• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agron mos u mërzit, e vërteta hidhnon!

by Denis Dyrnjaja
06/05/2025 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Agron Shehaj kishte bërë një meme dhe e kishte publikuar në adresën e tij personale në rrjetet sociale. Ma nisën kolegë të mi. E pashë memen dhe kuptova se e bezdis e vërteta, i krijon parehati. Në meme diku shfaqesha unë duke thënë se Agron Shehaj ka blerë një parti dhe është vetëshpallur kryetar. Tani më duhet t’i bëj të qartë Agronit çfarë kam parasysh me blerje partie. Por para së të vijmë te ky moment le të bëjmë pak retrospektivë. Më kishin thënë, se Agron Shehaj e ka blerë 500 mijë euro mandatin e deputetit në zgjedhjet e Vitit 2017, si deputet i listës së Vlorës, kur kryetar i PD asokohe ishte Lulzim Basha.

Në fakt kisha një lloj dyzimi për këtë informacion se shuma ishte vërtetë e madhe dhe e dyta se dija kush ishte, nga vinte e çfarë kërkonte në politikë ky tip, se atë kohë emri Agron Shehaj, ishte tërësisht anonim. Por duke ditur që bëheshin pazare të forta, natyrisht edhe me para cash në të zezë për mandatet e deputetëve, pata një lloj ideje se dhe mund ta kishte blerë vërtetë Agroni “vizën politike” në listën e sigurt të PD në Vlorë, për t’u futur në Parlament.

Gjithsesi duke qenë askushi, edhe pse bëri shumë përshtypje vendosja e emrit të tij si kandidat në krye të emrave të listës për qarkun e Vlorës, episodi më kaloi, se shumë ngjarje prodhojnë zgjedhjet dhe prezenca e Agronit në atë listë nuk është se ishte ndodhia më tërheqëse apo tronditëse e kohës dhe momentit. Dhe kjo sigurisht ishte në interesin e tij, sepse për Agronin duhej më shumë pavëmendje se vëmendje atë kohë fillesash në politikë. Në fakt kandidatura kërciste shumë sidomos për një qark si Vlora, se ky njeri nuk thoshte asgjë për PD dhe dinamikën e ngjarjeve të kohës në politikë. Nuk kishte spikatur për asgjë, përveç se ishte mësuar se ishte sipërmarrës privat dhe kishte bërë shumë para me call centre.

Zgjedhjet u bënë, PD humbi, por Agroni fitoi. Kur Agroni deputet filloi të flasë nisi të merrte më shumë peshë idea se vërtetë e kishte blerë mandatin se ç’e kishte fituar, por edhe kjo ishte perceptim i performancave mjerane të komunikimit publik të tij sidomos në Parlament. Të dëgjoje Agronin në seanca plenare, ato pak herë kur fliste ishte një gjendje mikse mes përpjekjeve për të kuptuar çfarë po përpiqet të thotë, sepse nuk i rakordonte fort mendimi me fjalët, ndoshta jo për fajin e tij, por për shkak të mendimit të pakultivuar. Se të gjithë flasin por varet si dhe çfarë thonë. Gjithsesi duke qenë se parlamenti është shndërruar kryesisht në shtëpinë e kokëboshëve, sharlatanëve dhe sigurisht edhe vatër analfabetësh funksionalë, do kishte një copë vend edhe për Agronin që me vetëbesimin që ka çdo aventurier e duke patur plot sivëllezër e simotra të tij që pa pikë vlere, por sigurisht edhe turpi ishin në të njëjtën pozitë si ai, edhe Agroni bindi veten, sipas versionit kur janë këta përse mos te jem dhe unë dhe vazhdoi para me vetëbesim. E kështu plani funksionoi.

Agroni vegjetoi ato vite të para derisa ja mori dorën. Duke thyer komplekset, filloi të shfaqej bazuar mbi logjikën që i padituri, nuk ka gjë për të humbur. Pak nga pak filloi të eksperimentojë për të krijuar kështu edhe Agroni identitetin e tij. Dhe në mandatin e radhës në vitin 2021, se me shumë lekë, a pak lekë, ose dhe pa paguar fare, nuk di të them e nuk dua të spekuloj për këtë, por ai u gjet sërish në listën e sigurt të deputetëve të PD. Dhe kështu filloi të besojë se nuk është rastësisht në Parlament, por se e meriton. E kur krijon këtë bindje brenda vetes, fillon dhe shfaq besim se ti e meriton atë çfarë je dhe atë që ke. Madje pse mos pretendosh më shumë. Pikërisht këtë bëri Agron Shehaj. Filloi të binte sa më shumë në sy, si protagonist me arsyen e paarsyeshme të zërit të lartë, dhe me zërin e lartë që nuk korrespondonte me arsyen. Pra arsyeja, mendimi dhe artikulimi i saktë apo i duhur vijonin në ishin në disrakordancë te Agroni që bërtiste në sallën e parlamentit apo studiot televizive në emër të revoltës dhe indinjatës së padrejtësisë. Populizëm i pastër dhe për hir të së vërtetës jo vetëm i tij.

E vetmja vlerë që mesa duket i dha etiketë publike me të cilën vazhdon të maskojë paditurinë politike dhe ekzistencën në politikë, ishte një lloj edukate vizive për të cilën një kontribut të madh ka dhënë Italia, ku ka jetuar për një kohë të gjatë si emigrant. Duke qenë se parlamenti prej kohësh tashmë është shndërruar në autoshkollë politikanësh dhe Agroni ja mori dorën. Ndërsa vitet kalonin PD pati kontraksionet e saj politike me përplasjet Berisha-Basha, e kështu mesa duket Agroni mendoi e bëri llogari me veten e tij. Me lekë që me lekë ekzistoj në politikë, këto lekë po i përdor e po bëj një parti vetë. Dhe ashtu bëri. Mori zyra me qira gjithandej, gjeti një emër partie, me thënë të drejtën personalisht më pëlqen emri i partisë “Mundësia” se më krijon simbiozë përjetimi me emrat plot shpresë që sheh zakonisht në shërbimet funerale ku sheh një tabelë “Parajsa jemi ne”. Ndërkohë më kanë informuar që për PR politik Agroni paguan shumë, sidomos tani që ka filluar t’i pëlqejë dhe besojë më shumë te vetja.

Ka dhënë goxha para lart e poshtë por do e marrim vesh shifrën e saktë kur të bëhet deklarimi në KQZ, sigurisht jo për ato nën dorë se pastaj quhesh evazor. Dhe në fakt është normale se dhe Agroni ka kuptuar që imponimi i imazhit është gjë e rëndësishme dhe po e bën shumë mirë. Problemi është që partia politike është bashkim vlerash vullnetare, jo monetare. Dhe Agroni në antagonizëm me atë çka është në thelb politika dhe organizimi në një parti politike, ka zgjedhur versionin e dytë dhe kjo nuk krijon vullnetarët, por mercenarët, që të braktisin kur shterojnë lekët, eurot apo dollarët. Pra deshi s’deshi Agroni po e blen mandatin përsëri me aq para sa po harxhon, gjithnjë nëse ia arrin të dalë këtë herë deputet në zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë para së të blejë mandatin bleu partinë. Po unë ja kam thënë publikisht në mënyrë të përsëritur se Agroni ka blerë një parti. Dhe si me ironi në një dalje publike ai më pyeste në mënyrë ironike. Po si e bleva partinë se që të blesh dikush duhet ta shesë. Kur thashë analfabet funksional, kisha parasysh pikërisht këtë gjë, që nuk kupton gjithnjë si duhet dhe çfarë duhet atë që të thonë, thua, ose thuhet e për rrjedhojë shprehesh tjetër për tjetër.

Rasti yt Agron nuk është një shitblerje klasike, si ato që je mësuar të bësh në biznes dhe jo vetëm. Psh nëse ka ndodhur që ti e ke blerë mandatin e parë të deputetit, Basha e shiti ti e bleve. Unë e kuptoj që ti ke këtë parasysh, por unë jo, se nuk e kam as të provuar përveç se më duket edhe pak e ekzagjeruar. Të blesh 500 mijë euro një mandat deputeti. Më duket e pabesueshme. Kurse tani po e besoj se këtë herë ti ke blerë një parti. Ja përse. Sepse investove vetë për gjithçka dhe besoj se të ka shkuar mandati nëse përsëri theksoj do e marrësh apo jo, të paktën nga 200 deri në 300 mijë euro si investim. Ama bashkë me mandatin ke dhe dyqanin tënd me emrin “MUNDËSIA”. Je shpallur vetëkryetar për rrjedhojë edhe vetëpronar dhe po investon fiks si në biznes. Por partia politike nuk është biznes. Është bashkim bindjesh, vullnetesh, ideologjie e qellimesh.

Tani ti Agron, kryesi partie nuk dimë që ke, kush janë anëtarë, kush është kryetar kryesie, nuk dimë kur u mblodh grupi nismëtar për krijimin e partisë/dyqan, apo asambleja e themelimit. Nuk dimë nëse ke këshill apo kuvend kombëtar, dhe cilët ke anëtarë. Pra partia nuk është ent ilegal, me struktura të panjohura dhe jo publike. Nuk dua të vazhdoj më gjatë se është dhe e kotë të lodh veten dhe publikun me këto pretendime. Doje dhe ti një parti Agron e bëre. Dhe mirë bëre ka vend, ky vend për delirantë, megalomanë, mitomanë, budallenj, idiotë, intrigantë, e gjithëfarëllojesh. Ka vend edhe për ty Agron. Ndaj suksese në hapësirën e idiotëve të dobishëm.

Një gjë ke te mirë, që të tjerët harxhojnë lekët e shtetit dhe popullit për të bere politikë, ti të paktën harxhon lekët e tua. Dhe kjo është e ndershme dhe duhet përshëndetur. Sa për idealizëm dhe demokraci thjeshtë je veçse një kopje e shëmtuar dhe e përsëritur e asaj që prej kohësh në Shqipëri quhet kryetarokraci.

Next Post
E rëndë në Elbasan, 22-vjeçari kanos nënën me sopatë, shmanget tragjedia

Berat, 36 vjeçari dhunon dajat e tij, kap sëpatën dhe “turret” drejt…

Comments 22

  1. E bisha says:
    7 months ago

    Te lumte dora me kete shkrim per kete pseudo deputet te sajuar nga parate

    Reply
  2. Qytetari says:
    7 months ago

    Pak ke thënë,si KY jan të gjithë.Faleminderit per shkrimin.

    Reply
  3. Arjan says:
    7 months ago

    Bravo, ideale, demokraci te brendeshme ska gjekundi, te gjithe jane Kidera te perjetshen, rrofte e qofte shoku kryetar I perjetshem.

    Reply
  4. Fara hisllit. says:
    7 months ago

    Denis Dyrnja, nuk je vetëm Tirons i vjetër dhe njeri shumë i mirë, por je edhe një gazetar brilant.

    Reply
  5. Fara hisllit. says:
    7 months ago

    Denis, je brilant në të gjitha drejtimet.

    Reply
  6. Fara hisllit. says:
    7 months ago

    Denis je fantastik.

    Reply
  7. Anonymous says:
    7 months ago

    Të dy një monstër jeni

    Reply
  8. ylli says:
    7 months ago

    Cudi si nuk beri emer ne Itali

    Reply
  9. Katnari says:
    7 months ago

    Denis rron bleta ne maje te malit rron miza ne bisht te kalit

    Reply
  10. Rexhep Kasmi says:
    7 months ago

    Te pershendes o Z. Gazetar se me kete shkrim ke treguar nje nivel qytwtar dhe intelektual per tu pergezuar. Me pelqen si prezantimi i personalitetit tend por edhe analiza shum cilesore qe i ke bere atij TULLAXHIUT EMIGRANT, qe per fatin tone mjeran, perbejne shumicen, ngado qe te hedhesh syte! Respekt i nderuar per produktin!

    Reply
  11. duri meri says:
    7 months ago

    Të duket vetja i kullu ty a? O dynjaje e leshit, sa Agroni të bosh ti .2 vjet ja dhuroi rrogën si deputet motrave të sëmura në kukës ,o kokëbosh i fryrë.

    Reply
  12. Duri Meri. says:
    7 months ago

    Ja ke fut kot dynjaje leshit,je fryrë e pagu mirë ,se ti je zerro para Agron Shehajt ,që sa vite dhuron rrogën, pirdhu me çarçafin që ke shkrujt.

    Reply
  13. Giorgio says:
    7 months ago

    O derrnaj je shume lepires ! Lepin ne te duja anet . Agroni vetem me dhurimin e pages meriton shum ! O derrnis koka me qime sa di ti di bythe Agronit.

    Reply
  14. Skënder says:
    7 months ago

    Artikull I vërtetë dhe I bukur!!!

    Reply
    • Bubu says:
      7 months ago

      I bukur si b…e vet e zbulume

      Reply
  15. Sona says:
    7 months ago

    Agron Shehaj eshte njeri me parime, rritur dhe edukuar ne perendim. Qe nuk i ka futur njeriut doren ne xhep. Eshte mundesia me e mire ne keto zgjedhje. paske shume vrer Denis, menaxhoje ne menyre me te zgjuar. Mos u merr me Agronin por me ata qe e shkaterruan kete vend.

    Reply
    • Ana says:
      7 months ago

      E ka qare Denisi. Ia ka vene tamam festen sipas kokes.

      Reply
  16. Anonymous says:
    7 months ago

    A mund te besh shkrime te ngjashme per cilindo?! Mjafton te vendosesh emer tjeter dhe te ndryshosh disa rrethana dhe pseudofakte. Gazetaria ka perfunduar ne leter higjenike te politikaneve tane. Kam patur nje lloj konsiderate per ju si gazetar, por menyra e te shprehurit ne kete artikull le shume per te deshiruar. Jo sepse eshte kundrejt Agronit, por ndihet mllefi ne cdo fjali. Me shume i ngjan nje hakmarjeje personale, sesa mendim kritik gazetareask. Turp per nivelin qe konsideron veten.

    Reply
  17. Berti says:
    7 months ago

    Nje pershkrim perfekt per person in ne fjale.Nuk ju heq asnje presje.respekte gazetar!

    Reply
  18. O.Shala says:
    7 months ago

    Paske shku për lesh nga kjo dynja o Denis Dynjaja.
    Po me këtë e gjete ti, se nuk ka të tjerë që të merresh.

    Reply
  19. O.Shala says:
    7 months ago

    E paske personale me kyt çun

    Reply
  20. Asnjajës says:
    7 months ago

    Fund e krye mllef pa baza. Ose ke diçka personale ose ose larg qoftë atë 500 mijëshin e Agronit ta kanë premtuar ty…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In