• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Afera e qeverisë ‘Berisha’ me koncesionin e vendburimit të Amonicës, shteti prish marrëveshjen

by Java News
11/03/2017 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Me miratimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, shoqëria shtetërore e naftës Albpetrol sh.a. ka njoftuar mbylljen e Marrëveshjes Hidrokarbure “Për Zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Vendburimin e Amonicës”. Gjithashtu është urdhëruar fillimi i procedurës për marrjen në dorëzim nga Albpetrol të vendburimit të naftës nga kompania “Phoenix Petroleum sh.a.”.
Ky vendim vjen si rezultat i mos përmbushjes së detyrimeve kontraktuale nga kompania “Phoenix Petroleum sh.a” dhe ndalimin e punës në vendburimin e Amonicёs qё prej muajit Nëntor 2016. Ky ndalim, përveç dëmtimeve që i shkakton vendburimit të naftës, përbën edhe një rrezik për shëndetin e banorëve qё jetojё pranë si dhe dëmtimin e mjedisit. Në urdhrin e ministrit Gjiknuri kërkohet marrja e masave për të garantuar shëndetin e banorëve që jetojnë përreth vendburimeve si dhe rivënia në punë brenda një kohe sa më të shkurtër e puseve të fondit të ndalur.
Procedura për prishjen e Marrёveshjes Hidrokarbure ka nisur njё vit mё parё, pas evidentimit të mos përmbushjes së kushteve nga kompania përkatëse. Kontraktori u njoftua se kishte njё afat 6 mujor për korrigjimin e shkeljeve kontraktuale, por pas përfundimit tё njoftimit dhe mos marrjes sё masave nga ky Kontraktor, u njoftua prishja e Marrёveshjes. Pavarësisht se kompania “Phoenix Petroleum sh.a” ka shprehur angazhimin për përmbushjen e kushteve të marrëveshjes dhe shlyerjen e borxheve kundrejt Albpetrol, ajo nuk ka marrë asnjë veprim konkret për të plotësuar këtë zotim. Për më tepër, Kontraktori ndërpreu aktivitetin e prodhimit në vendburimin e Amonicës.
Procesi i marrjes në dorëzim të vendburimit parashikohet të zgjasë disa ditë dhe në përfundim të tij do të rivendosen menjëherë në punë puset e ndalura dhe do të fillojë prodhimi i naftës.
Vendburimi i Amonicës është një prej nëntë zonave hidrokarbure (3 naftëmbajtëse dhe 6 gazmbajtëse) që u dhanë me koncesion tek firma “Phoenix Petroleum sh.a” në ditët e fundit të qeverisë Berisha, më 16 Gusht 2013, dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare. Zonat e tjera të dhëna në të njëjtën kohë me koncesion përveç Amonicës, në vendburime nafte janë Drashovica dhe Pekisht-Murriz. Në vendburime gazi natyror janë Panaja, Frakull, Povelçë, Divjakë, Ballaj-Kryevidh, Finiq-Krane.
Përveç kontratës për zonën e Amonicës, shoqëria Albpetrol sh.a po verifikon edhe situatën në gjashtë vendburimet e gazit natyror, pasi edhe në këto raste kompania “Phoenix Petroleum sh.a” është në kushtet e mospërmbushjes së kërkesave të kontratës.
Rimarrja në kontroll nga shteti i vendburimit të Amonicës nuk është i vetmi pasi gjatë muajit Janar, ministri i Energjisë urdhëroi Albpetrolin për marrjen në kontroll edhe të vendburimeve Gorisht-Kocul dhe Cakran-Mollaj që ishin dhënë me koncesion për kompaninë koncesionare “TransAtlantik Albania”.
Edhe në këtë rast, shkak i rikthimit në kontroll të shtetit të vendburimeve ishte mos përmbushja e detyrimeve kontraktuale nga koncesionari.
ma.me
Next Post
Veliaj: Paratë e parkimit me SMS shkojnë për gjelbërimin

Veliaj: Paratë e parkimit me SMS shkojnë për gjelbërimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com