Bashkimi Evropian do t’i japë organizatave humanitare 115 milionë euro në kuadër të një ndihme të re për të përmirësuar kushtet e refugjatëve në Greqi me afrimin e dimrit, njoftoi komisioneri i BE-së për Ndihmat Humanitare, Christos Stylianides.
“Komisioni Evropian vazhdon të vërë solidaritetin në veprim për të menaxhuar më mirë krizën e refugjatëve”, deklaroi Christos Stylianides, gjatë një vizite në Greqi, vendi që ka mbajtur peshën e valës së rufugjatëve për në Evropë kohët e fundit.
Mijëra migrantë dhe azilkërkues kanë mbetur të bllokuar në Greqi pasi vendet në veri kanë mbyllur kufijtë e tyre./a.m.