• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Intervista / Agron Duka: Çfarë mendoj për Grida Dumën

by
29/04/2015 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
U bënë disa ditë që çeshtja e kandidatit për bashkinë e Durrësit, mori një zgjidhje të padëshiruar për ju dhe PR-në. Si ndjeheni, pas gjithë asaj zhurme?
Natyrisht si fillim nuk u ndjeva mirë, sepse ishte krijuar një frymë optimiste në elektorat dhe e perceptova të padrejtë argumentin që duke qenë se Durrësi është bashkia e dytë për nga rëndësia pas Tiranës, kandidati duhet të jetë patjetër nga partia më e madhe e bllokut opozitar. Sipas konceptit tim nuk duhet të kishte rendësi pesha specifike në këtë  marrëdhënie partneriteti, por zgjedhja e një kandidati që premtonte fitoren.
Megjithatë unë premtova që, në se PD-ja nxjerr një kandidat me parametra të cilat ngjallin shpresa për fitore do ti kërkojë PR-së të mbështesim kandidaturën e përbashkët. Me daljen znj. Grida Duma mendimi i përgjithshëm është se opozita ka shanse të mëdha për fitoren e bashkisë prandaj edhe unë i kam bërë thirrje strukturave të PR-së si dhe dashamirësve të mijë të mbështesim kandidaturën e saj.
Në këto momente që po flasim unë ndjehem shumë mirë sepse kemi bërë disa takime së bashku me znj. Duma dhe po ndjehemi gjithnjë e më të sigurt në fitoren për të cilën po luftojmë të gjithë, ky optimizëm sjell natyrshëm zëvendësimin e ndjesive negative me pozitivitet, përveç kësaj për vetë natyrën time unë ndjehem shumë mirë kur të tjerët ndjehen mirë dhe këtë ndjesi po e shohim jo vetëm në elektoratin e djathtë, por në masë të madhe në të gjithë banorët e Durrësit, të cilët kërkojnë me patjetër të çlirohen nga pengmarrja “Dako”.
A nuk kishte një zgjidhje më të mirë (përveç tuajës), në Durrës, sesa “importimi” i një kandidature si ajo e Grida Dumës nga Tirana?
Në Durrës nuk mungojnë figurat, si në gjirin e së djathtës, edhe nga shoqërija civile, por në situatën e krijuar, mendoj se kandidatura e znj. Duma është absolutisht  më e mira. Kjo për faktin se ajo është një figurë shumë e njohur e PD-së dhe si pasojë do të sjelli bashkimin e të gjithë faktorëve brenda saj, përveç kësaj ajo është një vajzë durrsake dhe jo “importi”. Familja e znj. Duma është një nga familjet më të vjetra dhe të njohura të Durrësit, krahasuar kjo edhe me kundështarin politik. Unë mendoj se të qënit grua, si dhe ndikimi familjar, do të bëjë që ajo të ketë një përkrahje masive nga gjinia femërore dhe  shtresa gri, si  edhe një sasi të konsiderueshme votash të majta anti-Dako.
 Ka shumë fjalë dhe zëra në lidhje me shkallën e impenjimit tuaj dhe të përkrahësve tuaj, në fushatën e opozitës në Durrës. Si qëndron e vërteta?
Nuk besoj që mund të ketë zëra të tillë të paktën në Durrës e në zonën përrreth ku më njohin familjarisht. Unë kurrë dhe për asnjë rrethanë nuk mund të bëj “sikur”, unë jam i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë, megjithatë për të zhdukur çdo ekuivok po i përgjigjem pyetjes tuaj në ligjeratë të drejtë: Unë do luftoj  e do gëzohem njëlloj me fitoren e bashkisë, sa edhe znj. Duma.
A është e saktë të thuhet se me kaosin që u prodhua në Durrës, janë ulur disi shanset për ta fituar bashkinë?
Nuk ka kaos, por pati njëfarë ç’orientimi ditët e para, gjë e cila tashmë ka kaluar, pasi të gjithë krerët lokalë të PD-së  dhe PR-së, si edhe deputetët e Durrësit, janë të angazhuar në fushatë, e cila tashmë ka filluar dhe në ditët në vijim do të intensifikohet.
Opozita, më saktë PD, ka preferuar të shkojë thuajse e vetme në zgjedhje. Si e shihni këtë vendim të sajën?
Nuk është moment ideal që të përcillen partitë e vogla një muaj para zgjedhjeve. Unë nuk kam qenë në brendësi të negociatave, por mendoj se PD-ja në ndonjë rast duhet të ishte treguar më tolerante. Natyrisht aleanca e madhe ka premisë më shumë për fitore, por kur këto aleanca shkelin çdo parim dhe ideologji mund të vërtetohet edhe e kundërta.
Sa e saktë është që zoti Berisha ka pasur rol vemdimtar në spostimin e emrit tuaj nga lista e kandidaturave për Durrësin?
Berisha para disa ditësh tha që “nuk kam ndikuar për kandidimin e Dukës në Durrës”. Jam i prirur ta besoj, por sidoqë të këtë ndodhur , sipas situatës që po shohim, rezulton të ketë qenë një zgjedhje inteligjente.
Çfarë peshe do të kishte për opozitën, një humbje eventuale në Durrës?
Unë mendoj që fitorja e çdo bashkie ka rëndesinë e vet, por në Durrës, duke qenë se që nga viti 2000 qeveris e majta, fitorja merr një rëndësi të veçantë.
Më shumë se çdo qytet tjetër, Durresi ka nevojë të çlirohet nga pengmarrja e betonit dhe të marrë frymë lirisht, prandaj fitorja e Durrësit do ketë aromë lirie. Në Durrës, përveçse do fitojë znj. Duma, do të çlirohen qytetarët. Sa për humbjen, as që e mendoj.
Next Post

E kërcënonin me numër të fshehtë, deputeti Mima në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In