• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ahmetaj akuzon Berishën: Duke mbjellë zi mendon se do të vish në pushtet

by Aalison Pearse Stevens
12/05/2016 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri Financave, Arben Ahmetaj, ka hedhur poshtë sot në Kuvend, deklaratat e ish- kryeministrit Berisha, lidhur me situatën e rëndë ekonomike në vend. Sipas Ahmetajt është vetë Banka e Shqipërisë ajo që rrëzon pretendimet e Berishës.

“Analizat dhe vlerësimet tona tregojnë se reduktimi i inflacionit në këto muaj i atribuohet goditjeve të ofertës. Të shprehura në rënien e inflacionit të çmimeve të ushqimeve të papërpunara, të naftës dhe të produkteve të lidhura me të. Analizat dhe vlerësimet tona sugjerojnë një natyrë kalimtare të goditjeve të ofertës, inflacioni pritet të rritet gradualisht në gjashtëmujorin e dytë të vitit duke qendruar në nivelin 1.9% në fund të tij”, ka deklaruar Ahmetaj.

Sipas tij, goditja e ofertës nuk ka të bëjë me konsumin, por me importimin e kostove të ulëta, se shqiptarët paguajnë sot më pak.

“Kërkesa e brendshme vijoi rritjen në tremujorin e katërt të vitit, e mbështetur nga zgjerimi i investimeve dhe konsumit privat. Konsumi privat përshpejtoi rritjen në tremujorin e katërt, duke u rritur në terma vjetorë 2.1%. Zhvillimet pozitive në tregun e punës, lehtësimi i kushteve të kreditimit dhe rritja e fuqisë blerëse të të ardhurave të disponuara, vlerësohen të jënë faktorët nxitës për rritjen e shpenzimeve familjare. Konsumi privat vlerësohet të jetë rritur edhe gjatë tremujorit të parë 2016”, citon Ahmetaj raportin e Bankës.

Ministri i Financave akuzon ish kryeministrin Berisha se duke mbjellur zi, duke i trembur shqiptarët, konsumatorët, bizneset, investitorët, do të vijë në pushtet.

“Qeverise në zi dhe e çove vendin në kulmin e varfërisë në 2012. Nuk ka më pushtet në zi në Shqipëri, dy herë rresht ta thanë mbi 1 milionë shqiptarë me votë, tani është koha ta marrësh seriozisht popullin”, i  është drejtuar ai Berishës.

ma.me

 

Next Post

"Escobari drogës"/ Manjani: Balili është shkarkuar, do gjykohet çdo king apo garip

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In