Aleanca Kosova e Re ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në parti.Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit Drejtues, Kryesisë së Forumit Rinor dhe Kryesisë së Forumit të Gruas së AKR-së, zyrtarisht u shpallën zgjedhjet për strukturat e brendshme të partisë në të gjitha nivelet.
Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, presidenti i AKR-së, BehgjetPacolli, pas shpalljes së zgjedhjeve të brendshme, ka deklaruar se rikthimi i Aleancës Kosova e Re, do të ketë bazën në punën intensive dhe të sinqertë të këtij subjekti politik, duke shtuar se përveç anëtarësisë së AKR-së e cila është aktive, tashmë ekziston edhe një numër i madh i njerëzve të cilët kanë shprehur interesim që t’i bashkohen këtij subjekti politik, shprehet Express.
“