• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ajo ditë e demokracisë kur LSI doli kundër LSI-së

by
24/01/2016 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Lela/

Ka kaluar pa shumë zhurmë, hiq këtu matjet me anë të parametrave të ‘presionit’ të Metës ndaj Ramës, që zbatuan sajtet online, tashmë më të shumta edhe se opinionet edhe se vrimat, një deklaratë e dyfishtë kumtuar nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim në mesjavë.

Dy hierarkë të LSI, Luan Rama dhe Petrit Vasili, dolën njëri pas tjetrit për të përgënjeshtruar njëri-tjetrin, apo për të interpretuar një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Me pak fjalë, dalja ishte ilustrim tipik i sjelljes ‘polici i mirë/polici i keq’. Të dhunshmin në këtë rast e luante Luan Rama, rol që i shkonte po aq sa Justin Timberlake-ut roli i Sonny-t te Kumbari. Policin konsensual dhe pajtimtar e luante Petrit Vasili, të cilit edhe i shkon disi më shumë pas përvujtnisë së krishterë që i ka hedhur në siluetë kura e dobësimit.

Rama na tha se qeveria, vini re, pjesë e saj është edhe LSI, parti në të cilën është eksponent Luani, duhet t’i varë vath në vesh vërejtjet e FMN. Me një ton kritik kujtoi krizën dhe solli në mendje spikamën e përgjakur të ’97-ës. Skena ngjante sureale për mjedisin politik shqiptar. Ishte më shumë një episod që i shkonte koalicioneve britanike apo gjermane, ku partitë e vogla të aleancave qeverisëse nuk e humbin karakterin dhe as ideologjinë për shkak të pushtetit.

Paragjykimi u përmbush pak më vonë, kur kreu i grupit parlamentar të partisë Vasili, doli me një deklaratë ndjekëse për të thënë se Rama nuk fliste në emër të LSI. Vini re, Sekretari i Përgjithshëm  i partisë, nga selia e partisë, nuk flitkërka në emër të partisë. Me siguri, personazhet e kësaj historie bashkë me shefin e tyre kanë qeshur e nënqeshur me skenarin dhe regjinë e dy deklaratave kundërshtuese. Edhe janë vetëpërkëdhelur ndoca, duke u ndjerë komandantë në një skenë ku ata shkruajnë fjalët dhe dalin të lexojnë, ndërkohë që në mendje kanë reagimet, përshpërimat dhe pasthirrmat miratuese ‘ah, më u lumtë!’.

Për një gjë të jemi të sigurt: ç’ka ndodhur, nuk është një episod i kapaciteteve politike dhe as i ndërlikimeve shtetërore. Është një cic mic në prapadhomat e pushtetit; një hapa-dollapa në oborret e ngushta të fëmijërisë politike të këtij vendit të shkretë; një qesëndi e capak burrave të kapur në rrjetën e naivitetit shvejkjan ‘pse unë kam faj për atë që them unë?’.

Por është, megjithatë, një problem etik. ETIKA. Kur ta lexojnë këtë, shumë mund të qeshin. Pse ky është problemi i Shqipërisë? do thonë. Në fakt po. Sepse të shkelësh etikën ke shkelur kontratën. Të shkelësh etikën ke shkelur fjalën. Të shkelësh etikën ke shkelur logjikën. Të shkelësh etikën, ke shkelur kodet dhe zakonet.

Ai që shkel etikën publike, publikisht dhe demonstrativisht, nuk i ka hiç në gajle shkeljet e tjera të prapaskenës. Kur e bën këtë me vetëdije dhe madje me diabolizëm, po aq të fortë dhe të papërgjegjshme ka dhe grykësinë. Kur e konsideron një detyrë apo post politik publik si lojë dhe jo si përgjegjshmëri në raport me publikun, ai është duke fyer veten në fillim dhe të gjithë të tjerët më pas.

Përtej lojës së dy eksponentëve të LSI, dalja e dyfishtë për mediat ka një lexim të lehtë politik. Nuk është se deklarata e Ramës ishte individuale, siç tha Vasili, i cili gjithashtu po mbante një qëndrim individual. Pra, të dy qëndrimet ishin individuale, por jo të individëve Rama e Vasili, por të vartësve Rama e Vasili. Të cilët, mos u bëzani se përshesh po hanë, nuk po bënin gjë, sa po lexonin dy qëndrime individuale të Ilir Metës.

I cili ka një parti individuale që quhet LSI (por nuk është akronim për ‘Lëvizja Socialiste e Ilirit’).

/MAPO/

Next Post

Standarde dyfish nga Sali Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com