• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AI dhe rrjetet sociale, “armët” e Kinës. Microsoft: Si do të tentojë Pekini të prishë zgjedhjet gjatë 2024-ës

by A R
05/04/2024 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Microsoft-i ka paralajmëruar se Kina do të tentojë të prishë zgjedhjet në SHBA, Korenë e Jugut dhe Indi këtë vit me përmbajtje të gjeneruara nga inteligjenca artificiale (AI). Gjigandi teknologjik thotë se grupet kibernetike të mbështetura nga shteti kinez priten të shenjëstrojnë zgjedhjet e profilit të lartë në vitin 2024. Sipas raportit të publikuar të premten thuhet se është e përfshirë edhe Koreja e Veriut.

“Teksa popullatat në Indi, Kore të Jugut dhe Shtetet e Bashkuara do t’i drejtohen votimeve, me shumë mundësi do të shohim aktorët kibernetikë dhe influencues kinezë si dhe disa aktorë të jashtëm kibernetik të Koresë së Veriut që të punojnë drejt targetimit të këtyre zgjedhjeve”, thuhet në raport.

Sipas Microsoft, Kina do të krijojë dhe shpërndajë nëpërmjet rrjeteve sociale përmbajtje që i interesojnë pozitave të saj në këto zgjedhje që konsiderohen të profilit të lartë. Kompania tha se impakti që kanë përmbajtjet e krijuara me AI janë të vogla, por paralajmëroi se mund të ndikojnë.

“Teksa impakti i përmbajtjeve të tilla në audiencat e lëkundura mbetet i vogël, eksperimentimi në rritje i Kinës në video, meme dhe audio do të vazhdojë dhe mund të rezultojë efektiv”, tha Microsoft.

Sipas gjigandit teknologjik, Kina ka provuar ndërkohë të dezinformojë fushatën presidencale në Tajvan në Janar me përmbajtje të krijuara nga inteligjenca artificiale. Kompania amerikane tha se kjo ishte hera e parë që shikonte një entitet të mbështetur nga një shtet që përdorte përmbajtje të AI për të influencuar zgjedhjet e një shteti të huaj.

Grupi Storm 1376 që mbështetet nga Pekini njihet edhe si Spamouglage ose Dragonbrige, ishte shumë aktiv gjatë zgjedhjeve në Tajvan. Ata postuan audio të rreme në YouTube të kandidatit Terry Gou i cili gjoja mbështeste një kandidat tjetër në zgjedhje. Microsfot tha se klipi është krijuar me shumë mundësi nga inteligjenca artificiale. YouTube reagoi dhe e hoqi videon para se të merrte shikueshmëri shumë të madhe.

Sa i përket SHBA-së, Microsoft thotë se grupet kineze vazhdojnë të rrisin influencën në fushatën në SHBA. Thuhet se aktorët e mbështetur nga Kina përdorin rrjetet sociale për të nxitur “pyetje përçarëse” dhe të tentojnë të kuptojnë çështjet që ndajnë votuesit amerikanë.

“Kjo mund të bëhet për të mbledhur informacione dhe saktësi mbi demografinë kryesore të votuesve para zgjedhjeve presidenciale në SHBA”, tha Microsoft. Ky raport u publikua në të njëjtën javë kur një bord i emëruar nga Shtëpia e Bardhë tha se një numër gabimesh nga Microsfot lejoi operatorët kinezë të mbështetur nga shteti që të hynin në llogaritë e postave elektronike të zyrtarëve të lartë amerikanë. Ndërsa muajin e kaluar, qeveritë e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar akuzuan hakerat e mbështetur nga Kina për një fushatë kibernetike që synonte politikanët, gazetarët dhe bizneset në Mbretërinë e Bashkuar.

/a.r

Next Post
Shkodër/ Kamioni përplaset me makinën në Shkodër: Plagoset 36-vjeçari dhe nëna e tij

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Vorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

November 4, 2026
Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

November 4, 2026
Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

November 4, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Gënjeshtrat e opozitës që ia lehtësojnë punën Edi Ramës me Raportin e BE-së

November 4, 2026
Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

November 4, 2026
Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

November 4, 2026
Përplasje te Kryeministria, protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Përplasje te Kryeministria, protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
Premier League/ Manchester City nën akuzë, kryeministri britanik reagon: Mos nxirrni konkluzione të përshpejtuara!

“Tani kemi një mundësi”- Kryeministri britanik Burnham reagon për zgjedhjet në SHBA: Çmimet e larta të jetesës ndikuan në rezultat!

November 4, 2026
Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In