• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agnus Dei merr çmimin e 90-të, këtë herë në Portugal International Film Festival

by Java News
19/09/2017 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Edicionin 2017 të Portugal International Film Festival, në programin zyrtar kanë garuar 44 filma në pesë kategori, nga më shumë se 6000 tituj filmash sa kishin konkuruar në këtë edicion. Në festivalin njëjavor i cili ka përfunduar të shtunden në Porto të Portugalisë, janë shfaqur filma nga SHBA, UK, Gjermania, Franca, Kina, Brazili, Australia, Italia, Irani, Kosova, Kroacia, Greqia, Holanda, Spanja, Argjentina, Zvicra, etj.

Filmi kosovar Agnus Dei është shfaqur në mbyllje të festivalit dhe është duartrokitur gjatë nga salla e mbushur plotë në Croëne Plaza të Portos. Poashtu, prezantimi dhe fjala e rastit e regjisorit Sopi, është pritur me duartrokitje të gjata dhe me ovacione.

Eshtë hera e parë që z. Sopi ka udhëtuar në një festival filmi me një biletë të sponzoruar nga Ministria e Kulturës, për çfarë shfrytëzon këtë rast që t’i falenderon. Në natën gala të ndarjes së çmimeve, juria shtatë antarëshe e udhëhequr nga shkrimtarja Eliane Maciel, ka shpallur fitues filmin kosovar AGNUS DEI me skenar e regji të Agim Sopit.

Filmi Agnus Dei është shpallur si Filmin më i mirë i metrazhit të gjatë / Best Feature Film – Blue Star Awards / dhe ka fituar çmimin Blue Star Award.

Regjisori më i mirë në këtë edicion, është shpallur Gavin Irvine për filmin 20,40 to London nga Mbretëria e Bashkuar, çmimin e skenaristi më të mirë e ka fituar Scott Simpson për filmin The Mackenzie Breakout nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse filmi më i mirë i shkurtër është shpallur filmi City of my Heart me regji të Konstationos Petsas nga Greqia.Para dhjetë ditësh, filmi Agnus Dei ka fituar çmimin për Skenarin më të mirë / Best Screenplay/ në Onoiros International Film Festival në Romë të Italisë.

Çmimi Blu Star Aëard për Filmin më të mirë që vie nga Portugal International Film Festival, është çmimi i 90-të jubilar për filmin AGNUS DEI, i cili ka përfaqësuar Kosovën në rreth 200 festivale në të katër anët e botës. Për filmin Agnus Dei janë shkruar me mijëra artikuj në mediat e shkruara dhe ato elektronike në të gjithë botën. Filmi është bërë pjesë e enciklopedive të ndryshme dhe listave të filmave më të mirë të dekadës.

Me 90 çmimet e fituara nga të cilat mbi 60 çmime të para dhe me më shumë se 70 nominime, Agnus Dei cilësohet si njëri ndër filmat më të suksesëshëm të Ballkanit në gjithë historinë e kinematografisë.
Agnus Dei, shtjellon dramën e Petrit, një të riu rreth të tridhjetave,i cili bënë një jetë të dëshpruarish me të ëmen Maria dhe burrin e saj Stojanin në një fshat në Serbi. Petri, ka lindur në Kosovë nga një ‘dashuri e ndaluar’ mes nënes së tij Mari dhe babait shqiptar Dinit. Petri, cytet nga e ëma dhe rrethi që të shkoj në luftën e Kosovës.

Ai do të ikën nga lufta për në perendim, por mobilizohet dhunshëm dhe regrutohet në një njësit ushtarak në luftën e Kosovës. Në një akcion të përgaditur në shenjë hakmarrjeje, Petri vret babane vet Dinin, të cilin nuk kishte arritur asnjëherë ta njoh. Duke mos mundur të duroj krimet arbitrare në njisitin e tij, Petri dezerton nga ushtria.

Ai merr me vete të bijen e Dinit, Marien dhe ikën. Gjatë një rrugëtimi të vështirë, kur ata ndiqen nga palët e armiqsuara, Petri dhe Maria bien në dashuri.

Ata arrijnë të kthehen në shtëpinë e Petrit. Gjat raporteve të tensionuara me të ëmen, Petri meson se ka vrarë babanë e vet biologjik dhe se është dashuruar në motrën e vet. Duke mos mundur ta përballoj dramen e papritur, ai ia merr vetes jetën, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Zyrtari i PD sulmon Demirajn: E more detyrën me zell, por bëre deklarata të papjekura…

"Nëse vettingu është i ndershëm, policia..." Flet Dritan Demiraj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frikë nga përshkallëzimi i ri, BE koordinohet me Arabinë Saudite në Detin e Kuq për mbrojtjen e anijeve tregtare

Frikë nga përshkallëzimi i ri, BE koordinohet me Arabinë Saudite në Detin e Kuq për mbrojtjen e anijeve tregtare

October 22, 2026
Arrestohet në Gjermani ukrainasi, akuzohet se spiunonte për inteligjencën ruse

Arrestohet në Gjermani ukrainasi, akuzohet se spiunonte për inteligjencën ruse

October 22, 2026
Çmimi i naftës Brent shkon në 112 dollarë, gazi natyror mbetet pranë nivelit më të lartë në katër vjet

Çmimi i naftës Brent shkon në 112 dollarë, gazi natyror mbetet pranë nivelit më të lartë në katër vjet

October 22, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 23 Tetor 2026

October 22, 2026
Stuhia “Adam” godet jugun e Francës, humbin jetën 4 persona

Stuhia “Adam” godet jugun e Francës, humbin jetën 4 persona

October 22, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

October 22, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Buxheti i universiteteve çon mijëra studentë në protestë në Vjenë

October 22, 2026
“Shqipëria hapa përpara drejt BE”- Komisionerja Marta Kos: Katër vende pararojë drejt integrimit! Përgatisim një Europë të fortë, idetë do t’i çojmë para

Marta Kos: Shqipëria do të përfitojë nga Plani i Rritjes, reformat po përmbushen me sukses

October 22, 2026
Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

October 22, 2026
Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In