• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ajo qante e bërtiste, ai donte të…”, nga vrasja e dy turistëve te ajo e 13-vjeçarit: Kush është Sokol Mjacaj

by A R
15/12/2023 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mikael Svatos 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36-vjeçe kishin ardhur për turizëm në Shqipëri, pa e ditur që ky do të ishte udhëtimi i tyre i fundit. Ishte data 3 Korrik e vitit 2015-të. Dy të rinjtë nga Çekia po ktheheshin nga Dukagjini për në Shkodër me makinë, kur para u doli Sokol Mjacaj, në atë kohë 20 vjeç. Ai kishte me vete kallashnikov e nën kërcënimin e armës iu fut në makinë për t’i grabitur.

U kërkoi që t’i jepnin paratë, por dy të huajt nuk e kuptuan. Të tmerruar nga grabitësi i armatosur, ata tentuan në çdo mënyrë të shpëtonin. Siç do të rrëfente vetë vrasësi Mjacaj, Mikaeli frentonte fort makinën në mënyrë që ta përplaste dhe kur Mjacaj u kërkoi që të ndalonin në një zonë me pyll, 27-vjeçari tentoi t’i merrte armën. Vajza qante dhe bërtiste gjatë gjithë rrugës. Fatkeqësisht, njësoj si në një film horror, asnjë prej tentativave të dy turistëve nuk patën sukses.

Sokol Mjacaj, Korrik 2015 (Momenti i arrestimit pas vrasjes së turistëve)

“Po, unë i vrava. Doja t’i grabisja, por më kundërshtuan. Hipa në Lotaj. Kur pashë që po bëheshin gati për të lëvizur makinën, i ndoqa dhe u drejtova armën. Hapa derën e pasme dhe u thashë të ecnin… Më acaroi se u kthye disa herë të merrte armën. Në fillim nuk doja t’i vrisja, doja vetëm t’i grabisja, të merrja dhe makinën dhe të ikja. Por djali frenonte fort, donte të më përplaste. Pastaj deshi të më merrte armën”, rrëfeu ai në atë kohë.

I acaruar nga rezistenca e tyre, Mjacaj i ekzekutoi të dy me armë zjarri. Ende i bindur në qëllimin e tij për t’i grabitur, pasi i vrau donte t’i merrte makinën. Por edhe ky plan i dështoi pasi fuoristrada u rrëzua. Mjacaj u largua nga skena e krimit vetëm me një prej telefonave të viktimave, atë që i kishte pëlqyer.

Turistja çeke Ana Kosinova, 36-vjeçe

Ky telefon, të cilin ai e shiti tek një bashkëfshatar, bëri që policia të binte në gjurmët e Mjacajt. 48 orë me vonë u arrestua në një shtëpi në fshatin Grudë e Re.

Në momentin e arrestimit, nuk tregoi asnjë shenjë pendese. E vetmja keqardhje që pati ishte që nuk arriti të realizonte planin për të marrë makinën.

Me gjasë në tentativë për t’i shpëtuar burgimit të përjetshëm, pendesë për ngjarjen do të shfaqte disa muaj më pas.

 

Në Nëntor të 2015-s, në sallë të gjyqit ai u shfaq i përlotur. U kërkoi falje familjeve të viktimave dhe kërkoi mëshirë nga trupa gjykuese. Tha se nuk kishte dashur t’i vriste, por vetëm t’i grabiste.

Lotët e tij nuk e bindën trupën gjykuese. Disa ditë më vonë, më 16 Nëntor të vitit 2015 ai u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata e Shkodrës rrëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, ashtu sikurse edhe kërkesën për ekzaminim psikologjik.

Tentativat për t’i shpëtuar burgimit të përjetshëm nuk mbetën vetëm tek ajo sallë gjyqi. Sokol Mjacaj iu drejtua të gjitha shkallëve të gjyqësorit. Të gjitha e rrëzuan. Në 2022-n ai u rrëzua nga Gjykata e Lartë ashtu sikurse edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Sokol Mjacaj, Nëntor 2015

Vrasja e Mikaelit dhe Anës nuk ishte e para.

“Karriera” e tij si grabitës e vrasës kishte nisur që në moshë fare të re.  Ishte vetëm 15-vjeç kur bashkë me dy persona të tjerë tentuan t’i merrnin varësen një djali 13-vjeçar. Kur ky i fundit rezistoi, ata e vranë dhe trupin ia hodhën në lumë.

Fillimisht u dënua me 10 vjet burg, por Apeli vendosi që këtë dënim t’ia ulte në 5 vjet, pasi Mjacaj bashkëpunoi me drejtësinë duke rrëfyer të gjithë ngjarjen.

Mikael Svatos dhe Ana Kosinova

Dy turistët çekë i vrau kur sapo kishte dalë nga burgu.

Sot, Sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin. Këtë herë vrasjen e kreu brenda burgut të Peqinit, ku bashkë me viktimën vuanin dënimin. Vetëm 1 orë përpara se të ndodhte ngjarja, Ministri i Drejtësisë njoftoi se Mjacaj do të izolohej në regjimin 41 bis.

“Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cenojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar”, thuhej në reagimin e Ministrit Manja.

Siç shpjegoi edhe vetë ky i fundit, pas ngjarjes së ditës së sotme, Mjacaj nuk ishte vendosur ende në këtë regjim për shkak të procedurave përkatëse.

Për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme kanë nisur hetimet. Të paktën nga sa raportohet deri më tani, vrasjen e Lleshit, Mjacaj dyshohet ta ketë kryer me pagesë, me një armë të cilën e siguroi me dron.

/a.r

Next Post
Lëvizje në polici, emërohet shefi i ri i Komisariatit nr. 3. Ndryshime edhe në Librazhd e policinë kufitare

Lëvizje në polici, emërohet shefi i ri i Komisariatit nr. 3. Ndryshime edhe në Librazhd e policinë kufitare

Comments 1

  1. Bisha says:
    2 years ago

    Vrases serial plera . Duhet te vendoset denim me vdekje per kta tipa . Se deri sa te vdiska ky paska per te bo list te gjate vrasjesh .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Vetëm unë dhe pak persona e dinë se ç’po ndodh në bisedimet me Iranin

Trump publikon mesazhe kërcënuese ndaj Iranit, ja çfarë ju pret nëse nuk pranoni marrëveshjen

May 10, 2026
Berisha: Kongresi Botëror i Ligjit nuk mbulon korrupsionin në Shqipëri

Berisha: Kongresi Botëror i Ligjit nuk mbulon korrupsionin në Shqipëri

May 10, 2026
Mbi 300 hektarë ende nën ujë në Maliq, fermerët: Kemi humbur gjithçka

Mbi 300 hektarë ende nën ujë në Maliq, fermerët: Kemi humbur gjithçka

May 10, 2026
Irani vendos kushte për Kupën e Botës, FIFA të garantojë vizat për ekipin

Irani vendos kushte për Kupën e Botës, FIFA të garantojë vizat për ekipin

May 10, 2026
Rama sulmon opozitën nga Elbasani: Një katastrofë ambulante që krijon negativitet

Rama sulmon opozitën nga Elbasani: Një katastrofë ambulante që krijon negativitet

May 10, 2026
“Me dhunë nuk ndalohet duhani”, ekspertët kërkojnë ndërgjegjësim dhe edukim

“Me dhunë nuk ndalohet duhani”, ekspertët kërkojnë ndërgjegjësim dhe edukim

May 10, 2026
Rama: Shqipëria më afër se kurrë BE-së, por 3-4 vitet e fundit më të vështirat

Rama: Shqipëria më afër se kurrë BE-së, por 3-4 vitet e fundit më të vështirat

May 10, 2026
Rama në asamblenë e PS në Elbasan: Duhet të ruajmë motivimin për integrimin në BE

Rama në asamblenë e PS në Elbasan: Duhet të ruajmë motivimin për integrimin në BE

May 10, 2026
Tabaku: Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, qytetarët po rëndohen nga çmimet

Tabaku: Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, qytetarët po rëndohen nga çmimet

May 10, 2026
Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

Arrestohen dy shoferët pas aksidentit me 1 viktimë në Gjirin e Lalëzit

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In