• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ai copë m*** po mbledh firmat e ministrave në Shqipëri”/ Përgjimet zbulojnë rolin e kunatit të Taçit në pastrimin e parave

by Java News
12/11/2021 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dosjen e prokurorisë italiane të siguruar nga gazetari Thimi Samarxhiu e të publikuara në emisionin e tij “Zona Zero” në Top News si dhe nga Gazeta Shqip, dalin edhe përgjime telefonike mes të përfshirëve në hetime.

Mbrëmjen e 21 shtatorit, gjithmonë falë përgjimeve ambientale të vendosura në apartamentin në Milano të Petruzzella-s, mësohet se ky i fundit, donte të përshpejtonte gjërat, por personi me emrin Artur Balla, kunati i Rezart Taçit, e kishte bllokuar.

“I tha absolutisht që  jo, ti duhet të lëvizësh vetëm kur të të them unë”. Dhe këtë e kishte konfirmuar dhe Cestagalli, i cili kishte thënë: “pothuajse është e bërë, varet vetëm nga ky copë m*** që po mbledh firmat e të gjitha ministrave të qeverisë shqiptare, se nuk do që t’i çajnë b**** nga askush”.

Më 23 shtator 2021, duke folur akoma për të lartpërmendurin Artur Balla, Petruzzella tha se po ndihej në vështirësi për padurimin që po tregonte Zummo.

Ky i fundit kishte filluar të dyshonte për ekzistencën e parave të tij në Shqipëri dhe për këtë i kërkonte bashkëseduesit të tij që të gjente të paktën një mënyrë për t’i treguar që shuma e parave ishte atje.

Për t’ia plotësuar dëshirën, komercialisti risjell fjalët e Zummo-s: “..po nuk ia kërkuam ne këtë shërbim, do e bënin gratis. Tani ku dreqin është problemi”.

Biseda e Petruzzella-s me Artur Ballën

Petruzzella: ….alo..alo, Artur më dëgjon?! Atëherë, unë kam një problem Artur dhe ti duhet të…para së gjithash duhet të më zgjidhësh një problem shumë të madh. Klienti im po humb besimin te unë. Se është edhe 90 vjeç dhe e ka të vështirë ta kuptojë se çfarë dreqin po ndodh. Më tha që ju do e bënit falas këtë shërbim, kështu që ku dreqin është problemi….a më dëgjon?….

Është 90 vjeç o Artur dhe po më mbyt me pyetje, thotë që do që të shohë me sytë e tij që paratë janë në llogari. A e kupton se në çfarë pike mosbesimi kam arritur? Kështu që e kam me urgjencë që të hidhen paratë. Se u bënë dy muaj, jo një po dy. Se unë i them që është përfunduar gjithçka e po më pyet pse nuk i lëviz dot. E kupton se ça rrëmuje do shkaktonte po të fliste?/m.j

Next Post
Berisha shtrembëron Biblën për interes: Sipas librave të shenjtë, Lulzim Basha as nuk duhet të lindte fare

Berisha apo Basha? Të dy ‘live’ në të njëjtën kohë, ja kush e fitoi garën e shikuesve online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

September 21, 2026
BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

BE-ja s’i njeh zgjedhjet ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, paralajmëron sanksione

September 21, 2026
DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

DETAJE/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” ndodhi me të njëjtën dinamikë si atentati ndaj Thimio Rubatit

September 21, 2026
Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

September 21, 2026
Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

September 21, 2026
Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

September 21, 2026
Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

September 21, 2026
650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit

650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit

September 21, 2026
Qytetet majtas, fshatrat djathtas! Çfarë fshihet pas rezultatit që tronditi politikën gjermane

Qytetet majtas, fshatrat djathtas! Çfarë fshihet pas rezultatit që tronditi politikën gjermane

September 21, 2026
“UÇK, UÇK”/ Studentët e Prishtinës në këmbë kundër vendimit të Hagës: Falë asaj lufte, sot jetojmë në liri

“UÇK, UÇK”/ Studentët e Prishtinës në këmbë kundër vendimit të Hagës: Falë asaj lufte, sot jetojmë në liri

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com