• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Agresioni rus në Ukrainë/ Medvedev i tha ‘budalla’, ministri italian i Mbrojtjes: Mbroj kombin e sulmuar, le të më quajë çfarë të dojë!

by Java News
28/01/2023 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvëndëskryetari i Këshilli të Sigurimit të Federatës Ruse, Medvedev e ka quajtur në mënyrë indirekte “budalla” ministrin italian të Mbrojtjes, kjo pasi ai po mbështet Ukainën në luftë.

“Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Medvedev , i njohur për mençurinë dhe objektivitetin e tij, ndoshta ka të drejtë kur më quan “budalla”. Medvedev ka ‘të drejtë’ sepse, pavarësisht nga ajo që ai ose ambasadori rus në Itali mund të përpiqen të bëjnë, të nënkuptojnë dhe të më bëjnë të ndryshoj mendje, duke përhapur lajme të rreme për mbrojtjen italiane ose sulme personale të nivelit të ulët, unë vazhdoj të mendoj se është e drejtë të ndihmosh një komb të sulmuar pa asnjë arsye, siç është Ukraina, për të mbrojtur qytetet e saj, njerëzit e saj dhe ekzistencën e saj. Unë do të isha gati ta bëja edhe për popullin rus, me role të kundërta”, kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto në një shënim.

Ai shtoi se është pro përfundimit të menjëhershëm të agresionit rus dhe vrasjes pa shkak të ushtarëve.

“Nëse rusët nuk do të kërkonin një fitore totale, por vetëm përfundimin e armiqësive dhe rivendosjen e ligjshmërisë ndërkombëtare, që janë objektivi i vetëm i qeverisë italiane dhe i veprimit tim si ministër, do të mjaftonte që ata të përfundonin armiqësitë dhe të uleshin në tryezën e paqes. Vetëm në këtë mënyrë dhe menjëherë do të pushonte gjithçka. Si lufta ashtu edhe ndihma ushtarake e Italisë dhe e vendeve të tjera që vetëm po ndihmojnë një shtet të sulmuar për t’u mbrojtur kundër një shtet agresor”, përfundoi ai.

E gjitha ka nisur pasi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitri Medvedev , ka sulmuar ministrin italian të mbrojtjes, Guido Crosetto, për deklaratat e tij mbi nevojën për të dërguar armë në Kiev.

“Nuk ka shumë budallenj në strukturat e pushtetit në Evropë”, shkruante ish-presidenti rus në Telegram, por “një ministër i caktuar i mbrojtjes nga një Itali e caktuar e quajti furnizimin me automjete të blinduara dhe armë të tjera në Ukrainë si parandalim të Luftës së Tretë Botërore”.

Crosetto deklaroi dje pasdite se “lufta e tretë botërore do të fillonte në momentin që tanket ruse të mbërrijnë në Kiev dhe në kufijtë e Evropës. Sigurimi që ato të mos mbërrijnë është e vetmja mënyrë për të ndaluar luftën e tretë botërore”./m.j

Next Post
Tragjike/ Ishin strehuar në qendrën e kujdesit, gjenden të vdekura dhe të hedhura në lumë dy vajza adoleshente

Tragjike/ Ishin strehuar në qendrën e kujdesit, gjenden të vdekura dhe të hedhura në lumë dy vajza adoleshente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

September 20, 2026
Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

September 20, 2026
Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

September 20, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

“Huthitë kanë rënë dakord të mos sulmojnë SHBA”, Trump: Jemi në fazën e vendimmarrjes për Iranin

September 20, 2026
Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

September 20, 2026
“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

Hita pas vrasjes në Sarandë: Fokus te grupet kriminale dhe konfliktet në qytet

September 20, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

September 20, 2026
Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

September 20, 2026
Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

September 20, 2026
Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com