• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agron Duka: Mund të bëj koalicion me PS… Largimin e Bashës mund ta kërkoj PD-ja nëse…

by A R
22/06/2020 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleati i Partisë Demokratike, kryetari i PAA-së, Agron Duka i ftuar në studion e Report Tv përballë gazetarit Besard Jacaj u shpreh se sondazhet nxjerrin koalicionin opozitar fitues të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Nëse ne kandidojmë, opozita e bashkuar në koalicion, përballë PS-së e vetme, në kërkim të ndonjë aleati, fiton opozita, në cdo sondazh.

Koalicioni është i fortë. Vetëm nuk qeveris LSI-ja, qeveris me atë tjetrën, prostitucioni nuk bëhet vetëm, do partner, prandaj akuzo atë tjetrën, që sa herë i duhet për të qeverisur i bën ofertë tjetrës. Mos bëni diversione. Vetë Rama me natyrën e tij ka larguar gjithmonë aleancat” tha ai.

I pyetur nëse koalicioni opozitar nuk arrin të vijë në pushtet në 2021, a do të kërkojë dorëheqjen e Lulzim Bashës, ai tha “E para nuk më takon mua, sepse nuk jam anëtar i PD-së. Atë mund ta bëjë PD-ja nëse, por unë nuk mendoj se mund të ndodhë një gjë e tillë” tha ai.

Por çfarë ndodh nëse ndalohen koalicionet parazgjedhore? “Nuk ndodh kurrë. Marrëveshja nuk mund të shkelet, nëse ndodh do të konkurrojmë vetëm dhe pastaj zgjedhjet janë normale në bazë të peshës“. Nëse nuk ka koalicione parazgjedhore, a përjashton Agron Duka një koalicion me PS-në pas zgjedhjeve?

“Edhe mund të ndodhë. Nëse ne marrim aq deputetë sa i duhen forcës që do të fitojë dhe në rastin konkret mund të jetë PS, por pa Ramën, unë personalisht me Ramën nuk mund të bëj koalicion, ne jemi thyer njëherë për atë punë” tha ai. Por kush mund të jetë tjetër? “PS ka shumë figura“.

Për shembull zoti Braçe?  “Po, edhe ai mund ta bëjë, shumë i mirë është, ka shumë eksperiencë dhe shumë më shumë kontribute sesa Rama në PS, që është konvertuar socialist kohët e fundit, ka qenë rilindas. Në jetën politike ka qenë simpatizant i opozitës aso kohe, anti-konformist, pak rebel, që i pëlqente mendja e tij e pa përshtatur nga forca që ka dalë më vonë u konvertua, filloi të vishej me kollare” tha ai.

Por si e komenton ai ngërçin e fundit mbi KQZ për draftin e reformës zgjedhore dhe si e shikon fundin? “Janë momentet e fundit që rezistohet për të fituar se cila palë. Reforma po mbahet peng nga shumica. U arrit marrëveshja përmes presionit ndërkombëtar edhe pse kemi zotime që këto të jenë të fundit, por shoh që jemi larg, pasi presioni ndërkombëtar vijon. PE na kondicionon për 15 kushte. Nëse do të arrihet që të realizohen kërkesat politike, mendoj që jeta mund të rikthehet në një farë normaliteti“.

Por a e shikon Duka marrëveshjen si pazarin e ri mes Ramës dhe Bashës? “E njëjta punë është bërë gjithmonë, sa herë që partitë e mëdha kanë dashur të arrijnë dicka kanë nxjerrë si justifikim stabilitetin e vendit. Reforma do të ishte e plotë nëse do të kishim edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndoshta me lista të hapura. Një reformë kirurgjikale do të ishte kjo.

Komisionet zgjedhore janë motamo njëlloj, partitë e vogla nuk kanë. Marrëveshja ka disa anë pozitive  nëse do të shoqërohen me ato kushte. Mendoj se do të realizohet identifikimi biometrik, financimi i partive, apo probleme të tjera, nëse do të arrihen ato kushte.

Nëse gjithë këto pika realizohen mendoj se kemi arritur dicka duke pranuar një reformë më tepër për stabilitet se atë që duhet të bënte. Në cdo prononcim publik kam qenë një ndër ata që kam shtruar problemin e sistemit, pasi nuk mendoj se është i drejtë, sistemi duhet patjetër të ketë elementë mazhoritar” tha ai.

Në fund, Duka tha se legalizimi i kanabisit mjekësor që paralajmëroi kryeministri Edi Rama disa javë më parë, duhet të kalojë më parë në diskutime të gjera, pasi dëmton bujqësinë. “Besoj se ka dëmtime megjithatë kjo është një temë e gjerë. Duhet me shumë kujdes, në këto momente nuk mund të bëhet, kemi një situatë atipike politike, nuk mundet që një forcë politike pa opozitë reale, të mundet të miratojë një ligj kontravers.

Mund të diskutohet kur të kemi një pushtet vendor të ndarë të konsoliduar. Mund të ketë dëme për bujqësinë shqiptare, mund të largohen nga kulturat tradicionale. Gjithsesi duhet një diskutim i gjerë dhe një mendim i të gjithë forcave politike për të parë nga anon” përfundoi ai.

/a.r

Next Post
Parashikimi i motit/ Reshje shiu në gjithë vendin, ja 4 qarqet ku do ketë shtrëngata në dy ditët në vijim

"Mëngjese me diell, mesditë me shi"... Qershori do të mbyllet me reshje dhe vranësira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com