• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ahmetaj ankohet nga arratia: Pse akuzat ndaj meje rrjedhin në media përpara se të ndiqet rruga ligjore?

by A R
12/10/2023 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish numri dy i qeverisë, ndonëse në arrati prej kohësh është duke luftuar për “të drejtën e tij”, nëpërmjet Facebook. Pas çdo lajmi që lidhet me të dhe SPAK, Ahmetaj, zgjedh rrjetin social që të përçojë zërin e tij. Në postimin e fundit, ai ngre disa pyetje. Së pari, ai ngre pyetjen se si është e mundur që akuzat ndaj tij, dalin në media para se të ndiqet e njëjta rrugë që SPAK ka ndjekur për dosjet e tjera deri më tani. Ku konsiston shpërdorimi i detyrës në rastin e dosjes “Buka” apo çfarë dëmi i ka shkaktuar shtetit, pyet Ahmetaj.

Nëpërmjet këtij postimi Ahmetaj shkruan sipas tij disa sqarime. Së pari thotë ai Ministria e Ekonomisë nuk bënte privatizime, gjithashtu tregon se shitja e aksioneve shtetërore është bërë me ankand të hapur.

Ahmetaj thekson se sipërmarrësin në fjalë as nuk e ka, e as nuk e ka pasur kurrë mik.

Arben Ahmetaj: Në vazhdën e reagimeve të mia, si një përpjekje për të kuptuar të vërtetën dhe bërë transparencë me fakte, disa pyetje dhe sqarime të tjera vijnë natyrshëm për median, publikun dhe patjetër e mbi të gjithë, për SPAK:

  1. Si ka mundësi që akuzat ndaj meje rrjedhin në media e portale të ndryshme përpara se të ndiqet rruga ligjore ose të paktën të ndiqet e njëjta rrugë që SPAK ka ndjekur për dosjet e tjera deri më tani? Njoftimi i avokatëve mbi akuzat. Si edhe në rastin e dosjes së Inceneratorëve (vetëm për personin Arben Ahmetaj) dosjet dalin në media para se të ketë njoftime zyrtare. Mos vallë është vazhdë e strategjisë së “Deles së zezë” nga spin doctor/s? A mos është kjo një strategji për një gjyq popullor në media përparase i prezumuari i pafajshëm të shkojë “i fajshëm” në gjykatë? Ky ka qenë stil i Vyshinsky-t, por 90 vjet më parë e në diktaturë.
  2. Si ka mundësi që ekskluzivitetin e lajmeve të SPAK në lidhje me dosjet Ahmetaj e marrin mediat e financuara nga inceneratorët përpara se ato të ndjekin rrugën ligjore? Në cilin vend të botës, detajet e dosjes hetimore, e jo më pastaj dosjet e plota si në rastin tim dalin, në media?
  3. Ku konsiston shpërdorimi i detyrës në rastin e dosjes “Buka”? Cilin ligj e nen kam shkelur?
  4. Cili është dëmi që i kam shkaktuar shtetit në “shpërdorimin e detyrës” nga ana ime? Sa është dëmi që i kam shkaktuar shtetit?
  5. Familja e nderuar e ish-pronareve ka të drejtën për të ndjekur të drejtën që mendon se i takon, por cila është arsyeja që në Qershor të vitit 2022 ajo ka bërë një kallëzim specifikisht për Arben Ahmetaj? Mos vallë kjo përkon e promovuar me persekutimin e përndjekjen time politiko-mediatiko-juridike?
  6. Cila është arsyeja që familja e nderuar e ish-pronarëve ka tërhequr padinë ndaj institucionit që ka dhënë lejen e ndërtimit, ndërkohë që Gjykata e Apelit ka dhënë vendimine formës së prerë për anulimin e privatizimit?
  7. Si ka mundësi që është dhënë leje ndërtimi në gusht të 2018, ndërkohë që Vendimi i Gjykatës së Apelit ka dalë në Nëntor të 2017. Vendimi i Gjykatës është ligj për të gjithë dhe i zbatueshëm në vetvete. E vetmja që s’ka marrë asnjë vendim apo veprim në kundërshtim me Vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit është Ministria e Ekonomisë drejtuar nga unë në atë periudhë.
  8. Si ka mundësi që SPAK anashkalon faktin që aksionet shtetërore janë mbrojtur dhe jo e kundërta? Si ka mundësi që SPAK injoron apo anashkalon rolin e Ministrit të Ekonomisë si person politik? Si ka mundësi që SPAK anashkalon apo injoron faktin ligjor që Ministri i Ekonomisë nuk bën vlerësim apo rivlerësim asetesh dhe aksionesh, por kjo pjesë e procedurës bëhet nga vlerësues të pavarur e të certifikuar të cilët janë në listën zyrtare të institucionit.
  9. Si ka mundësi që institucioni i akuzës, SPAK, shprehet në media për supriza hetimore apo habi në lidhje vetëm me dosjet Ahmetaj? Mos vallë ky institucion është kontaminuar në damarët e vet nga strategjia e ”Deles së zezë”? Mos vallë ka tendencë apo urrejtje të pajustifikuar personale? Apo kjo është çështje karriere dhe përmbushje statistikash pa cilësi?!

Disa sqarime, sërish:

  1. Ministria e Ekonomisë nuk bënte privatizime! Ministria e Ekonomisë në kohën kur drejtohej nga unë, me ligj urdhëronte vetëm nisjen e procedures së privatizimit të aksioneve shtetërore në sektorët jo-strategjikë. Ministria e Ekonomisë urdhëronte vlerësim ose rivlerësim, që më pas kryhej nga ekspertë të pavarur, të licensuar. Ministria e Ekonomisë dërgonte dosjen në Agjensinë e Privatizimit në Ministri të Financave. Të gjitha këto hapa duke zbatuar ligjet në fuqi.
  2. Shitja e aksioneve shtetërore është bërë me ankand të hapur, ku mund të merrte pjesë kushdo (pa asnjë mundësi favorizuese). Shitja bëhej me ankand të hapur nga Agjensia e Privatizimit në Ministrinë e Financave, e cila në kohën e zhvillimit të ankandit nuk drejtohej nga Arben Ahmetaj.
  3. Vendimi i Gjykatës së Apelit është i formës së prerë dhe nuk ka nevojë për asnjë urdhër mbështetës, e pavaresisht kësaj, ka dalë një urdhër anulimi nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.
  4. Sipërmarrësin në fjalë as nuk e kam, e as nuk e kam pasur kurrë mik. Dhe sikur ta njihja, besoj se koha kur njihje “kulakë”, ka përfunduar prej kohësh. Të njohësh dikë apo disa në vendin tonë të vogël nuk përbën më prej vitesh shkelje penale!

Gjithsesi, kujdes kur ta nxirrni këtë postim, nëse vendosni ta nxirrni, se mund t’ju zerohet mbështetja okulte, apo mund të merrni telefonata kërcënuese nga spin doctors.

/a.r

Next Post
Veliaj vijon takimet në Kanada, takon Kryeministrin e Ontarios: Komuniteti shqiptar urë lidhëse mes dy vendeve

Veliaj vijon takimet në Kanada, takon Kryeministrin e Ontarios: Komuniteti shqiptar urë lidhëse mes dy vendeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In