• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afganët “bllokohen” në Shqipëri! Tre vjet pas rikthimit të talibanëve ende nuk janë transferuar në SHBA

by A R
18/08/2024 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nxorën me avionë dhjetëra mijëra afganë jashtë vendit gjatë evakuimit kaotik dhe vdekjeprurës nga Kabuli.

Disa mijëra afganë u zhvendosën përkohësisht në Shqipëri, ndërsa prisnin që të përpunoheshin vizat e tyre amerikane.

Por, tre vjet pas rimarrjes së pushtetit nga talibanët, dhjetëra afganë mbeten të bllokuar në vendin e vogël ballkanik. Afganët u evakuuan nga Kabuli në Tiranë në gushtin e 2021-ës.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, më shumë se 160.000 afganë janë zhvendosur në Shtetet e Bashkuara sipas programit të vizave speciale imigruese (SIV) që nga shtatori i vitit 2021.

Vizat SIV janë të destinuara për afganët që i kanë shërbyer Qeverisë së SHBA-së ose forcave të NATO-s të udhëhequra nga SHBA-ja, në Afganistan për të paktën një vit. Aleatët e SHBA-së në Perëndim, gjithashtu, kanë strehuar dhjetëra mijëra afganë.

Afganët që nuk kualifikohen për SIV, mund të aplikojnë për Programin e Pranimit të Refugjatëve në SHBA (USRAP), i cili u jep status prioritar të veçantë afganëve që kanë punuar për projekte të financuara nga Qeveria amerikane në Afganistan, përkthyes për Qeverinë amerikane dhe ndihmës për punonjësit e mediave dhe organizatave me bazë në SHBA.

Procesi i aplikimit për vizat SIV dhe zhvendosja përmes programit USRAP, mund të zgjasë me vite dhe grupet e avokimit kanë thënë se programet po vazhdojnë shumë ngadalë.

Kjo do të thotë se mijëra afganë që shpresojnë të sistemohen në Shtetet e Bashkuara kanë mbetur në harresë të gjerë në vendet e treta, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në vitin 2021, Shqipëria mirëpriti mijëra afganë për të qëndruar deri në shqyrtimin e rasteve të tyre të zhvendosjes. Çdo anëtar i familjes merr një pagesë mujore prej 50 dollarësh nga agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, por paratë mezi mjaftojnë për të paguar qiranë për apartamentin.

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se rastet e afganëve në Shqipëri po shqyrtohen në kuadër të programit amerikan për refugjatët. DASH-i “po lëshon vizat SIV për partnerët afganë me norma rekord”.

Në vitin e fundit fiskal të SHBA-së që përfundoi në shtator 2023, DASH-i lëshoi më shumë se 18.000 viza SIV për afganët, më së shumti në një vit të vetëm.

/a.r

Next Post
Policia serbe vret një person të lidhur me sulmin pranë Ambasadës izraelite

Policia serbe vret një person të lidhur me sulmin pranë Ambasadës izraelite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In