• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ahmetaj shprehet si drejtues i qarkut të Vlorës, komenton dhe librin “Vrasja e kryeministrit” në zyrën e Braçes

by Java News
21/09/2021 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka prezantuar koordinatorin politik të qarkut të Vlorës Arben Ahmetaj. Në takim, të pranishë, ishin edhe kryetarët e bashkive dhe deputetët e qarkut.

Para medias, Arben Ahmetaj u pyet për pozicionin e ri që ka marrë në Partinë Socialiste si zv.kryeministër që më parë e mbante Erion Brace dhe drejtues politik i qarkut të Vlorës, post të cilin e mbante Damian Gjiknuri.

“Në PS nuk zëvendëson askush askënd, por marrim përgjegjësi, ashtu sic na ka ndodhur në historinë tonë politike në vazhdim. Unë kam lëvizur nga Gjirokastra, Korça, Tirana, sot në Vlorë, është privilegj dhe përgjegjësi e madhe që të jesh drejtues politik i qarkut të Vlorës.

Damiani dhe të gjithë stafi politik këtu ka bërë një punë të shkëlqyer. 8 mandatet janë të rëndësishme që i kanë dhënë fitore të vazhdueshme PS.

Linja jonë politike është vazhdimësi në Vlorë. Ne kemi filluar punën për mandatin e katërt dhe kalon nga modernizimi i partisë, zgjedhjet lokale me zgjedhjet e zgjuara, pa surpriza, të rëndësishme në vazhdim të asaj politike që ka theksuar kryeministri”, Ahmetaj.

Ndër të tjera, u pyet edhe për konfliktin e PS me kryebashkiakun Leli dhe për çështjen e reformës në administratë. Ahmetaj tha se në PS nuk ka konflikte por debate duke nënvizuar se konfliktet përjashtojnë ata që i iniciojnë.

Ahmetaj: PS nuk ka konflikte ka debate. Konfliktet përjashtojnë le të themi ata që i iniciojnë. Politika jonë, politika e PS dhe e kryeministrit nuk ka ndryshuar në raport me bashkinë e Vlorës dhe nuk do të ndryshojë. Kemi rrugë për të bërë së bashku. Të gjitha pyetjet do marrin përgjigje në vazhdimësi, por nuk ka asnjë surprizë në vazhdimësinë e politikës që ka prononcuar kryeministri dhe drejtuesi i deritanishëm i qarkut, Damiani. Socialistët e bashkuar do të punojnë në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Bashkimi i socialistëve është çelësi i suksesit. Investimet e Vlorës do vazhdojnë të jenë po në atë rrugë të mandatit të parë, të dytë dhe të tretë. Vëmendja e kryeministrit nuk ka ikur asnjë sekond nga Vlora.

Pyetje: Do të ketë reforma në administratë?

Ahmetaj: Kjo është çështje administrative, nuk është çështje e drejtuesit politik të qarkut apo sekretarit të përgjithshëm. Ato janë politika shtetërore. Ne jemi duke folur për politika partiake.

Në ditën e tij të fundit në zyrë, Zëvendëskryeministri Erion Braçe publikoi një video duke treguar se në zyrë mbante librin “Vrasja e një kryeministrit”. Ahmetaj u pyet nëse Brace e ka marrë me vete apo e ka lënë aty dhe u përgjigj shkurt: “Ndjesë, se kam parë.”

Pranë Ahmetaj ishte edhe Damian Gjiknuri, i cili ka shprehur falenderimet për kolegun duke theksuar se do të vazhdojë të shprehë interes për mbarëvajtjen e gjërave në Vlorë, por detyra politike i kërkon që të kontribuojnë në të gjithë Shqipërinë.

Gjiknuri: Sot e patëm rastin të mbledhim të gjithë strukturat e qarkut të Vlorës të PS dhe të prezantoj të deleguarin e ri për qarkun e Vlorës. I falenderojmë strukturat për të gjithë rezultatin. PS është e gatshme për zgjedhje dhe qëllimi është që edhe në këto periudha ndërmjet zgjedhjesh, kjo parti të shëndoshet më shumë që të jetë në gjendje që në cdo kohë që të ketë zgjedhje, qoftë vendore, qoftë të përgjithshme, të marrë gjithmonë rezultatin fitues pasi është partia që ka shtrirjen më të madhe, organizimin më të madh.

Do të bëjmë më të mirën. Mua më lidhin shumë gjëra me Vlorën por detyra jonë politike është të japim kontributin në të gjithë Shqipërinë. Do shpreh interes për mbarëvajtjen e gjërave në Vlorë. Më vjen mirë që është kolegu im Arben Ahmetaj, një mik i imi i vjetër, por nga ana tjetër, PS lufton për të pasur rezultate në të gjithë qarqet. Unë nuk jap porosi, ne kemi një mendje dhe një qasje për PS.

Next Post
Raporti i OBT/ Shqipëria kryeson me produktet bujqësore dhe fasonerinë

Domate me pesticid të ndaluar/ Ngarkesa vinte nga serat e Beratit. Kamionët u refuzuan në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

July 18, 2026
Ngjarja e rëndë/ Gjendet e pajetë 74 vjeçarja, dalin detajet e para

Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In