• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ahmetaj: Përfundojmë akset rrugore brenda vitit 2021

by Java News
05/11/2018 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Infrastruktura është një tjetër sektor i ekonomisë së vendit që do të përfitojë fonde të konsiderueshme nga buxheti i shtetit për periudhën 2019-2020.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë prezantimit sot në Komisionin e Ekonomisë të Projektbuxhetit 2019, u shpreh se ky sektor do të përfitojë 2.8% të PBB dhe financimi i projekteve infrastrukturore synon kompletimin e akseve brenda 2021

Ahmetaj tha se kompletimi i akseve nacionale rrugore siç është rruga e Arbërit, Thumanë-Vorë-Kashar,  Milot- Balldre, Orikum-Dukat, janë akse rrugore të përfshira në paketën “1 Miliardë”.

Rruga e Arbërit është tashmë një fazë të avancuar të punimeve. Ndërkohë që po përgatiten  procedurat për zgjerimin me 6 korsi të rrugën Tiranë-Durrës dhe përmirësimin e aksit Vorë-Rrogozhinë.

Ahmetaj theksoi se projekti i prezantuar zyrtarisht në dikasterin e Infrastrukturës, është një propozim që kërkon 0 lek nga buxheti i shtetit. “Nëse do të plotësohen të gjitha kushtet do të jetë PPP që do të financohet tërësisht nga investitori dhe në afat, rikthimi i investimit do të vijë nga taksa”, tha ai.

Duke u ndalur në akset rrugore që po financon qeveria, Ahmetaj tha se kompletimi i pjesës më të madhe të segmenteve rrugorë me financim të brendshëm do të vazhdojë gjatë viteve 2019-2021.

“Këto akse janë Kardhiq-Delvinë, (një aks tejet i rëndësishëm për turizmin dhe për rritjen e qarkullimit të sigurt në rajonin jugor që faktikisht shkurton me gati 1 orë kohën e udhëtimit Sarandë-Tiranë), ndërkohë që vazhdon financimi i rrugës për Elbasan, Bypassi i Tepelenës dhe Bypass i Shkodrës dhe një pjesë e Unazës së Tiranës”, tha Ahmetaj.

Ministri shpjegoi se janë edhe disa akse rrugore, që parashikohet të përfundojnë deri në vitin 2021 me financim të huaj, si Bypass i Fierit, që siç u shpreh ministri parashikohet të bëhet i kalueshëm përpara sezonit turistik 2019, Bypass i Vlorës, Qykës- Qafë Plloçë dhe në mars 2019, bëhet i plotë loti i fundit Tiranë-Elbasan.

Objektivi është vënia në punë e aeroportit të  Vlorës dhe Kukësit nëpërmjet skemës së PPP dhe furnizimi pa ndërprere me ujë i zonës bregdetare deri në vititn 2021, tha Ahmetaj.

/b.d

Next Post
“Lojë shahu është”… çfarë tha Xhafaj në ditën e fundit si ministër

"Lojë shahu është"... çfarë tha Xhafaj në ditën e fundit si ministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit, mes tyre deputeti Xhafaj

Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit, mes tyre deputeti Xhafaj

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

March 10, 2026
Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

March 10, 2026
Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

March 10, 2026
“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Çdo vit u vidhen shqiptarëve 10 milionë euro”, avokati tregon shifrat: Si u privatizuan 4 hidrocentralet me ‘bekimin’ e Sali Berishës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In