• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ahmetaj: Ekonomia shqiptare është fuqizuar

by
11/06/2015 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit e Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi të enjten se ekonomia shqiptare ka përpara dy sfida kryesore, që kanë të bëjnë me kreditimin e ekonomisë e formalizimin e mëtejshëm të saj.

Duke folur në Kuvend për ndryshimet në ligjin “Për legalizimet”, Ahmetaj theksoi se përmes këtij pr/ligji përfitojnë një grup qytetarësh në nevojë duke i kthyer ata në pronarë të ligjshëm e të barabartë para ligjit.

Ministri Ahmetaj argumentoi se përmes këtij ndryshimi shteti synon të vendosë kontrollin mbi territorin. Duke folur për ekonominë, ai tha se në tremujorin e parë të këtij viti rritja ekonomike është fuqizuar dhe kjo ka ardhur drejtpërsëdrejti nga kërkesa e brendshme.

“Ekonomia ka filluar të fitojë energji megjithëse ka ende risqe nga tregu i jashtëm dhe konsumi është rritur”, deklaroi Ahmetaj.

Kreu i MZHETTS, vuri në dukje se po ashtu është rritur numri i të punësuarve, ku sipas tij, vetëm në sektorin jobujqësor numri i të punësuarve është mbi 106 mijë të punësuar. Ahmetaj tha se janë rritur investimet e huaja, ndërsa në 2014 janë 948 kompani të huaja reja të regjistruara.

Edi-Paloka-ne-Kuvend-Foto-Albert-Myftaraj-ATSH-466x350

Opozita:Shpërndarja e lejeve të legalizimit, mashtrim i qeverisë
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka akuzoi sot qeverinë se po i mashtron qytetarët me shpërndarjen e lejeve të legalizimit. Sipas tij, ndryshimet në ligj, që po diskutohen sot në parlament, nuk synojnë të ndalin ndërtimet pa leje, por të legalizojnë ato objekte të ndërtuara nga militantët e PS-së, pas ardhjes në pushtet të së majtës.
“Në ato letra që ndan kryeministri thuhet se janë dorëzuar dokumentet e legalizimit, si dhe përcaktohet shuma që duhet të paguajnë qytetarët, në mënyrë që t’i regjistrohet prona në hipotekë”, tha Paloka. Më pas kreu i grupit demokrat, lexoi një mesazh të një banori të Çermë së Sipërme(Lushnje), i cili ankohej për prishjen në mënyrë të paligjshme të objektit të ndërtuar prej tij.
Në përgjigje të kësaj ankese, deputeti socialist i zonës, Erjon Braçe, tha se personi në fjalë jo vetëm nuk ka pasur një ndërtim, por mbi të gjitha e ka pasur të lënë përgjysëm. “Edhe ajo ishte një benzinatë e ndërtuar pa leje mbi kanalin vaditës, gjë që i ka sjellë probleme të mëdha asaj zone bujqësore. Sa për pozicionin tim bën mirë të mos lexosh sms-të që të vijnë. Herë tjetër kur flet për Lushnjën mos u informo në Karbunarë, por hajde tek unë”, iu pergjigj Brace deputetit demokrat.

Gjermeni:Mbajtëm premtimin për legalizime falas     

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni

Më herët, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni deklaroi se qeveria e mbajti premtimin për te kryer falas procesin e legalizimit te ndertimeve pa leje. Gjatë diskutimit në parlament të disa ndryshimeve në ligjin e legalizimeve, ministrja e Zhvillimit Urban tha se në sajë të këtij angazhimi sot asnjë qytetar nuk paguan taksë pasi çdo gjë përballohet nga buxheti i shtetit, falë bashkëpunimit mes qytetarëve dhe ALUIZNI-t.

Vetëm në 12 muajt e fundit, tha ministrja, janë legalizuar 32 mijë objekte pa leje, kryesisht shtëpi banimi.
Fillimisht në fjalën e saj, ministrja e Zhvillimit Urban komentoi dhe situatën e legalizimeve gjatë qeverisjes  së kaluar, i cili, tha ajo, ishte një proces që u shoqërua me keqadministrim, papërgjeshmëri dhe abuzivizëm. “Legalizimet e kryera në vitet 2011-2013 kanë qenë problematike. Nje në dy prej legalizimeve të asaj periudhe kane përfunduar në Gjykatë”, thaGjermeni.

Duke flur për ndryshimet në ligjin e legalizimeve, ministrja tha se në këtë proces do të përfshihen ndërtimet e kryera në periudhën janar 2009-qershor 2014. Sipas saj, bëhet fjalë për 40-50 mijë objekte të ndërtuara në këtë periudhë, ku ligji nuk i përfshinte këto objekte në proces legalizimi, ndërsa ndërtimi i tyre përbënte vepër penale.

Ministrja tha se kjo është vetëm një shifër paraprake, ku shumica janë shtëpi banimi të ndërtuara pas datës 15 janar 2009. Qeveria aktuale, me ndryshimet në ligj, po i hap rrugë procesit të legalizimit të këtyre ndërtesave.
“Ndryshimet e propozuara konsistojnë në përfshirjen në procesin e legalizimeve, të objekteve të ndërtuar në truallin e tyre, në truall shtetëror apo në truall të një pale të tretë deri më 27 qershor”, tha Gjermeni.

Krahas ndryshimeve në ligjin e legalizimeve, që synojnë përmirësimin e aspekteve administrative të këtij procesi, .
seanca e sotme ka në rend dite dhe ratifikimin e disa marrëveshjeve, si ajo me BERZH-n për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës-Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri; ratifikimin e marrëveshjes me palën suedeze për projektin e shërbimeve mjedisore me Shqipërinë, ATA

Next Post

Skandali i barnave/ Dorëhiqet kreu i FSDKSH Astrit Beci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com