Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas burimeve, mësohet se ai është vetëkarantinuar në shtëpi.
Duka ka përcjellë dhe një mesazh për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat.
“Të respektojmë masat, të ruajmë veten dhe të tjerët! Ju falënderojmë për bashkëpunimin”, – thuhet në një reagim të zyrës së shtypit të Partisë Agrare Ambientaliste.
/a.r