Një ditë pasi presidenti Ilir Meta refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, vetë ASH ka reaguar me një deklaratë zyrtare ku thotë se do të mbledhë asamblenë e saj për t’i kërkuar kreut të shtetit të shqyrtojë edhe njëherë këtë vendim.
Akademia e Shkencave e quan të pavlefshëm aktin e presidentit, të konsideruar në kundërshtim me ligjin.
Ajo hedh poshtë pretendimet e ngritura nga presidenti se Gjinushi nuk ka bërë publike tërheqjen nga drejtimi i Partisë Social Demokrate gjatë kohës që kandidonte për postin e kreut të Akademisë së Shkencave./l.m