• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agonia e një partie!

by Dritan Hila
08/10/2024 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Ka një sforcim disa vjeçar të punëtorëve të propagandës së rithemelimit për të justifikuar rënien gjithmonë e më tepër të forcës së PD dhe Berishës. Herë të vetëdijshëm dhe herë nuk e besojnë as vetë, shikojnë se si po tkurret çdo ditë PD, pavarësisht se problemet e Ramës në qeveri janë të tilla që do fuqizonin çdo opozitë.

Përpiqen të gjejnë arsye tek kapja e institucioneve nga Rama, tek aleanca me banditë, tek trafiqet, tek oligarkët, a thua se këta nuk kanë qenë këtu. Të gjitha kanë qenë edhe në kohën kur në pushtet ishte Berisha dhe ai i kishte në dorë, por arsyet janë komplet të tjera.

Në vitin 2013 institucionet i kishte kapur edhe Berisha, pa përjashtim; gjyqësori dhe prokuroria ishin shtojca të Berishës; bandat faleshin tek Berisha dhe oligarkët ishin me Berishën që i krijoi, madje ende sot e kanë idhull dhe i çojnë taksën dhe xhelepin.

Arsyeja e vërtetë është që Berisha tashmë është i plakur dhe i vrarë moralisht. Është i plakur nga ana fizike pasi është 80 vjeç. Është i plakur në ide që reflektohet tek gjuha e tij me revolucione e përmbysje. Është i braktisur nga qytetet e mëdha dhe kjo jo për faj të Ramës por për faj të Berishës që erdhi nga fshati por fshatin nuk e nxori dot kurrë nga vetja dhe në një botë globale do ta kthejë këtë vend në një fshat të madh.

Është i bojkotuar nga ndërkombëtarët dhe të mendosh se mund të vish në pushtet pa pëlqimin e amerikanëve, britanikëve apo gjermanëve të cilët janë taksativë në izolimin e tij, i bie që nuk ka dalë nga fshati dhe mendon se fshati është bota.

Ekipi i tij është anonim dhe me mungesa të figurave të nivelit kombëtar. Berisha i vrau gjithë individualitetet në atë parti dhe tashmë në rreshtin e parë të protestave ka figura që nuk dinë çfarë të bëjnë nëse ai nuk i bie telefonit. I fundmi mit i tij, që ishte ai i ndershmërisë, e vrau SPAK, dhe ky është vetëm fillimi i dosjeve që do t’i hapen. Berisha nuk nxori mësimet që jep historia për ciklin e një udhëheqësi. Mbase do që ta mbyllë duke u ndeshur me bajlozë, sepse plaku bëhet si fëmija, bajloz që në këtë rast është perandoria amerikane, por harroi se perandoritë nuk të japin kënaqësinë e dueleve por të bëjnë qesharak, siç e kanë bërë duke e mbyllur në katin e 8-të. Ndaj protestat po rrudhen çdo ditë e më shumë dhe kanë mbetur vetëm nostalgjikët.

PD është një parti që po vdes. Dhe sikurse në vdekjen e një njeriu askush nga të afërmit nuk do ta besojë, edhe nostalgjikët nuk e qasin mendimin se kjo parti po vdes bashkë me Berishën. Të tjerët janë ose hijenat që po presin të marrin trashëgiminë, ose shejtanët që tallen dhe i marrin paratë që ka nëpër xhepa.

Next Post
Katër javë para zgjedhjeve, sondazhi kombëtar: Harris merr 52% të votuesve asnjanës, Trump 36%

Katër javë para zgjedhjeve, sondazhi kombëtar: Harris merr 52% të votuesve asnjanës, Trump 36%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com