• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Agresioni rus rrit inflacionin, çmimet e ushqimeve dhe naftës në nivele rekord në Gjermani

by A R
22/03/2022 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet e prodhimit të produkteve tregtare u rritën ne Gjermani mesatarisht me 25.9 për qind në muajin Mars në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo ishte rritja më e lartë që nga fillimi i matjeve në vitin 1949”, sipas Zyrës Federale e Statistikave.

Arsyeja kryesore e rritjes së madhe të çmimeve të prodhimit është çmimi i energjisë. Çmimi i energjisë është rritur në shkurt me një mesatare prej 68 përqind. Gazi natyror ka kushtuar 125.4 përqind më shumë se në shkurtin e vitit 2021. Energjia elektrike dhe vaji për ngrohje janë rritur me 56.9 përqind.

Nëse nuk përfshihet në përqindje rritja e çmimit të energjisë, atëherë çmimet e prodhimit janë rritur me rreth 12.4 përqind më shumë se një vit më parë. Çmimet e produkteve ushqimore janë rritur me 9.2 përqind. Çmimet e vajrave bimore janë rritur 50.1 përqind, gjalpit me 64,4 përqind dhe kafeja 16,9 përqind. Rritje të larta ka pasur edhe për metalet, plehrat dhe ambalazhet prej druri.

Që nga sulmi rus në Ukrainë më 24 shkurt 2022, çmimet e energjisë, plehrave dhe ushqimeve si gruri dhe vaji i lulediellit kanë vazhduar të rriten, me pasoja shkatërruese në veçanti për vendet në zhvillim.

Duke pasur parasysh luftën dhe sanksionet që kanë lidhje me luftën, industria gjermane e ndërtimit paralajmëroi madje se mund të arrihet deri tek ndërprerja e ndërtimeve në Gjermani.

Ndërkohë janë ndërprerë edhe dërgesat e gjërave elementare si gozhdët apo vidat, të cilat mungojnë për shkak të sanksioneve. Si pasojë e luftës, ditët e fundit ka pasur rritje të mëdha të çmimeve edhe për çelikun, aluminin dhe lëndën e parë bitum, që kërkohet për prodhimin e asfaltit.

Ndaj furnizuesit me materiale nuk bëjnë më asnjë ofertë detyruese për këto materiale.

Shumica e kompanive gjermane po i vërejnë tani efektet e luftës në Ukrainë, drejtpërdrejt ose tërthorazi. Në një anketë të Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK), për të cilën javën e kaluar u anketuan 3,700 kompani, 78 përqind prej tyre deklaruan se ishin të prekura nga kjo luftë. Vetëm 22 përqind nuk kanë ndjerë deri tani asnjë pasojë të luftës dhe sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

Dy nga tre kompani gjermane deklarojnë se janë të detyruara që çmimet t’ua faturojnë klientëve.

Tre të katërtat e kompanive industriale kanë probleme në logjistikë dhe në zinxhirët e furnizimit, pothuajse 90 përqind raportojnë mungesë të lëndëve të para dhe produkteve paraprake. Importet e rëndësishme nga Rusia për industrinë gjermane përfshijnë aluminin, nikelin dhe titanin.

Sipas një sondazhi në industrinë metalike dhe elektrike, 69 përqind e të gjitha kompanive presin rritje të kostos dhe pothuajse gjysma prej tyre presin humbje të dukshme në shitje dhe fitime, raporton Shoqata e Punëdhënësve Gesamtmetall.

“Norma e inflacionit këtë vit, me rreth 5.8 përqind, mund të jetë më e lartë se kurrë më parë në Gjermaninë e ribashkuar”, thotë parashikimi aktual.

Nëse çmimet e gazit rriten me 50 përqind krahasuar me një vit më parë, e mundur është edhe një normë inflacioni prej më shumë se 6 përqind.

/a.r

Next Post
Përfshihet nga flakët shtëpia në Tiranë, nënë e bir dërgohen në spital

Tiranë, i zoti në spital, shtëpia shkrumbohet nga flakët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të gjithë në Arabinë Saudite? Jo më. Nga Neymar te Cancelo, emrat e mëdhenj që hoqën dorë nga paratë

Të gjithë në Arabinë Saudite? Jo më. Nga Neymar te Cancelo, emrat e mëdhenj që hoqën dorë nga paratë

January 26, 2026
Berisha mungon në foltoren e PD, Këlliçi: Dhuna në protestën e 24 janarit me vendim nga bunkeri i Surrelit

Berisha mungon në foltoren e PD, Këlliçi: Dhuna në protestën e 24 janarit me vendim nga bunkeri i Surrelit

January 26, 2026
I kërkuan farmacistes ilaçin “Xanax”, kur ajo refuzoi t’ua shiste, e kafshuan në dorë dhe…! Detaje nga vdekja e dy shtetaseve ukrainase në Tiranë, ç’ndodhi 2 ditë më parë

Shtohet lista e barnave të rimbursueshme, Fondi i Sigurimit Shëndetësor: Nuk është mbyllur asnjë farmaci

January 26, 2026
U paraqit në SPAK, reagon Plarent Ndreca: Jam thirrur si person në dijeni për një hetim për persona të tretë

Midis fjalës dhe realitetit: Gjykata e Lartë përballë misionit të saj kushtetues

January 26, 2026
Karabinierët italianë gjunjëzohen nga një kolon i armatosur, Tajani thërret ambasadorin izraelit

Karabinierët italianë gjunjëzohen nga një kolon i armatosur, Tajani thërret ambasadorin izraelit

January 26, 2026
Kandidati republikan tërhiqet nga gara për Guvernator, akuzon Trump për hakmarrje ndaj qytetarëve

Kandidati republikan tërhiqet nga gara për Guvernator, akuzon Trump për hakmarrje ndaj qytetarëve

January 26, 2026
“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

January 26, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

January 26, 2026
I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

January 26, 2026
Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In