• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ai të pinte raki, unë të punoja në rrugë”, Jeta tregon si u nis për në Itali në bagazhin e makinës

by A R
23/10/2022 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë. E keqtrajtuar nga ata që duhet ta mbronin, familja e saj, Jeta sot 48-vjeçare ka treguar për “Kam një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, kalvarin e gjatë të vuajtjeve të saj.

Ajo ka treguar se fëmijëria e saj nuk ka qenë e lehtë, por vështirësitë u bënë më të mëdha pas martesës. Jeta u martua dy herë nga prindërit e saj pa dëshirë. Herën e parë ishte vetëm 19 vjeçe, me një burrë i cili e keqtrajtonte, madje keqtrajtimi nuk vinte vetëm nga ai, por edhe nga vjehrra dhe vjehrri i saj, për këtë arsye kur ngeli shtatzënë vendosi të kthehej në shtëpinë e prindërve. Pas shumë konflikteve me nënën e saj, atë e martuan për herë të dytë. Këtë herë ajo u bë me dy vajza të tjera.

Ajo ka treguar se burri i saj i dytë me të cilin kishte 20 vite diferencë, së bashku me burrin e motrës së saj kishin bërë plane që ta dërgonin në Itali me qëllim që kjo të punonte në rrugë. Jeta ka treguar se ajo ia doli të shpëtonte nga kjo situatë, por gjithsesi u largua për në Itali në mënyrë që të mund të mbante veten dhe vajzat e saj.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi me jetën tënde, u martove, linde edhe dy vajza të tjera. Ndërkohë Luljetën e more me vete?

Jeta: Jo nuk e mora se nuk ma la babi. Më tha këtë vajzë do e rris vetë. Unë gjeta dhe dy atje dhe i kam rritur unë.

Ardit Gjebrea: E kuptova, domethënë ti rrite dy vajzat e tua dhe dy vajzat e bashkëshortit tjetër.

Jeta:  Po, por ky i dyti më trajtonte keq. Kishte edhe dorë.

Ardit Gjebrea: I dyti?

Jeta: Po

Ardit Gjebrea: Të godiste?

Jeta: Po, pinte shumë dhe më godiste. Njëherë rrahu babin, sa ka ardhur policia në Patos. Se ai ikte në plazh e më linte fëmijët pa ngrënë.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë ti më pas shkove në Itali?

Jeta: Po shkova në Itali, por nuk e dija ku do përfundoja.

Ardit Gjebrea: Ti shkove me gjithë bashkëshortin?

Jeta: Jo, në fillim kam ikur vetëm. Ne e bëmë muahabet që do shkoja me vajzën time të madhe, me  Luljetën. Kur  vjen ky që kishin bërë muhabet, një mik i familjes, ata kishin menduar që unë të përfundoja në rrugë. Ai të pinte raki këtej dhe unë të laja borxhet e tij.

Ardit Gjebrea: Si të përfundoje në rrugë?

Jeta: Të punoja në rrugë.

Ardit Gjebrea: A, të punoje në rrugë në Itali?

Jeta: Më ka ndihmuar një nuse nga Lushnja që se harroj sa të jem gjallë, e kam bërë motër dhe nuk jam kthyer më. I thashë dua të kthehem në Shqipëri. Më tha ti e prishe familjen nuk ke pse kthehesh.

Ardit Gjebrea: Si shkove në itali?

Jeta: Kam kaluar me makinë, por kam kaluar në bagazh.

/A.R

Next Post
Vdekja e Lear Kurtit / Një ‘grusht’ qytetarësh i përgjigjen thirrjes së Berishës, sulmohet me domate e miell policia

Vdekja e Lear Kurtit / Një 'grusht' qytetarësh i përgjigjen thirrjes së Berishës, sulmohet me domate e miell policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
Pse kërkohen pikërisht tani më shumë rezultate nga SPAK?

Ndikimi në ekonomi i luftës në Iran, Denaj: Qeveria i ka gati masat për stabilitetin e vendit

April 7, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: Bordi i Transparencës është kot, nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asgjë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In