• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Agjencia e Pronës: Pronarët që do të marrin 7 këste për tokën e zënë

by Aalison Pearse Stevens
02/07/2016 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Trajtimit të Pronës ka përfunduar shqyrtimin e dosjeve për 139 pronarë, toka e të cilëve është e zënë me ndërtime të paligjdhme. “ATP njofton se, më datë 01.07.2016, ka përfunduar procesi i shqyrtimit të disa kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që deri më tani përfitojnë kompensimin/ shpërblimin e saj deri në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave”, thuhet në deklaratën për mediat.

Pas publikimit të listës do të vijohet me procedurën e kalimit të parave në llogaritë bankare. “Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizirnin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar” saktësohet në deklaratën e ATP-së. Sipas këtij vendimi janë 98 kërkesa të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronës që kanë marrë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë. Në këtë mënyrë 98 personat kanë marrë 70 për qind të vlerës totale të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave.

Në vendimin e marrë dje rezulton se janë dhe 41 kërkesa të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronës që marrin këstin e pestë në total 13% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse. Për të 139 subjektet do të jepen 144 milionë lekë. Agjencia e Trajtimit të Pronës njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim.

Ndërkohë nuk u është kërkuar të paraqesin dokumentet shtesë. Vendimi i marrë nga ATP vjen vetëm dy ditë nga ndryshimi i procedurave që do të ndiqen për legalizimin e ndërtimeve informale si dhe për kompensimin e ish-pronarëve. Procesi i kompensimit të përfituesve ka nisur me paraqitjen e dokumeenteve si “Kërkesën për kompensimin e pronës sipas formatit tip; Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve; Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre;

Vërtetimin e lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferohet vlera financiare e përfituar; Fotokopjen e dokumentit të identifikimit, si dhe certifikatën familjare të kërkuesit; Mandatpagesën”. Pas kësaj ATP bashkëpunon me ALUIZNI- n dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme për verifikimin e konfirmimin e të dhënave për subjektet përfituese.

Grupi i punës, brenda 45 ditëve nga përfundimi i afatit për paraqitjen e kërkesës për kompensimin e pronës, vrifikon legjitimimin e kërkuesit për çdo kërkesë për kompensimin e pronës; Kontrollon dokumentacionin e paraqitur nga subjekti përfitues; Konfirmon të dhëna të tjera të nevojshme pranë institucioneve përkatëse. Në përfundim Drejtori i Përgjithshëm i ATP-së, në përfundim të procesit të verifikimit nga grupi i punës nxjerr vendimin për miratimin e listës së subjekteve që kompensohen si dhe publikohet lista e familjeve që u kalojnë paratë.

Procedura e re e legalizimeve

Qeveria ka rishikuar procedurat e legalizimit dhe hipotekimit të ndërtimeve në zonën informale. Tashmë do të jetë ALUIZNI që do të dërgojë në ZRPP-të përkatëse dosjet e banesave që u miratohen lejet e legalizimeve. Ndërsa 10 ditë nga marrja e dosjeve, hipotekat nisin procesin e regjistrimit. Teksa ndërtuesi do të njoftohet për detyrimin financiar. Menjëherë sapo subjekti plotëson këtë detyrim, kopja e pagesës i dorëzohet ALUIZNIT dhe ZRPP-së. Në këtë rast brenda 5 ditëve nga pagesa objekti do të regjistrohet duke i dhënë dhe certifikatën. Në rast se prona ka mbivendosje, atëherë do të pritet vendimi përfundimtar i gjykatës. Kjo edhe përsa i përket kompensimit të pronarëve.

ma.me

 

Next Post

"Nuk më bëhet me gruan". Ja shkaqet sipas Dr. Adem Harxhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Flamur Noka strumbullari i armiqësive në parti”, Doris Madhi flet për situatën në PD: Berisha e ka bërë pronë private

“Flamur Noka strumbullari i armiqësive në parti”, Doris Madhi flet për situatën në PD: Berisha e ka bërë pronë private

June 2, 2026
Shqipëria feston rezultatet në rrugën drejt anëtarësimit në BE, ministri Hoxha pret Komisioneren Marta Kos në Bruksel

Shqipëria feston rezultatet në rrugën drejt anëtarësimit në BE, ministri Hoxha pret Komisioneren Marta Kos në Bruksel

June 2, 2026
Nga Rexhep Meidani te Namik Dokle e Ylli Bufi, PS vlerëson me medalje ari “Gardën e Vjetër” në 35-vjetorin e saj

Nga Rexhep Meidani te Namik Dokle e Ylli Bufi, PS vlerëson me medalje ari “Gardën e Vjetër” në 35-vjetorin e saj

June 2, 2026
Rusia terrorizon ukrainasit, qindra raketa e dronë gjatë natës, 21 viktima e 100 të plagosur

Rusia terrorizon ukrainasit, qindra raketa e dronë gjatë natës, 21 viktima e 100 të plagosur

June 2, 2026
“Jemi akuzuar shpesh për tradhti”/ Rama: Shtrëngoni dhëmbët, mos dëgjoni ata që s’dinë ç’duan

“Jemi akuzuar shpesh për tradhti”/ Rama: Shtrëngoni dhëmbët, mos dëgjoni ata që s’dinë ç’duan

June 2, 2026
Protesta për Zvërnecin, Altin Goxhaj u kërkon qytetarëve që të futen brenda Kryeministrisë

Protesta për Zvërnecin, Altin Goxhaj u kërkon qytetarëve që të futen brenda Kryeministrisë

June 2, 2026
Rama: Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër! Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh vendin drejt BE

Rama: Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër! Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh vendin drejt BE

June 2, 2026
Aksident i rëndë në Kurbin, e reja përplas për vdekje 37-vjeçarin me motor

Aksident i rëndë në Kurbin, e reja përplas për vdekje 37-vjeçarin me motor

June 2, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Zvërneci/ Rama kundër protestuesve dhe gjysmë të vërtetat e gjysmë të drejtat

June 2, 2026
“Edhe Nano e përballoi burgun dhe…”, Rama në 35-vjetorin e PS: Nuk kërkojmë lirimin e Veliajt, sado i padrejtë të na duket ne

“Edhe Nano e përballoi burgun dhe…”, Rama në 35-vjetorin e PS: Nuk kërkojmë lirimin e Veliajt, sado i padrejtë të na duket ne

June 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In