• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Agjenti “Venus” i Sigurimit? Sheshi: S’jam unë! Autoriteti i Dosjeve ka shkelur ligjin

by Java News
30/01/2019 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bujar Sheshi, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për akuzat që janë ngritur ndaj tij. Sheshi është akuzuar si si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit. Anëtari i KLP-së, në një intervistë për emisionin “Arena”, të Dritan Hilës, në Ora News, ka mohuar të ketë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit. “E vërteta është se unë nuk kam qenë kurrë në asnjë rast bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit”, është shprehur Sheshi.

Pjesë nga intervista: 

Hila: A keni qenë agjent i Sigurimit të Shtetit në gjimnaz?

Sheshi: Bëtë mirë që e filluat me këtë pyetje. E vërteta është se unë nuk kam qenë kurrë në asnjë rast bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit. Këtë të vërtetë kam deklaruar që në momentin e parë. E kam deklaruar edhe para Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kam nënshkruar edhe një deklaratë me rastin e kandidimit si anëtar i Këshillit, që unë nuk kam qenë ndonjëherë në shërbim të organeve të ish-Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtor i fshehtë.

Hila: Ka një akuzë të dytë për ju që thotë se keni punuar si oficer i sigurimit. Niset edhe nga fakti që ju keni mbaruar shkollën e lartë të sigurimit. Mbasi mbaruat shkollën e lartë punuat si operativ sigurimit apo vajtët në drejtim tjetër.

Sheshi: Unë kam mbaruar shkollën e lartë të Ministrisë së Brendshme, profil  sigurim dhe e kam përfunduar atje më 12 korrik 1979 kam marrë emërimin si hetues pranë degës së punëve të brendshme. Që ditën e diplomimit janë emëruar hetues dhe nuk kam punuar asnjë ditë në Sigurimin e Shtetit shqiptar.

Sigurimi i Shtetit ishte drejtimi kryesor që merrnin kuadrot që dilnin nga Shkolla e Lartë e Ministrisë së Brendshme dhe një pjesë me sa mbaj mend unë, kaluan në hetuesi. Atëherë, hetuesia sipas ligjit 1974, ishte e unifikuar dhe ishte në varësi administrative të Ministrisë së Brendshme. Ishte drejtori më vete siç ishte drejtoria e sigurimit, drejtoria e kufirit, dhe drejtoria e hetuesisë më vete. Në vitin ’83, me ligj është bërë shkëputja e Hetuesisë nga Ministria e Brendshme dhe krijimi i saj si Hetuesi e Përgjithshme njëlloj si Gjykata e Lartë dhe Prokuroria. Pra, ishte organ kushtetues.

Hila: Gjatë periudhës që keni punuar në Hetuesi, keni pasur akuza për shkelje ligji, tejkalim të masës së të drejtës, akte dhune…

Shoshi: Kam punuar rreth 5 vjet kur ishte pjesë e Ministrisë së Brendshme dhe vitet e tjera deri në 91, në Hetuesi si organ më vete nuk kam pasur asnjë lloj akuze, asnjë lloj ankese në lidhje me punën time si hetues. Mund t’ju them që periudha e ndryshimit të sistemit, përveç ndryshimeve të mëdhaja që solli dhe problemet që ndodhën nuk pati asnjë rast ku ndonjë person që kisha hetuar dhe dërguar në gjyq të më ketë akuzuar, të më ketë dalë para. Puna ime ka qenë në përputhje me ligjin. Nuk kam pasur asnjë reagim negativ.

Hila: Qeveria e re demokratike që erdhi, çfarë qëndrimi mbajti ndaj jush?

Sheshi: Mund të them që mbajti qëndrim ligjor, institucional. Vazhdova të punoj në hetuesi deri në vitin 1992, kur Hetuesia u shkri dhe i kaloi Prokurorisë së Përgjithshme. Që nga ai vit, unë kam punuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme deri në vitin ’94-n kur dhashë dorëheqjen vullnetarisht dhe me këmbëngulje. Ne vareshim nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe unë bëra kërkesa të përsëritura për t’u shkëputur derisa KLD miratoi kërkesën. Nga viti 1994 deri në mesin e ’97-n kam punuar avokat dhe që nga ajo periudhë e deri më tani kam punuar në prokurori.

Hila: Ju thoni që nuk keni qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit dhe aq më pak i rekrutuar prej tij. A ekziston mundësia që një dosje të falsifikohet? Një dosje agjenti.

Sheshi: Nuk e di a mund të falsifikohet një dosje e gjitha, por besoj se në rast se është e tillë është kollaj të zbulohet. Të falsifikosh një dosje të një agjenti të rekrutuar, do të thotë të falsifikosh deklaratën personale që ka firmosur për bashkëpunimin.

Hila: Kjo dosja për të cilën akuzoheni ju ka një deklaratë personale që pranon bashkëpunimin?

Sheshi: Në njoftimin e Autoritetit të Dosjeve nuk ka një deklaratë personale. Nuk kanë as dosje.

Hila: Dmth agjenti “Venusi” të ketë bërë deklarime, spiunime?

Sheshi: Autoriteti i Dosjeve në vendimin e tij thotë se bashkëpunëtori “Venusi” nuk ka raporte në drejtim të personave të tjerë.

Hila: Dmth Bujar Rasim Shesha, që i bie të jetë rekrutuar sepse për këtë bëhet fjalë nuk ka dhënë ndonjë personal për person të tretë.

Sheshi: Me atë që shprehet Autoriteti i Dosjeve nuk ka të dhëna për atë person dhe ka edhe një periudhë të shkurtër rekrutimi. 7 muaj është rekrutuar dhe më pas është skarcuar. Nuk e di çka ndodhur me të. Ajo që unë po ju them është që çfarë do që të ketë ndodhur nuk ka lidhje me personin tim. Bujar Sheshi jam unë. E them me përgjegjësi ligjore që unë nuk kam qenë i rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit si bashkëpunëtor i fshehtë. Unë them që kam mbaruar shkollën e lartë në profilin sigurim pranë Ministrisë së Brendshme. Kam punuar edhe hetues dhe vazhdoj të punoj si prokuror.

Hila: Ligji nuk bën fjalë si hetues, por si bashkëpunëtor.

Sheshi: Ligji, në pozicionin që jam unë sot, se deri sot nuk ka pasur ndalesë, ligji thotë se nuk duhet të jesh bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit ose anëtar i Sigurimit të Shtetit. Oficer i sigurimit. Nuk bëhet fjalë për hetues. Fakti që ligji ka pengesë, unë kam nënshkruar edhe një deklaratë që thotë se nuk kam qenë bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit. Unë jam i përgjegjshëm për atë që bëj. Nuk kisha pse të fusja veten në siklete si anëtar i KLP-së, për të cilën unë nuk përfitoj asgjë. Edhe paga dhe çdo gjë tjetër është njëlloj si ajo që kam pasur.

Hila: Bëhet fjalë për dy persona, Bujar Rasim Shesha, janar 57 ditëlindja,  dhe Bujar Ramiz Sheshi, 15 dhjetor 57. Ju jeni i dyti.

Sheshi: Po!

Hila: Ndërkohë që Autoriteti i Dosjeve pretendon se i pari është agjent, por ky ka lidhje me ju. Juve keni ndjekur një procedurë ligjore ndaj Autoritetit të Dosjeve. Keni bërë një padi. Çfarë nënkupton kjo?

Sheshi: Sipas mendimit tim, kjo është në kapërcim të ligjit. Autoriteti i Dosjeve disponon dhe administron dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe ka për detyrë si çdo akriv dhe thotë se ka apo jo dokumente për këtë person. I janë kërkuar dokumente për Bujar Ramiz Sheshin, i datëlindjes 15 dhjetor 1957. Ka bërë interpretimin që jam unë. Kjo është pjesë të asaj që unë e kam konsideruar si në shkelje të ligjit dhe jashtë kompetencave dhe është një nga pikat ku mbështetet denoncimi im pranë Prokurorisë Tiranë. Unë kam bërë edhe një kërkesë pranë Autoritetit të Dosjeve për të korrigjuar këto dokumente. Po pres përgjigjen.

Next Post
Emiliano Sala, publikohen pamje nga pjesët e gjetur të aeroplanit të tragjedisë

Emiliano Sala, publikohen pamje nga pjesët e gjetur të aeroplanit të tragjedisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com