• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

AI: Ende nuk ka drejtësi për viktimat e përdhunimeve në Kosovë

by Java News
13/12/2017 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, thotë se afro dy dekada pasi mijëra gra dhe vajza në Kosovë u përdhunuan në mënyrë sistematike gjatë konfliktit të armatosur 1998-99, të mbijetuarat janë gati të marrin njohjen dhe kompensimin e shumëpritur për përdhunimin dhe torturën që kanë përjetuar. Megjithatë, vetëm një grusht autorësh janë dënuar për këto krime, dhe të mbijetuarat ende po luftojnë për drejtësi.

Në një raport të kësaj organizate që publikohet të mërkurën me titullin “Plagët që djegin shpirtrat tanë: Kompensimi për të mbijetuarit e përdhunimeve të kohës së luftës, por ende pa drejtësi”, shpalosen pasojat shkatërruese fizike dhe psikologjike të dhunës seksuale të pësuar nga të mbijetuarat, të cilat deri më tani janë margjinalizuar nga shoqëria dhe nuk kanë marrë mbështetje nga qeveria.

“Të mbijetuarat e dhunës së tmerrshme seksuale janë zhgënjyer prej vitesh nga bashkësia ndërkombëtare dhe qeveritë e njëpasnjëshme. Autorët kanë ikur nga ndjekja penale ndërsa të mbijetuarat janë margjinalizuar, harruar dhe u është mohuar qasja në drejtësi. Kjo po fillon të ndryshojë, por ka ende një rrugë të gjatë përpara”, citohet të ketë thënë zëvendës drejtoresha e Amnesty International për Evropën, Gauri van Gulik.

Përdhunimi dhe format e tjera të dhunës seksuale ishin të përhapura gjatë luftës në Kosovë, pasi policia serbe, paraushtarakët dhe ushtria jugosllave zhvilluan një fushatë përndjekjeje dhe dhune kundër shqiptarëve të Kosovës. Gratë dhe vajzat shqiptare iu nënshtruan përdhunimit dhe formave të tjera të dhunës seksuale që përbëjnë torturë. Pas armëpushimit, thekson Amnesty Inernational, gra dhe vajza nga komunitetet serbe dhe rome u përdhunuan, në sulme hakmarrëse nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Katër nga udhëheqësit ushtarakë dhe politikë serbë të ish-Jugosllavisë u dënuan për dhunë seksuale si një krim kundër njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare për krime Lufte në ish Jugosllavi. Vetëm një autor nga Kosova, është dënuar në një gjykatë serbe dhe asnjë në Kosovë, ku pas luftës Kombet e Bashkuara dhe nga dhjetori 2008 edhe policia dhe prokurorët e Bashkimit Evropian, ishin përgjegjës për hetimin e këtyre krimeve. Sidoqoftë, hetuesit ndërkombëtarë shpesh kanë dështuar të ndjekin të dyshuarit ose të mbledhin dëshmi me zell.

Amnesty Internatioanl thotë se kjo lë një sfidë masive për prokurorët e krimeve të luftës në Kosovë, që tani po marrin përsipër përgjegjësitë nga organet ndërkombëtare. Në mungesë të fondeve, burimeve dhe mbështetjes politike, ata do të luftojnë me një ngarkesë të rasteve prej rreth 1 mijë krimeve të pazgjidhura të luftës, duke përfshirë edhe rastet e dhunës seksuale.

Organizata thekson se shumë të mbijetuara i njihnin ata që kryen krimet me emër. Një e mbijetuar u ka ofruar hetuesve të Kombeve të Bashkuara edhe një letërnjoftim i cili i kishte rënë nga xhepi i një ushtari, ndërkohë që po e përdhunonte, por ky rast kurrë nuk ka arritur në gjykata.

“Nuk kemi shpresë në drejtësi”, tha një grua për Amnesty International. “Unë isha 30 vjeç kur ndodhi, dhe tani jam gati 50 vjeç. Ndoshta do të jem e vdekur në kohën kur ta zgjidhin rastin”.

Pa asnjë mundësi reale për drejtësi për shumicën, dëmshpërblimet janë gjithnjë e më të rëndësishme. Siç i tha një grua Amnesty International: “përdhunimi është një plagë që do të djegë shpirtin tuaj ditë pas dite. Do t’ju bëjë të turpëroheni para familjes suaj, në komunitetin tuaj. Ju do ta mbani atë me vete gjithë jetën”.

Një tjetër e mbijetuar i tha Amnesty International se “për 18 vjet ne kemi jetuar me plagë të fshehura që nuk mund të shërohen, por një pension do të na ndihmojë të mbijetojmë. Do të na ndihmojë me mjekimin dhe rritjen e fëmijëve dhe së paku do të na ndihmojë të kalojmë jetën me pak respekt “.

Pas ndryshimeve ligjore në vitin 2014, një proces tashmë është vënë në funksion për të mbijetuarat që të aplikojnë për mbështetje. Prej janarit 2018 ato do të kenë të drejtën të marrin një pagë mujore prej 230 eurosh si kompensim për pasojat fizike, psikologjike, ekonomike dhe shoqërore të dhunës seksuale gjatë konfliktit në jetën e tyre.

“Kompensimi që do t’u ofrohet së shpejti të mbijetuarave të dhunës seksuale është financiarisht dhe simbolikisht i rëndësishëm, por për shumë, do të jetë shumë pak dhe tepër vonë”, tha Gauri van Gulik.

“Ata që janë përgjegjës për krimet kundër tyre duhet të sillen para drejtësisë dhe autoritetet duhet të ofrojnë kujdes adekuat shëndetësor dhe psiko-social që të mbijetuarave u duhet aq shumë për të kapërcyer traumën dhe për të rindërtuar jetën e tyre”, tha ajo.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, raportuesja e Amnesty International, Sian Jones, tërhoqi vëmendjen tek “çlirimi i viktimave nga stigma nën të cilën jetojnë ato”, duke u bërë thirrje autoriteteve që të punojnë për të siguruar një mjedis ku viktimat nuk do të druhen të kërkojnë të drejtat e tyre. /VOA

a.ç

Next Post
Disfata e madhe e Trump, njeriu i tij humbet bastionin në Alabama, tkurret shumica

Disfata e madhe e Trump, njeriu i tij humbet bastionin në Alabama, tkurret shumica

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvarritja pa fund e “Gërdecit” dhe “Partizanit”: pse publiku s’po merr vesh çfarë po ndodh!

Zvarritja pa fund e “Gërdecit” dhe “Partizanit”: pse publiku s’po merr vesh çfarë po ndodh!

December 10, 2025
Ish-presidenti Alfred Moisiu dekorohet nga Begaj me urdhrin ‘Ylli i Madh’

Ish-presidenti Alfred Moisiu dekorohet nga Begaj me urdhrin ‘Ylli i Madh’

December 10, 2025
LIVE-100 vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”/ Rama ndan 2 medaljonet e para për Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun!

LIVE-100 vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”/ Rama ndan 2 medaljonet e para për Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun!

December 10, 2025
“Hemodializa është kthyer në monopol/ Deputetët akuza për abuzime në koncesionin e fituar nga kompanitë e Klodian Allajbeut

“Hemodializa është kthyer në monopol/ Deputetët akuza për abuzime në koncesionin e fituar nga kompanitë e Klodian Allajbeut

December 10, 2025
Zyrtari amerikan vizitë në SPAK: Përpjekjet e Dumanit vendosën standard për bashkëpunim kundër organizatave kriminale!

Zyrtari amerikan vizitë në SPAK: Përpjekjet e Dumanit vendosën standard për bashkëpunim kundër organizatave kriminale!

December 10, 2025
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

December 10, 2025
U shpërdoruan me IPARD 2, BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro

U shpërdoruan me IPARD 2, BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro

December 10, 2025
Kryepiskopi Joan në Samitin e Aqabës, viziton vendet e shenjta në Jordani

Kryepiskopi Joan në Samitin e Aqabës, viziton vendet e shenjta në Jordani

December 10, 2025
“Do tregojnë historikun e 5 viteve të fundit të rrjeteve sociale”/ Zyrtarët amerikanë: Kërkesat për turistët që hyjnë në SHBA

“Do tregojnë historikun e 5 viteve të fundit të rrjeteve sociale”/ Zyrtarët amerikanë: Kërkesat për turistët që hyjnë në SHBA

December 10, 2025
Takimi Trump-Netanyahu në Miami më 29 dhjetor, faza II e planit për Gazën në tryezë

Takimi Trump-Netanyahu në Miami më 29 dhjetor, faza II e planit për Gazën në tryezë

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In