• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ahmetaj i propozon Tabakut: Hajde të bashkëqeverisim në mënyrë inovative. Numri dy i PD: Harroje

by Java News
04/11/2021 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një seancë të qetë e me tone të ulëta, parlamenti miratoi me votat e maxhorancës projektligjin për bashkëqeverisjen. Më shumë se sa përmbajtja e aktit, debati në sallë u përqendrua tek titulli ku termi bashkëqeverisje u përdor për të testuar qëndrimin e opozitës.

“Do të vini e do të na vini me shpatulla pas muri dhe ne do të themi faleminderit, ne po bashkëqeverisim. Kjo ka qenë ëndrra jonë, që të bashkëqeverisim me ju, por jo në mënyrë tradicionale por inovative”, tha zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Ndonëse ligji për bashkëqeverisjen i referohet asaj me qytetarët, ngacmimi i zëvendëskryeministrit nxiti përgjigjen e nënkryetares së Partisë Demokratike.

“Ta harrojë ai që foli e kushdo tjetër që këtu në këtë parlament do të diskutojmë ne për bashkëqeverisje,  për vendosjen bashkë të dy palëve politike, për votime bashkë të ligjeve”, deklaroi Tabaku.

Ftesa për bashkëpunim apo bashkëqeverisje u përsërit edhe nga një tjetër zyrtar i lartë socialist, Taulant Balla. “Unë di që termi bashkëqeverisje ju rezonon keq, nuk ju pëlqen. Ju natyrshëm do të jeni në opozitë për një kohë të gjatë. Ajo që sot ka shumë nevojë ky vend është që për çështje që kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek cilësia e jetës dhe shërbimet e qytetarëve, ne duhet t’i lëmë mënjanë dallimet politike”, deklaroi ai.

Për të folur në emër të demokratëve ishte regjistruar Oerd Bylykbashi, i cili diskutimin e përqendroi tek nisma ku akuzat ndaj ekzekutivit nuk munguan.

“Me ligj kërkoni të bëni atë që nuk e bën një administratë e tërë. Me një superagjenci kërkoni të zëvendësoni një shtet të krimbur. Por ka një problem nuk ngihet në këmbë një kalë i ngordhur duke e goditur me thupër. Ka ngordhur.

Qëndrimet e ndara u reflektuan edhe në kutinë e votimit, ku 73 votat të majta ishin pro dhe 42 opozitare kundër./m.j

Next Post

Ka një zhgënjim nga reforma,… por për Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In