• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agonia e Davos-it!

by Java News
18/01/2023 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Irena Beqiraj

Në 16 janar 2023, një raport i OXFAM tregoi se 1 përqindëshi më i pasur i botës ka përfituar gati dy të tretat e të gjithë pasurisë së krijuar që nga viti 2020, rreth 42 trilion dollarë. Kjo shifër është pothuajse dy herë më e madhe se pasuria që ka shtuar 99 përqind e popullsisë së botës. Ndërsa gjatë dekadës së kaluar,1 përqindëshi më i pasur kishte realizuar vetëm gjysmën e të gjithë pasurisë shtesë.

Raporti “Mbijetesa e më të pasurve” u publikua në ditën e hapjes së Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Elitat po mblidhen në vendpushimin zviceran të skive ndërkohë që për herë të parë në 25 vjet pasuria ekstreme dhe varfëria ekstreme janë rritur njëkohësisht.

“Ndërsa njerëzit e zakonshëm bëjnë sakrifica të përditshme për gjërat thelbësore si ushqimi, super të pasurit kanë tejkaluar edhe ëndrrat e tyre më të çmendura. Pas dy vitesh, kjo dekadë do të jetë më e mira për miliarderët “, thotë drejtoresha e OXFAM-it.

Mbledhja vjetore e të pasurve dhe të fuqishmëve në Davos të Zvicrës është bërë një ushtrim gjithnjë e më i kotë i vanitetit edhe i optimizmit.

Pjesëmarrësit e Davos kanë qenë gjithmonë euforikë për normat e rritjes ekonomike, derregullimit të taksave të ulëta etj. Edhe pse ekonomistët u kanë kujtuar shpesh se kjo rritje nuk është e qëndrueshme dhe se nuk ka qenë kurrë gjithëpërfshirëse, në botën e tyre ku lakmia për pushtet e para është gjithmonë më e madhe, argumente të tilla kanë pak ose aspak ndikim. Fundja cili do të ishte kuptimi i gjithë atyre avionëve privatë, hoteleve luksoze dhe shampanjës Mowt & Chandon Imperial Vintage, nëse ata do të gërvishtnin më shumë se sipërfaqësisht gjendjen e botës, edhe sfidat e saj?

Kuptohet ekonomistët edhe publiku janë gjithë sy e vesh që të dëgjojnë një arsyetim nga liderat botërore sesi mund të luftohet pabarazia kur Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë midis 2014 dhe 2018, pagoi një “normë reale tatimore” rreth 3 për qind edhe Aber Christine, një shitës mielli në Ugandë, fiton 80 dollarë në muaj dhe paguan një normë tatimore prej 40 për qind?

Por mbi të gjitha, në çdo lëvizje të buzëve të tyre, do të përpiqen të kuptojnë gatishmërinë e tyre për të ndryshuar gjendjen.

Në këtë kontekst, luftimi i pabarazisë kërkon ndryshime thelbësore në mënyrën se si çdo qeveri menaxhon ekonominë e vetë.

Ku së pari duhet të ndërmerren veprime për të siguruar që të gjithë punëtorët të marrin një pagë jetese; duhet të futen më shumë sisteme tatimore progresive; qeveritë duhet të rrisin shpenzimet për shërbimet publike; politikëbërja duhet të jetë më transparente; dhe rregulloret financiare duhet të forcohen.

Por një hap tjetër që nuk është aspak në duart e qeverive të vendeve në zhvillim edhe të varfra ku jeton më shumë se gjysma e botës është eleminimi i parajsave fiskale.

Nga 118 partnerët e Forumit Ekonomik Botëror, 109 prej tyre kanë praninë e të paktën një parajse fiskale në juridiksionet e tyre. Duke lejuar koorporatat dhe individët super të pasur të shmangin pagesën e pjesës së tyre të taksave, parajsat fiskale po u mohojnë qeverive sidomos të vendeve të varfra të ardhurat që mund dhe duhet të shpenzohen në shkolla, kujdes shëndetësor apo shërbime të tjera thelbësore. Pothuajse një e treta e të gjithë pasurisë së vendeve në zhvillim është në parajsat fiskale .

Qeveritë e G-20 deri tani i kanë injoruar problemet e paraqitura nga parajsat fiskale. Kështu parajsat fiskale janë bërë një mënyrë gjithnjë e më e zakonshme e të bërit biznes, duke pamundësuar mbledhjen e taksave për vendet e varfëra edhe në zhvillim. Eshtë koha për t’i dhënë fund kësaj praktike.

Nëse burrat dhe gratë në Davos ndërmarrin veprime të forta për të adresuar pabarazinë, viti 2023 mund të jetë një pikë kthese. Një vit ku të hidhen themelet e një ekonomie të re globale që funksionon për shumicën , jo vetëm për vendet e pasura edhe vetëm për të pasurit.

Pa këtë vullnet, ditët e vjetra të shkëlqimit të Davosit po marrin fund, megjithëse shampanja që do të konsumohet darkave do të vazhdojë të jetë e cilësisë superiore.

 

Next Post

Rezoluta/ Parlamenti Evropian kërkon parandalimin e ndikimit të Rusisë në Ballkan: Të përshpejtohet procesi i zgjerimit

Comments 1

  1. Bosko Mani says:
    3 years ago

    …..si “shumë mëndje ndritur” kjo tralaraska që bytha nuk i zë vënd gjëkundi, me një “ “impotencë” intekektuale dhe vokabular të theksuar ordiner në rrethin shoqeror…. dhe kjo jep mënd ?
    Mos o zot, të degjosh këtë. Në Çdo gjë ku ka qenë, e ku ka dhënë mënd, ka shkuar rakapjerthi….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In