialesh në rrugë.

Lezhë

Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht. Në aksin Milot – Skurraj – Rrëshen është në gadishmëri 1 mjet, në aksin Ura e Zogut – Rubik – Rrëshen është në gadishmëri 1 mjet, ne aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës janë në gadishmëri 3 mjete. Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, në zonat e quajtura Mashterkovë km 26, Fan km 28.5, Bicak km 34. Në km 34 të këtij aksi rrugor ka ndodhur një shembje e madhe dhe menjeherë në vend është vendosur sinjalistika e nevojshme . Megjithatë qarkullimi kryhet normalisht në këtë aks. Rekomandohet të bëhet kujdes dhe të respektohet sinjalistika rrugore./

Next Post

Nishani e pranon: Kadare e injoroi dekoratën time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

July 14, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In