• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ah të mjerët ne”, momenti i dhimbshëm kur prindërit hyjnë në dhomën e 2 djemve të vrarë

by A R
28/02/2023 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni Uniko trajtoi historinë e masakrës së Velipojës të 27 Qershorit 2021, kur 4 persona mbetën të vrarë dhe 2 të tjerë të plagosur.

Në emision kanë folur prindërit e vëllezërve Edmond dhe Xhovani Gocaj, të cilët u vranë në konfliktin me armë për ndarjen e zonave të vendosjes së çadrave në plazh. Krimi ndodhi në hotelin e familjes Gocaj në Velipojë.

Prindërit kanë hyrë pas shumë kohësh në dhomën e hotelit të tyre ku qëndronin djemtë. Valixhet, rrobat dhe sendet e tyre kanë mbetur të palëvizura prej Qershorit 2021 kur ndodhi ngjarja.

Edhe hoteli i familjes Gocaj qëndron i mbyllur që nga ajo kohë. Dy prindërit nuk e vazhdojnë më aktivitetin e hotelerisë. Biznesit i është vënë kyçi.

“M’i vranë dy djemtë për 10 metra çadra”, thotë mes lotësh mamaja e vëllezërve Gocaj.

Konflikti në atë kohë nisi me familjen Verracaku, të cilët kanë gjithashtu hotel në Velipojë.

Këta të fundit kishin shkuar në hotelin e familjes Gocaj, që ndodhet pak metra larg biznesit të tyre, për t’u sqaruar për ndarjen e parcelave në plazh. Por sherri degradoi në përdorimin e armëve dhe mbetën të vrarë dy vëllezërit Edmond dhe Xhovani Gocaj e kamarieri i tyre Myzerim Zeneli.

Ndërsa nga pala tjetër mbeti i vrarë Kujtim Verracaku dhe u plagosën Hasan Verracaku dhe Elmilind Dyli.

/a.r

Next Post
“Ja bëja unë kafen Kiarës”/ Shpati provokon Luizin, përgjigjia e tij është epike

"Ja bëja unë kafen Kiarës"/ Shpati provokon Luizin, përgjigjia e tij është epike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com