• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afërdita Dreshaj i jep fund lidhjes 3 -vjeçare me të dashurin milioner

by Aalison Pearse Stevens
01/10/2016 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdon karrierën e saj si modele, Afërdita Dreshaj e ka bërë tashmë zakon të shkaktojë zhurmë në botën e showbiz-it shqiptar me historitë e saj personale. Kësaj here flitet për një ndryshim të rëndësishëm në jetën private, ndarjen nga i dashuri i saj milioner çek, Jakub Kindl, shkruan “Panorama Plus”.

Dy vite pasi deklaroi për Afërditën se kishte rënë në dashuri, marrëdhënia e tyre ka hyrë në krizën e ndarjes. Dyshimet e para se lidhjes 3- vjeçare i ka ardhur fundi i ka ngritur “Prive”, nisur nga fotot që modelja poston në rrjetet sociale.

Mungesa e fotove çift në rrjetet sociale (që është në stilin e Afërditës) ka konfirmuar në njëfarë mënyre fjalët që kanë dalë nga miqtë e afërt të saj. Fotoja e fundit që ata kanë bashkë në Instagram është shkrepur në muajin korrik, gjatë pushimeve të tyre në Santorini, ku dhe festuan 30- vjetorin e Dreshajt.

Kindl, 28-vjeçar, ishte dashuria e re e Afërditës që nisi pas ndarjes nga këngëtari Shpat Kasapi. Edhe pse në intervistat e saj të para në Tiranë nuk e përmendi emrin e tij, të gjitha mediat e kishin zbuluar tashmë historinë e saj me milionerin çek, një hokeist i njohur. Nuk u desh shumë kohë dhe ajo e prezantoi me mamanë e saj, në një restorant luksoz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhurata e tij e parë shumë speciale dhe e shtrenjtë që i bëri Afërditës ishte për 28-vjetor, një makinë e bardhë, tip “Porsche”, për t’u pasuar me pushime të shtrenjta në të gjithë botën. Ajo e nisi këtë lidhje pas thashethemeve se ishte fotografuar me Leonardo di Caprion, ndërkohë që ishte në lidhje me Kasapin.

Por ky nuk ishte i vetmi “scoop” rozë nga Dreshaj. Ajo u përfol për një krizë me Kindl vitin e kaluar, pas një afere dashurie mes saj dhe një burri të martuar, Agon Amigës së “Babastars”. Mediat kosovare shkruan për histori flirti, dhe që çoi në prishjen e martesës së Agonit me Egzona Sylën.

Ishte vetë reperi ai që deklaroi se Afërdita e kishte provokuar gjatë dhe pas përfundimit të klipit “topless”, me qëllimin për t’i shkatërruar martesën, dhe ia kishte dalë. Sipas burimeve pranë Afërditës, kjo ndodhi nuk është anashkaluar nga i dashuri aktual, duke kërkuar që të mos jenë më bashkë.

Next Post
Ja fotografitë e fanellave të reja të Kosovës

Ja fotografitë e fanellave të reja të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

February 13, 2026
“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

February 13, 2026
Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

February 13, 2026
Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

February 13, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

February 13, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

Projekti që lidh Shqipërinë me Kosovën/ Albin Kurti: Këtë mandat nisim hekurudhën Gjakovë-Shkodër

February 13, 2026
“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

February 13, 2026
Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

February 13, 2026
Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

February 13, 2026
Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In