• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akademiku serb: Ja na e kthyen Kosovën, po çfarë do bëjmë me të

by Java News
08/10/2017 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lubomir Simoviq, shkrimtar dhe akademik serb, në një bisedë për të përditshmen serbe “Blic”, ka thënë se edhe nëse Serbisë ia kthejnë Kosovën, çfarë do të bënte me të. “Nëse tani, SHBA apo Bashkimi Evropian, do t’ua kthente Kosovën, si do ta integronit atë në Serbi? A do të ishte i mundur ai integrim, pas gjithçkaje që ka ndodhur?”, pyet akademiku serb, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se kohë më parë, edhe akademiku tjetër serb, Dushan Teodoroviq, kishte dalë kundër idesë se ‘Kosova është zemra e Serbisë’. Ai ishte shumë i ashpër me kritikat e tij ndaj qeverisë në Serbi, por nuk e kursen as opozitën. Në një bisedë për “Al Jazeera” muajin e kaluar, ai foli për momentin aktual të Serbisë, për gjithëpranimin politik të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa theksoi se “Kosova më nuk është zemra e Serbisë, por ajo zemër është në Amerikë, Gjermani, Kanada e Suedi”.

“Njëherë pata thënë se zemra e Serbisë është në Amerikë, Gjermani, Suedi, Kanada, diasporë… Atje tani janë të rinjtë më të mirë e më të guximshëm të Serbisë, të cilët kanë pasur aftësinë që Serbinë ta çojnë në shoqërinë e vendeve kompetente evropiane”, kishte deklaruar Teodoroviq, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, për sa i përket figurës së presidentit Vuçiq, akademiku serb tha se ai udhëheq fushata jo-fer politike, manipulon zgjedhjet, keqpërdor mediat elektronike me frekuenca nacionale si dhe shkel çdo ditë Kushtetutën.

“Shumë shpesh, ai paraqitet në televizionet ‘Pink’ dhe ‘Happy’, të cilat janë nën kontrollin e tij, sigurojnë çdo njeri normal që Serbia u fundos plotësisht në sistemin autokrat të qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit. Veç këtyre, nuk duhet harruar asnjëherë se Vuçiq në vitet e ’90-ta ka qenë sekretar i përgjithshëm i Partisë Radikale Serbe, një prej kriminelëve kryesorë të luftërave në Ballkan dhe ministër i informimit, të cilat e kanë çuar Serbinë në terr informativ”, kishte deklaruar akademiku serb, Dushan Teodoroviq.

Kritiku Teodoroviq thoshte se Vuçiq, si gjithnjë, edhe kësaj radhe po tenton t’ia hedh çdo përgjegjësi dikujt tjetër, duke iu referuar thirrjes për dialog të brendshëm për Kosovën.

“Aleksandar Vuçiq, si gjithmonë, dëshiron ta hedh tërë përgjegjësinë për çdo veprim eventual në të ardhmen në të gjithë akterët e skenës politike dhe në të gjithë qytetarët e Serbisë. Ka ftuar qytetarët e Serbisë për ‘dialog të brendshëm’ për Kosovën. Nëse zotëri Vuçiqi ka menduar që partitë politike dhe qytetarët duhet të tregojnë se çfarë mendojnë për mënyrat e zgjidhjes së problemit të Kosovës, është detyrë qytetare dhe njëfarë rendi që ai, si president i Republikës së Serbisë, të paraqes qëndrimet e tij. Vuçiqi na ka ftuar dhe tani hesht i frikësuar, në mënyrë që të mos humb ndonjë pikë politik rastësish”, ishte shprehur akademiku serb.

Ai thoshte se vetëm njerëz të rinj, të panjollosur në vitet e ’90-ta, të cilët nuk janë të arsimuar në idetë nacionaliste, mund ta bëjnë një Ballkan Perëndimor më të mirë.

“Patjetër se pastaj do të kishte përzierje shumë të vogla në punët e fqinjëve. Disa ndoshta janë më shumë, e disa më pak të përzier, por në përgjithësi të gjithë janë të përzier [në punët e njëri tjetër në Ballkan]”, kishte shtuar ai, transmeton Koha.net.

Teodoroviq thoshte se dikur është menduar se edhe Sllobodan Millosheviqi është i pamposhtur, por “në fund fituam”, duke theksuar se opozita lufton çdo ditë kundër regjimit të Vuçiqit.

“Duhet të mësojmë nga gabimet që janë bërë pas rrëzimit të Millosheviqit nga pushteti”, theksonte akademiku i njohur serb. “Gjëja e parë drejt thyerjes së regjimit të Aleksandar Vuçiqit është lustrimi për të gjithë ata që me vite të tëra kanë vrarë të vërtetën për qytetarët e Serbisë dhe kanë penguar përfshirjen e Serbisë në shoqëri të shteteve të zhvilluara dhe moderne”. (b.an)

Next Post
“Për unitetin e Spanjës”, protestë masive në Barcelonë kundër pavarësisë së Katalonjës

“Për unitetin e Spanjës”, protestë masive në Barcelonë kundër pavarësisë së Katalonjës

Comments 1

  1. Lukserdo says:
    8 years ago

    Ej cfare te bejme per Kosoven

    Reply

Leave a Reply to Lukserdo Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In