• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Afera CEZ/ Prokuroria: Të merren të pandehur Josef Hajsek dhe Jan Ivan

by Java News
10/03/2017 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Prokuroria e Tiranes merr të pandehur zyrtarisht ish-drejtorin e ÇEZ, Josef Hejsek dhe specialistin Jan Ivan për akuzën e mashtrimit pasoja të rënda. Akuzat u janë komunikuar me letër-porosi përmes ministrisë së Drejtësisë. Prokuroria kërkon që dy ish-zyrtarët e ÇEZ të pyetën si të pandehur në procesin ndaj Kastriot Ismailajt. Por lidhur me këtë hap të prokurorisë ka reaguar Kastriot Ismailaj. “Si mund ti hetoni kur Parlamenti ka miratuar një ligj sipas të cilit ju ndalon që ju t’i hetoni. Po dilni mbi ligjin”.

Pse Josef Hejsek?
Këto zhvillime vijnë pasi Komisioni hetimor parlamentar për çështjen ‘CEZ’ në fillim të shkurtit nisi zyrtarisht procedurat për të marrë dëshminë e ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i cili do të pyetet për prapaskenat e privatizimit të OSHE, personat e përfshirë, raportet me sekserin Nuel Kalajn, për favorizimet, kontratat dhe për çdo shkelje në dëm të shtetit shqiptar.

Dëshmia e Josef Hejsek konsiderohet e një rëndësie të veçantë dhe përcaktuese për pozitat e Shkëlzen dhe Sali Berishës. Komisioni hetimor ka administruar një e-mail të ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i cili i shkruante nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rreth një takimi të planifikuar me ish-kryeministrin Berisha dhe të birin e tij, me ndërmjetësimin e Nuel Kalajt.

Kjo është një ndër provat kryesore që implikon Shkëlzen Berishën në këtë histori. Publikisht, Shkëlzen Berisha ka deklaruar se ky takim nuk është zhvilluar kurrë. Po ashtu, Shkëlzeni ka hedhur dyshime se ky e-mail mund të jetë manipuluar.

Në këto kushte, dëshmia e Josef Hejsek, autor i e-mailit, mund të rrezikojë apo të shpëtojë djalin e ish-kryeministrit. Mbetet për t’u parë nëse Josef Hejsek do të pranojë të dëshmojë dhe nëse po, do të konfirmojë apo mohojë vërtetësinë e e-mailit.

E-maili i plotë i Josef Hejsek drejtuar Tomas Pelskac

Dërguar: E enjte, 28 Janar 2010, 22-40 PM
Nga: Josef Hejsek
Te: Tomas Pelskac
Subjekti: Shqipëri-Përgatitja e takimit me kryeministrin
Rëndësia: E lartë
Mirdita Tomas,
Në anekse janë përgatitur dokumentet. Ne do të përmendim gjithashtu kërkesat tona ndaj qeverisë, sa është debia që duhet paguar tani, rregullimin e çmimit etj.
Do të të pres ty me Nuelin në aeroport, në sallonin VIP.
Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera. I shpjegova në detaje se çfarë kërkojmë.
Takimi me të birin, sipas Nuelit, është shtyrë për nesër pas ardhjes së PM (Kryeministrit).
Çfarë duhet të presim nga kryeministri?
Sipas Nuelit rezultatet në mënyrë të sigurt do të jenë pozitive dhe në 90 % konkrete. Ai më siguroi se për kryeministrin po punon një komision ndërministror i cili në mënyrë të specializuar po trajton problematikën tonë. (Mund t’ju konfirmoj që kam folur me disa anëtarë të komisionit që po merren me këtë marrëveshje).
Rezultatet e tyre nuk janë akoma të mbaruara apo përfundimtare. Ai më siguroi se përfundojnë shpejt dhe pas kësaj do ulemi sërish.
Si përfundim, sapo detajet e negociatave do jenë gati, do të fitojmë MR në Tiranë (Martin Roman). Gjithë të mirat.

ma.me

Next Post
FOTO+ VIDEO/ Atentat në Bazel, ekzekutohen dy shqiptarë

FOTO+ VIDEO/ Atentat në Bazel, ekzekutohen dy shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Zhurma e Gërdecit dëgjohet akoma”, deklarata e fortë e Beqirit: Mediu e ka pritur 23 herë në zyrë Shkëlzen Berishën

March 16, 2026

Gratë shqiptare më jetëgjata se burrat, por më pak të punësuara

March 16, 2026
Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

March 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Makthi që ka Berisha nëse e ka bindur PD që është pronë private e tij

March 16, 2026
“Gjykata të menaxhojë…”/ Zvarritet procesi i “Gërdecit”, flet avokati i familjarëve: Një procedurë aspak normale!

Masakra e Gërdecit, avokati i familjeve të viktimave: Mediu ishte në dijeni për rrezikun

March 16, 2026
“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

March 16, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

“Shtet që mbështet dhe sponsorizon terrorizmin”, Kuvendi voton nesër rezolutën kundër Iranit

March 16, 2026
Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

March 16, 2026
Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror pa dashje”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

“Ndihmova që t’i merrnim Bashës PD-në”, Kokalari shpall kandidaturën përballë Berishës: Çdo manipulim vote do dokumentohet në DASH

March 16, 2026
Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

Shtrenjtimi i karburanteve, Braçe paralajmëron: Çmimet e vendosura nga karteli, jo tregu

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In