• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afera e kompleksit “Partizani/ SPAK pyet Mediun dhe thërret javën e ardhshme Berishën, trembet dhëndëri Malltezi: S’jam unë…!

by Java News
21/09/2022 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv thirrjen në SPAK të Fatmir Mediut në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Malltezi e cilësoi procesin si një përpjekje për të hequr vëmendjen nga aferat e qeverisë në veçanti ajo e inceneratorëve.

Ai tha se me hetimin e tij, është duke u hequr vëmendja nga inceneratorët, nderkohe qe me sa duket i trembur nga vendosmeria e SPAK per te thirrur dhe Berishen per kete afere te privatizimit te kompleksit “Partizani”, thirrje qe me sa duket nuk do te mungoje as per te, dhenderi Malltezi deklaron se nuk eshte ai i perziere.

“430 mln euro është afera e inceneratorëve. Edhe pse kemi të arrestuar, nuk guxohet të hetohet për Ramën, Veliajn, Ahmetajn, Agaçin. Kur nuk thirren për të dëshmuar e për të hetuar këto persona që vjedhin para publike, thirren të gjithë opozitarët për të cilët prokuroria nuk ka akuzë, por vepron me urdhër të Ramës.”-tha Malltezi.

Pastaj, ashtu si Berisha, që për çdo gjë akuzon Olsi Ramën, edhe dhëndri tha se tokën tek kompleksi i Partizanit ai e ka marrë me letra, jo si Olsi Rama, që sipas tij, ka marrë klubin e Partizanit pa letra, edhe pse në fakt, Partizanin e ka Gaz Demi, jo Olsi Rama.

Por, ajo që bën sikur nuk kupton dhëndri, është fakti se atë nuk po e akuzon njeri se ka grabitur pa letra, por me letra, pasi përdori firmën e vjehrrit kryeministër, për të marrë pronat e klubit të Partizanit.

“E para dua të them katër gjëra. Klubi Partizani nuk është privatizuar në kuptimin e privatizimit. E ka marrë Olsi Rama pa asnjë copë letër me shtetin. Si mund të marri një ekip të madh Olsi Rama pa asnjë letër.

Privatizimi ka filluar nga Anastas Angjeli në 2005. Angjeli i çon Majkos dhe Bled Klosit ti privatizojnë. Familjet pronare kanë që në 91-shin që kanë kërkuar pronën.

Këtu kemi një proces të pastër kthim prone. Kthim prone, hajduti shtet komunist i ka vjedh gjënë pronarit, kthimi i pronës kthen gjënë e vjedhur tek pronarët.

Ka përfunduar procesi i kthimit, toka është e pronarëve. Sipas ligjit, tek toka e pronarit shteti ka tre mundësi, pagim qiraje, të çojë në privatizim ose të shpronësojë për interes publik.

Ligji të detyron pagesë të pronarëve deri kur të mbarojë privatizimi. Shteti s’ka paguar për tre vjet. Ne kemi kthim prone tek pronarët, dhe pronarët kishin të drejtë ose ta privatizonin ose ti kërkonin qira shtetit.”-tha Malltezi ne Syri TV.

Mire qe mohon privatizimin jashte ligjit te kompleksit “Partizani”, po pallatet e ndertuara, me vlera miliona dollare ku do t’i “fshehe”, pasi eshte e pamundur!

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ për pastim parash.

Një pronë me rreth 10.000 m2, m’u në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2 duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milionë euro, kjo është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot mund të shihni këtë grup me 17 kulla në Rrugën “Frosina Plaku”, tek ish Fusha e Aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro.

Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetëra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i ”doktorit”, është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve. Një çështje e errët që prodhoi fitime prej dhjetëra miliona eurosh./m.j

Next Post

Miti i paprekshmërisë dhe ai i pandëshkueshmërisë, për Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com