• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Agron Duka: Rama dhe Meta po “mjelin” popullin

by Java News
22/09/2015 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Republikane, flet për drejtimin e PD nga Basha dhe shkaqet e humbjes në Durrës

Për deputetin e Partisë Republikane Agron Duka qeverisja aktuale nuk mund të quhet të suksesshme. Sipas tij, Kryeministri Edi Rama nuk po mban premtimet që ka dhënë para se të vinte në pushtet. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Duka ka komentuar dhe raportin e “konfidencial” të OSBE-së. Ai thotë se raporti është hartuar mbi bazë thashethemesh. “. Është një papërgjegjshmëri e madhe kur ky institucion shprehet se raporti është “kofidencial” për përdorim të brendshëm dhe në fakt publikohet në media. Edhe sikur të ishte një individ i zakonshëm duhet të mbante përgjegjësi për një veprim të tillë e jo më një institucion si OSBE, sepse shpifje të tilla cenojnë rëndë imazhin e individit. qoftë ky politikan apo jo”,- shprehet Duka.

Z. Duka, keni shprehur indinjimin tuaj për raportin e OSBE dhe cilësimin tuaj si person i lidhur me krimin dhe bandat kriminale?

Natyrisht që jam i indinjuar, e para sepse OSBE ka pranuar që i është referuar artikujve të gazetave dhe informacioneve jo zyrtare, dhe e dyta jam prekur padrejtësisht. Është një papërgjegjshmëri e madhe kur ky institucion shprehet se raporti është “kofidencial” për përdorim të brendshëm dhe në fakt publikohet në media. Edhe sikur të ishte një individ i zakonshëm duhet të mbante përgjegjësi për një veprim të tillë e jo më një institucion si OSBE, sepse shpifje të tilla cenojnë rëndë imazhin e individit. qoftë ky politikan apo jo. Në këtë raport unë përmendem për evazion fiskal dhe lidhje me banda kriminale, akuza qesharake pa asnjë bazë por që nuk janë të reja për mua. Këto akuza dikur kur unë kam qenë Ministër i Bujqësisë 2001-2005 më janë bërë nga zoti Berisha. Besoj ju kujtohen etiketimet e tij të asaj kohe si “Duka i krimit”, “Klani i Zemunit”, etj. Koha tregoi që këto akuza ishin të pabaza dhe politike. Megjithëse unë jam shkëputur nga politika aktive nga 2005 deri me 2013 asgjë nuk u vërtetua. Më habit fakti që OSBE gjatë hulumtimit në media nuk ka mbledhur ata që thuhen për mua dhe tim vëlla, Armand Duka (ortakun e vetëm). Nuk duhet shumë vëmendje për të parë që ne të dy vëllezërit jemi qytetar nderi të Shijakut ,Tepelenës, Gjirokastrës, etj. Vëllai im, President i FSHF-së, drejton me shumë sukses këtë institucion dhe për herë të parë Shqipëria në futboll arrin të renditet e 22-ta në botë. Nëse vazhdojmë mund të flasim gjatë për këtë pyetje por unë po e mbyll duke i uruar ekipit kombëtar të futbollit pjesëmarrje në Kampionatin Europian 2016.

“Gjella me kripë e kripa me karar”, jeni shprehur ju për Z.Erion Veliaj, si i shikoni muajt e parë në detyrë të tij?

Unë jam shprehur shumë sinqerisht dhe shpresoj të më ketë mirëkuptuar, sepse qëllimi im ka qenë të ndikoj për mirë. Sipas meje, një detyrë e tillë si kryetar bashkie apo ministër e ka të domosdoshme daljen në media, por kur kjo bëhet vend e pavend krijon bezdi dhe ka efekt të kundërt. Natyrshëm njerëzit mendojnë që “këta” e kanë mendjen të reklamojnë punën e tyre dhe jo të bëjnë punë efektive. Unë, mendoj që njerëzit i prekin çdo ditë ato që realizohen siç ndjejnë mungesën e atyre që nuk bëhen. Prandaj, dalja në media duhet të bëhet atëherë kur duhet për ti shërbyer punës e jo për tu dukur. Daljet e Erionit në media, sipas mendimit tim, vazhdojnë të jenë të ekzagjeruara.

Thonë që bukën e tjetrit nuk e han dot, a mund ta lidhim edhe me humbjen e PD-së në Durrës pasi ofertës suaj për të kandidat për Bashkinë e Durrësit nuk u pranua?

Opozita në zgjedhjet vendore në Durrës ka qenë e bashkuar dhe nuk ka qenë kjo arsyeja e humbjes. Unë jam shprehur për këtë edhe më parë. Sipas mendimit, tim zgjedhjet në Durrës nuk kanë qenë të lira dhe në pozita të barabarta. Grida ishte një kandidaturë shumë e mirë, por nuk mund ti bënte ballë blerjes masive te votave si edhe presioneve ndaj administratës të bëra nga kundërshtari.

Z. Duka, si po qeveris Edi Rama?

Mendoj që nuk është e suksesshme, nuk po mbahen premtimet që u bënë në 2013-ën për shëndetësi falas, zhvillim modern rural, etj. Ekonomia vazhdon të lëngojë dhe largimi masiv i njerëzve është një fenomen negativ. Ka një përpjekje pozitive për formalizimin e ekonomisë, por kjo, sidomos në bujqësi, duhet të shoqërohet me subvencione, ndryshe nuk mund të realizohet.

Është Berisha duke eklipsuar Bashën, dhe a ka opozita njeriun e duhur për të drejtuar një partinë?

Berisha është në vendin e vet. Ai është aktiv si deputeti më me eksperiencë i PD-së si dhe zëri më protagonist i saj, ndërsa Basha po bën realisht rolin që i takon si kryetari aktual i Partisë Demokratike.

Si e komentoni qëndrimet e Presidentit mbi kthimin e ligjeve për rishqyrtim në kuvend?

Presidenti ka bërë detyrën e tij. Ai ka kthyer në Kuvend ligjin për Turizmin dhe Arsimin duke argumentuar se përse këto dy ligje duhet të rishikoheshin. Ajo që bëri Kuvendi, për mendimin tim, ishte gabim duke e kaluar edhe njëherë për votim pa asnjë ndryshim. Duket qartë që maxhoranca dhe institucioni i Presidentit e shohin njëri-tjetrin kundërshtar dhe kjo e dëmton cilësinë e ligjeve. Fakti që për ligjin për arsimin pati protesta nga studentët dhe pedagogët tregon se maxharonca nuk kishte të drejtë dhe do ishte mirë të merrte parasysh përmirësimet e bëra nga Presidenti, i cili duket qartë që ishte konsultuar me grupet e interesit.

Si a është kështu momentalisht situata midis aleatëve PS-LSI?

PS dhe LSI po qeverisin së bashku, unë si anëtar i opozitës i shoh të dyja bashkë. Lopë për tu mjelë, aktualisht është populli sipas meje..

Next Post

ZYRTARE / Dënohet Diego Costa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau dy vëllezërit shqiptarë dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet autori pas 30 vitesh (Emri)

Vrau dy vëllezërit shqiptarë dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet autori pas 30 vitesh (Emri)

May 19, 2026
CNN: Fondi i Trump për “të dëmtuarit nga Biden”, simbol i një presidence të paturpshme

CNN: Fondi i Trump për “të dëmtuarit nga Biden”, simbol i një presidence të paturpshme

May 19, 2026
Putin: Marrëdhëniet Rusi-Kinë po stabilizojnë botën, po bashkëpunojmë për paqen

Putin: Marrëdhëniet Rusi-Kinë po stabilizojnë botën, po bashkëpunojmë për paqen

May 19, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

May 19, 2026
Nafta bie në tregjet globale pas vendimit të Trump për të shtyrë sulmin ndaj Iranit

Nafta bie në tregjet globale pas vendimit të Trump për të shtyrë sulmin ndaj Iranit

May 19, 2026
Sondazhi: 53.5% e shqiptarëve besojnë në anëtarësimin në BE deri në 2030, rritje për PS në 45%

Sondazhi: 53.5% e shqiptarëve besojnë në anëtarësimin në BE deri në 2030, rritje për PS në 45%

May 19, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji: Berisha është pengesë për fitoren e PD-së, duhet ndryshim i lidershipit

May 19, 2026
SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

May 19, 2026
Sylvinho largohet nga Kombëtarja Shqiptare, zbulohet emri i trajnerit të ri

Sylvinho largohet nga Kombëtarja Shqiptare, zbulohet emri i trajnerit të ri

May 19, 2026
Zjarr në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, digjen gjysma e çatisë dhe mallrat

Zjarri në tregun e Lushnjës, dëme të mëdha, tregtarët kërkojnë dëmshpërblim

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In