• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Akoma s’më kanë dhënë përgjigje pse vdiq”/ I ati 23-vjeçares që humbi jetën në spital pas operacionit: Fëmijët që la pas kërkojnë të ëmën

by Java News
06/10/2021 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ardian Leka, babai i 23 vjeçares Brisilda Sadushi, nënë e dy fëmijëve të mitur që humbi jetën pas një ndërhyrje në spital, është ende i tronditur ndërsa mbetet ende në përgjigje te ekspertizës së shkakut të vdekjes. Leka tregon momentet e para kur mori vesh për lajmin e hidhur, teksa thekson se e bija nuk i ishte ankuar asnjëherë për probleme me shëndetin.

“Unë isha në Greqi, më lajmëroi vëllai. Nisa para dhe po prisja telefonatën nga vëllai. Ai më tha çupa mbaroi, nuk ja dola dot operacionit. Unë kam folur me vajzën përpara dhe nuk mu ankua që kishte ndonjë problem shëndetësor. Nuk më është ankuar kurrë nga shëndeti. Vajza jetonte me bashkëshortin, kam marrë vesh që ishte pak dhunues, por jo aq problematik. Nuk besoj që t’i ketë ndodhur gjë nga dhuna”, tha ai.

Ardian Leka thotë se ka kërkuar të takojë mjekun për të mësuar më shumë për shkaqet që çuan drejt vdekjes vajzën e tij, por shton se ende nuk ka marrë një përgjigje. Në pritje të ekspertizës, ai heziton të hedhë akuza në drejtim të mjekëve, por thekson se pasi të marrë përgjigje, çështjen do ta ndjekë deri në fund.

“Shkova të takoja mjekun, por asgjë. Ekspertiza nuk ka dalë akoma, pres përgjigje. Unë pres përgjigje, pastaj do flas, unë do ta dija nëse do kishte kryer abort. Do ta ndjek deri në fund këtë çështje”, thekson ai.

Brisilda Sadushi la pas dy fëmijë të vegjël, të cilët ende kërkojnë nën e tyre

“La dy fëmijë të vegjël, i mungon e ëma. I takova dje, ata presin mamanë”, tha gjyshi i tyre.

E reja u paraqit në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit mëngjesin e 22 shtatorit me infeksion të përgjithshëm në gjak dhe me tension shumë të ulët. Ajo iu nënshtrua menjëherë operacionit, por nuk mundi të mbijetonte. Ndërkohë ende nuk dihet se çfarë komplikacionesh mund të ketë pësuar e 23-vjeçarja, që mund ta kenë çuar deri në fatalitet.

g.kosovari

Next Post
“Rama ka ngritur grup pune”/ Ahmetaj për krizën energjitike: Do mbrojmë qytetarët dhe biznesin e vogël

"Rama ka ngritur grup pune"/ Ahmetaj për krizën energjitike: Do mbrojmë qytetarët dhe biznesin e vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In