• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Aksesi në Financë”, Denaj: Më shumë mundësi për kreditimin me skemat e garancive dhe granteve

by A R
02/11/2020 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka qenë dhe mbetet në mbështetje për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nëpërmjet politikave, fiskale dhe ekonomike.” u shpreh Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj gjatë Forumit të dytë të Dialogut : “Politikat e Aksesit në Financë – Mbështetje për Produktet Shqiptare”, i cili bëri bashkë në një tryezë të rrumbullakët përfaqësues nga spektri i  politikëbërjes, institucionet ndërkombëtare, sistemi bankar dhe sipërmarrja.

Në këtë forum, ishin të pranishëm edhe Drejtori i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Tiranë Matteo Colangeli, Drejtori i Agjencisë Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve Sokol Nano, si dhe Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural Frida Krifca.

Ministrja Denaj theksoi bashkëpunimin e frytshëm mes qeverisë, sektorit privat, si dhe atij bankar për të përballuar dhe minimizuar efektet që po jep në ekonomi pandemia Covid – 19, si dhe angazhimin për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të produkteve “Made in Albania” në tregun vendas dhe atë të huaj.

Gjithashtu Ministrja Denaj  tha se këto tryeza shërbejnë si një mundësi e mirë që të gjithë aktorët të diskutojnë për të nxitur më tej kreditimin përmes skemave të garancive dhe atyre të granteve, të gërshetuara për të dhënë më shumë efikasitet.

“Ky format dialogu është konstruktiv dhe duhet të jetë edhe në vazhdim të sjellë përpara mbështetje më të madhe, qoftë me skemat e garancisë,  apo edhe ato të donatorëve të ketë efektivitetin më të madh”, tha Ministrja Denaj.

Referuar situatës dhe efekteve te pandemisë, Denaj tha se, na ka vendosur përpara një sfide që projektet e mëparshme të nisura duhet t’i shikojmë në aspekt efektiviteti sa më shpejt në mënyrë që biznesi i vogël dhe i mesëm në këto ditë të vështira të ketë mundësi që jo vetëm në kontekst politik, por edhe në kontekst mbështetjeje të aksesit në financë, të jetë i mbështetur.

Në këtë kuadër Ministria e Financave dhe Ekonomisë, AIDA dhe BERZH-i janë duke punuar për të ngritur një platformë elektronike për sipërmarrësit shqiptarë në mënyrë që të informohen për çfarë ata kanë nevojë, si dhe të jetë i përditësuar rregullisht.

“Dua të sjellë në vëmendje ndihmën që partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë na kanë dhënë në vite me skemat të cilat mbështesin gradualisht ndërtimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në sektorë të ndryshëm.  Mund të përmend atë me GIZ që ka në fokus zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitjen e punësimit, arsimit profesional në Shqipëri. Kemi projektin “IDEA”, që fokusohet në zhvillimin e sektorit privat, duke ndikuar në formimin e aspirantëve sipërmarrës apo sipërmarrësve të rinj. Por edhe “EU for Innovation” që është një program i cili ka nisur vitin e kaluar për të synuar përmirësimin e ekosistemit të inovacionit dhe nxitjen e start-upeve në Shqipëri dhe ne javën e kaluar kemi vendosur edhe ligjin e ri të start-upeve për konsultim publik. Skemat e garancisë, ato të cilat janë prej vitit 2015-2016 të realizuara për biznesin e vogël dhe të mesëm nëpërmjet sistemit financiar bankar duke filluar nga KFW-ja me fondin rural të mbështetjes së garancisë dhe për të vijuar me fondin e BERZH-it, një fond i rëndësishëm në vlerë prej vitit 2016 i cili synon që së bashku me qeverinë shqiptare të mbështesë me formën e garancisë të drejtpërdrejtë bizneset, kolateralin”, tha Ministrja Denaj.

Ministrja informoi gjithashtu edhe mbi skemat e garancive sovrane që qeveria bashke me bankat ofroi për bizneset për të mbuluar nevojat për likuiditet, si dhe mbi skemat mbështetëse e këshilluese që jepen nëpërmjet AIDA-s.

Ajo vlerësoi edhe mbështetjen e dhënë si nga bankat e nivelit të dytë, për kreditimin e sektorit të ekonomisë, veçanërisht Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.

Ky është forumi  i dytë i dialogut  që Ministria e Financave dhe Ekonomisë zhvilloi me sipërmarrjet për mbështetjen e produkteve shqiptare.

/a.r

Next Post
Historia e trishtë e 43-vjeçarit, shkoi vetë në spital dhe u kthye me arkivol

Historia e trishtë e 43-vjeçarit, shkoi vetë në spital dhe u kthye me arkivol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë

Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë

November 16, 2026
“Je servil i padobishëm! Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

“Je servil i padobishëm! Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

November 16, 2026
“Projekti është gati për ndërtim”- Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Eolik të Spillesë, Karakaçi: Operimi nis më 2028!

Nga Tiranë–Durrësi te bypass-i i Elbasanit, Karakaçi zbulon projektet e mëdha rrugore: Ja akset që do të financohen

November 16, 2026
Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë në Lezhë! Uji përmbyt disa akse kryesore

Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë në Lezhë! Uji përmbyt disa akse kryesore

November 16, 2026
“Jo se është çelësi magjik, por…”, ish-ministrja e Arsimit tregon si u mor vendimi për mbylljen e TikTok

“Kemi reflektuar nga protesta”, Kushi: Për pensionistët kemi dashur, por s’kemi mundur të bëjmë më shumë

November 16, 2026
“Non grata” 2 gazetarët shqiptarë në Greqi/ Deputeti socialist Ardit Bido kërkon listën e personave të ndaluar në kufi

Spiropali u përjashtua edhe nga Grupi Parlamentar? Deputeti Bido: Ja kur vendoset…

November 16, 2026
Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se Epstein e mbytën dhe më pas e varën

Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se Epstein e mbytën dhe më pas e varën

November 16, 2026
Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

November 16, 2026
Zjarr masiv, forca të shumta zjarrfikëse nga katër bashki të Elbasanit në aksion për shuarjen e flakëve

Zjarr masiv, forca të shumta zjarrfikëse nga katër bashki të Elbasanit në aksion për shuarjen e flakëve

November 16, 2026
Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Spiropali është shkarkuar nga të gjitha forumet

Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Spiropali është shkarkuar nga të gjitha forumet

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In