• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afera e CEZ, Spaho dekonspiron planin e PD për lirimin e Ismailajt?

by A R
17/02/2017 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor Parlamentar të ngritur nga opozita për çështjen e zgjidhjes me mirëkuptim të mosmarrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe kompanisë çeke CEZ.a.s. ka patur një zhvillim interesant.

Në mungesë të kuorumit dhe dëshmitares së rradhës për të zhvilluar seancën e rregullt, kryetari demokrat i komisionit deputeti Edmond Spaho ka mbajtur një fjalim të përgjithshëm duke rreshtuar ato çka Partia Demokratike pretendon në këtë komision.

Por përtej akuzave tanimë tejet të përsëritura dhe rrëzuara si pabaza nga hetimi i Prokurorisë dhe Gjykatës së Lartë, Spaho nuk i ka rezistuar tundimit për të marrë në mbrojtje shtetasin Kastriot Ismailaj, ish drejtuesin e kompanisë DIA e cila akuzohet se zhvati miliona euro nga kompania e shpërndarjes përmes mashtrimit pa kryer asnjë punë. Spaho dekonspiroi planin për lirimin e tij nga burgu dhe më pas ngritjes së një padie në dëm të shtetit shqiptar.

“Konflikti është i pambyllur. Nesër do të dalë zotria nga arresti ku e mbajnë dhe do ti ridrejtohet arbitrazhit në Vjenë. Arbitrazhin e ka të fituar sepse është zgjidhur me mirëkuptim”, theksoi gjatë fjalës së tij Edmond Spaho duke ju referuar Kastriot Ismailajt.

DIA, një kompani e mbledhjes së borxheve u kontraktua nga çekët e CEZ për të mbledhur detyrimet e prapambetura kundrejt tarifave që shkonin deri në 50 për qind. Por në Janar të vitit 2013, kur u rikthye në administrim shtetëror, Operatori i Shpërndarjes e ndërpreu kontratën me DIA-n, që është përfolur si një instrument përmes të cilit u kanalizuan rryshfete për zyrtarët më të lartë të vendit. Por menjëherë pas këtij vendimi, DIA e hodhi në arbitrazh Operatorin e Shpërndarjes duke kërkuar 135 milionë euro dëmshpërblim për ndërprerje të njëanshme të kontratës.

Dhjetorin e vitit 2015, Shqipëria shmangu përfundimisht rrezikun për të paguar 135 milionë euro për kompaninë DIA. Gjykata e Arbitrazhit në Vjenë rrëzoi kërkesën e Kastriot Ismailajt për të shpallur të pavlefshme marrëveshjen e nënshkruar nga ish-ortakja e tij Rebeka Gaskin me qeverinë shqiptare, në të cilën DIA hiqte dorë nga çdo pretendim. Por, përgjatë kësaj kohe pronari i DIA-s, Kastriot Ismailaj u arrestua për mashtrim, kështu që në vitin 2014, administratorja e kompanisë u bë Rebeka Gaskin, që ishte aksionere në këtë kompani. Një shtetase amerikane, më 3 dhjetor Gaskin pranoi të tërhiqej nga arbitrazhi duke firmosur një marrëveshje që shuante çdo pretendim të DIA-s nga pala shqiptare, përfshirë pagesën prej 135 milionë euro. Në vendim kjo gjykatë vëren se shtetasja Rebeka Gaskin ishte e autorizuar për të vepruar në emër të DIA-s, ndaj rrjedhimisht, marrëveshja e arbitrazhit që shuan çdo pretendim të këtij subjekti ndaj palës shqiptare është plotësisht e vlefshme dhe e shpall çështjen të mbyllur.

Kastriot Ismailaj ndodhet aktualisht në burg pasi organet e drejtësisë e kanë marrë të pandehur nën akuzën e ”Mashtrimit”, të kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, si edhe ”Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer më shumë se njëherë. Sipas Prokurorisë, referuar firmës DIA (Debt Internacional Advisory”, i pandehuri Kastriot Ismailaj, duke pёrdorur tё dhёna tё rreme dhe dokumenta fiktive nё bashkёpunim me shtetasin Josef Hejsek,  ka  pёrfituar nё mёnyrё tё kundraligjshme shumёn  512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja tё rёnda pёr shoqёrinё “CEZ Shpёrndarja”, si rrjedhojё edhe pёr shtetin shqiptar, i cili ka zorёruar 26% tё  aksioneve tё kёsaj shoqёrie. Paratё e pёrfituara nёpёrmjet mashtrimit (vjedhjes), i pandehuri Kastriot Ismailaj nuk i ka pёrdorur me  qёllim realizmin e  kontratёs,  por i ka rinvestuar, i ka transferuar  jashtё vendit apo i ka pёrdorur  pёr qёllime personale.

Në një tjetër episode me kompaninë ADC (Adriatic Development Corporation”, vlera e transaksioneve të kryera nëpërmjet shoqërise “ADC” ёshtё nё hyrje në vlerën 9.8 milionë dollarë dhe 800,000 euro. Ndёrsa transferat dalëse për transaksionet jashtë vendit janё nё shumёn dalje  4.1 milionë dollarë dhe 11 mijë euro. Për të gjithë transaksionet hyrëse dhe dalëse nuk ka asnjë dokument justifikues. paratё e pёrfituara, janё transferuar nё shoqёri dhe individë tё ndryshëm me vendodhje në Zvicër, në Francë, në Angli, në Kongo, në SHBA, si edhe në Afrikёn e Jugut etj. Gjatë periudhës 2006-2015, për transfertat hyrëse dhe dalëse, pёrgjithësisht nuk ka dokumenta mbështetëse që të justifikojnë vlerat e arkëtuara/paguara. Ka rezultuar se shtetasi nën hetim, Kastriot Ismailaj, ka tërhequr nga llogaria e shoqërisë shumat 930.000 dollarë, 80,500 euro, si edhe ka bërë pagesa për kartën e tij të kreditit në shumat 11,725 USD dhe 15,652 euro. /b.d

Next Post
Çifti nuk i humb shpresat për fëmijë dhe…”Jemi lutur për këtë 953 ditë” (FOTOT)

Çifti nuk i humb shpresat për fëmijë dhe..."Jemi lutur për këtë 953 ditë" (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

January 5, 2026

SONDAZHI / Partitë e mëdha në rënie, por PS mbetet maxhorancë! 24 % do të votonin një parti të re

January 5, 2026
“Edhe unë në listën e non gratave nga Greqia”, reagon sërish Aulon Kalaja: Nuk më ndalojnë të jem patriot për atdheun tim

Kalaja: Politikanët shqiptarë spiunonin njëri-tjetrin në Ambasadën e SHBA-së

January 5, 2026
Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

January 5, 2026
“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

January 5, 2026
“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

January 5, 2026
Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

January 5, 2026
Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In