• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AKEP flet për bllokimin e faqeve për të rritur: Vendimet janë të Drejtësisë, policisë dhe AMA-s

by A R
20/04/2020 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas spekulimeve ne mediat sociale dhe sulmeve politike nga opozita, per te ashtuquajturin censurim nga AKEP ndaj disa website-ve, ky institucion ka reaguar duke saktesuar te verteten. Me ane te nje reagimi zyrtar, ky institucion thekson se “Nuk është praktikë e AKEP të shqyrtojë apo të komentojë ndërveprimet e shoqërisë së informacionit dhe aq më pak udhëzimet që i përcillen nga institucionet ligjzbatuese dhe vendimmarrëse të kufizimeve në lidhje me përmbajtjet e paligjshme ose të dëmshme, sipas rregullimeve përkatëse ligjore në fuqi, siç janë Autoriteti i Mediave Audiovizuale (AMA), organet e gjyqësorit dhe të ndjekjes penale, Policia e Shtetit apo Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF).

Udhëzimet për bllokimin e aksesit në rrjete të domain apo faqeve të caktuara në internet, si dhe përcaktimi, apo listimi i tyre, nuk janë as nisëm dhe as veprimtari mbikqyrëse e AKEP, por vendime të organeve të sipërpërmendura. Në bazë të nenit 2 të Ligjit Nr. 9918/2008 për komunikimet elektronike, AKEP nuk ka tagër të shqyrtojë dhe të ndërhyjë në përmbajtje të këtyre faqeve, për pasojë as të gjykojë nëse u duhet bllokuar apo kufizuar aksesi dhe në ç’masë duhet të ndodhë kjo. Detyra e AKEP, në këtë rast, është vetëm t’i përcjellë sipërmarrësve të komunikimeve elektronike (Internet Service Providers), subjekte të ligjit për komunikimet elektronike dhe kuadrit rregullator të tij, udhëzimet përkatëse nga organet vendimmarrëse, pa rishikim, modifikim, apo ndërhyrje të njëanshme.”

DEKLARATA E PLOTE:

INFORMACION PER PUBLIKUN:
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) konstaton me shqetësim qarkullimin, veçanërisht në rrjete sociale, të informacioneve të shtrembëruara dhe të pabaza lidhur me kufizimin e aksesit në rrjet të disa domain dhe faqe interneti nga sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve elektronike.

Nuk është praktikë e AKEP të shqyrtojë apo të komentojë ndërveprimet e shoqërisë së informacionit dhe aq më pak udhëzimet që i përcillen nga institucionet ligjzbatuese dhe vendimmarrëse të kufizimeve në lidhje me përmbajtjet e paligjshme ose të dëmshme, sipas rregullimeve përkatëse ligjore në fuqi, siç janë Autoriteti i Mediave Audiovizuale (AMA), organet e gjyqësorit dhe të ndjekjes penale, Policia e Shtetit apo Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF).

Udhëzimet për bllokimin e aksesit në rrjete të domain apo faqeve të caktuara në internet, si dhe përcaktimi, apo listimi i tyre, nuk janë as nisëm dhe as veprimtari mbikqyrëse e AKEP, por vendime të organeve të sipërpërmendura. Në bazë të nenit 2 të Ligjit Nr. 9918/2008 për komunikimet elektronike, AKEP nuk ka tagër të shqyrtojë dhe të ndërhyjë në përmbajtje të këtyre faqeve, për pasojë as të gjykojë nëse u duhet bllokuar apo kufizuar aksesi dhe në ç’masë duhet të ndodhë kjo. Detyra e AKEP, në këtë rast, është vetëm t’i përcjellë sipërmarrësve të komunikimeve elektronike (Internet Service Providers), subjekte të ligjit për komunikimet elektronike dhe kuadrit rregullator të tij, udhëzimet përkatëse nga organet vendimmarrëse, pa rishikim, modifikim, apo ndërhyrje të njëanshme.

Ndërfaqen komunikative midis këtyre organeve dhe sipërmarrësve të rrjeteve dhe shërbimeve elektronike, AKEP e kryen prej hyrjes në fuqi të Rregullores Nr. 47, datë 26 tetor 2017, “Për zbatimin e autorizimit të përgjithshëm”, në përputhje me nenin 15 të ligjit për komunikimet elektronike:

“Për transmetimet e përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme mbi bazën e një vendimi të marrë nga organet kompetente të parashikuara në legjislacionin respektiv, zbatohen kufizime. Sipërmarrësi/subjekti që ofron rrjetin dhe ose shërbimin/et e komunikimeve elektronike, ka detyrimin ligjor që të marrë masat e duhura juridike dhe teknike për zbatimin e kufizimit të kërkuar. AKEP, me disponimin e kërkesës së organit kompetent të fushës për kufizimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, i drejtohet sipërmarrësit, subjektit që ofron rrjetin dhe/ose shërbimet e komunikimit elektronik publik, për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit të kësaj përmbajtje”.

AKEP, për sa parashikohet më sipër, vepron në mbështetje dhe për të lehtësuar komunikimin mes organeve vendimmarrëse të këtyre kufizimeve dhe sipërmarrësve subjekt të këtij ligji. Për këtë arsye, dhe në kuadër të transparencës institucionale, çdo shkrese përcjellëse të AKEP në adresë të sipërmarrësve të rrjeteve dhe shërbimeve elektronike, i bashkëlidhet vendimi i organit përkatës. Bëjnë përjashtim, rast pas rasti, udhëzimet e organeve gjyqësore apo të ndjekjes penale, për shkak të ruajtjes së diskrecionit hetimor.

Në kushtet kur prej vitesh një procedurë e tillë është në zbatim dhe nuk ka ngjallur shqetësime të qenësishme, pasi konform legjislacionit në fuqi – vetëm në 2019, AKEP i janë dërguar për zbatim kërkesa nga AMLF për kufizime në 8000 domain/faqe të lojrave të fatit dhe në rreth 86 domain/faqe me përmbajtje të cilësuara të jashtëligjshme nga AMA – AKEP do të vijojë me profesionalizëm dhe transparencë detyrat e tij ligjore, përfshirë këtu edhe përditësimin e dokumentave rregullatorë që koordinojnë marrëdhëniet e tij institucionale me autoritetet vendimmarrëse në fushën e shoqërisë së informacionit dhe më gjerë.

Next Post
“Tani është ora e tangërllëkut!”, Fuga: U desh të vinte virusi që të kuptohej se qytetari është i pari

"Tani është ora e tangërllëkut!", Fuga: U desh të vinte virusi që të kuptohej se qytetari është i pari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

10 mijë, rrëzojnë 1 milionë?

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi

October 25, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Dhuna në protesta, Koçiu: Është kthyer në rrezik serioz për jetën e qytetarëve

October 25, 2026
Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

October 25, 2026
Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

October 25, 2026

1win Casino Indonesia 2026 – Review, Daftar, Login, Bonus Terbaru

October 25, 2026
Gjakderdhja në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit, gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur

Gjakderdhja në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit, gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur

October 25, 2026
Hetimet për manipulim ndeshjesh, presidenti i Federatës Greke të Basketbollit jep dorëheqjen

Hetimet për manipulim ndeshjesh, presidenti i Federatës Greke të Basketbollit jep dorëheqjen

October 25, 2026
Kokainë dhe mijëra paund të fshehura në mobilien e televizorit, dënohen dy shqiptarët në Britani

Kokainë dhe mijëra paund të fshehura në mobilien e televizorit, dënohen dy shqiptarët në Britani

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In