• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miti i paprekshmërisë dhe ai i pandëshkueshmërisë, për Berishën

by Mero Baze
21/09/2022 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nuk kam ndonjë ide se çfarë mund të bëjë SPAK me Sali Berishën. Nuk dua t’i krijoj vetes pritshmëri, se SPAK do hetojë kapjen e shtetit në një skemë klasike, siç është kjo e privatizimit të klubit Partizani, ku babi kryeministër ka lëshuar vajzën e tij nëpër zyra dhe dhëndrin në arkivë të shtetit, njëri për të shqyer letrat e vërteta e për të paraqitur ato fals, e tjetra për të bërë procedura të shpejta privatizimi dhe për të rritur pjesën e burrit të saj nga 5 për qind aksioner, në 60 për qind përfitues në fund, me arsyetimin që të tjerët i “falin pjesë nga prona”, se ky bën letra me firmën e vjehrrit.

Është e qartë që jemi para një skeme tipike të kapjes së shtetit, e cila ka qenë mes të tjerash dhe një kriter për karrierën e ministrave të Mbrojtjes në atë vend.

Gazmend Oketa që u tregua i ngathët e u zëvendësua nga Arben Imami, i cili e meritoi plotësisht rehabilitimin, me shpejtësinë me të cilin ua ktheu.

Por siç e thashë, nuk dua të krijoj ndonjë pritshmëri nga prokuroja e çështjes, që do tregohet roje e interesit publik në këtë pikë. Për më tepër që disa prej bashkëpronarëve të dhëndrit të Sali Berishës, janë ende në konflikte juridike me të, për pjesën që u ka marrë.

Por ajo që tani është ngjarje e sigurtë, është që edhe për Sali Berishën ka një herë të parë përballë drejtësisë. Dhe kjo nuk është pak për drejtësinë e re shqiptare.

Boll t’u kujtoj që drejtësia e vjetër nuk guxoi as ta thërriste si dëshmitar për vrasjet e 21 janarit, edhe pse ai mburrej ekraneve se i vrau 3 dhe mund të vriste dhe 3000.

Nuk e thirri as kur ngrefosej si gjel se do vriste dhe Edi Ramën me snajper. Nuk e thirri pse fshiu serverin e Kryeministrisë duke prishur provat, dhe as kur kundërshtoi dorëzimin e gardistëve të dyshuar si vrasës për hetim.

Nuk guxuan të thërrasin djalin e tij pas tragjedisë së Gërdecit, edhe pse gjurmët e gjakosura të asaj historie të çonin në shtëpinë e tij.

Nuk guxuan ta thërrasin për asnjë ngjarje korruptive dhe kriminale që mban firmën e tij, siç ishte dhe kontrata e vajëzes së tij, që i ofronte një biznesmeni të huaj, një koncesion për TEC në Porto Romano, kundrejt 3 për qind ‘fee sucsses”

Sot i ka shkuar fletëthirrja. Kjo është një histori e re. I ka shkuar nga një prokurore e panjohur shumë për publikun, e cila thjesht është duke kryer procedurën e hetimit.

Pas 30 vitesh, drejtësia shqiptare ka shkuar nga mos prekja e politikanëve të lartë, tek thirrja e tyre për hetim. Ky është hapi i parë që e provon këtë.

Hapi i dytë vendimtar natyrisht është hetimi për kapje shteti prej tij. Nuk di sa fuqi dhe kohë do ketë prokurorja ta bëjë këtë, por është e sigurtë se prej sot miti i paprekshmërisë së Sali Berishës ka rënë.

Por bashkë me të duhet të bjerë dhe miti i pandëshkueshmërisë së tij. Ndryshe ftesa për t’u ndëshkuar kthehet në ftesë për t’u pastruar.

Next Post
Rriten frikshëm rastet! Infektohen 1846 qytetarë me COVID, humbin jetën dy të tjerë në 24 orë

COVID në Shqipëri: 95 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë vdekje dhe 115 të shëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In