Deputeti Taulant Balla pas përfundimit të procesit të numërimit ka ironizuar Lëvizjen Socialiste për Integrim e cila deklaroi për disa kohë se do të ishte forcë e parë.
Balla vlerësoi procesin dhe falenderoi qytetarët e Elbasanit për besimin, duke thënë se tani ka përgjegjësinë për punë dhe mirëqenie.
“E rëndësishme është që ne do ta lexojmë mirë këtë besim që na dha Elbasnai.
Jam i sigurt se gjithcka që kemi nisur do ta bëjmë me përgjëegjësi të lartë.
Nuk e shohim si një fitore elektorale por si marrje e përgjegjësisë. Siç ju kemi thënë ne nuk heqim dorë për punë, mirëqenie dhe për një shtet që ti shërbejë të gjithëve.
Procesi i votimi ishte i vështirë këtu në Elbasan, por dua ta them që gjithçka shkoi brenda standardeve dhe çdo parti politike duhet të pranojë rezultatin. Ajo forcë e parë nga shkoi?” tha Balla.
a.ç