• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Afera 240 mln euro Rrëshen-Kalimash, si shmangte Basha me telefon hetimin e Prokurorisë

by
17/09/2015 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Në dy dokumentat e hartuar nga PD-ja lidhur me procesin dekriminalizimit, ku njëra është nisëm legjislative dhe tjetra për Komisionin “Kosova” për “dekriminalizimin e PD-së”, ajo që bie në sy është fakti se pa shumë elegancë hartuesit e këtyre dy dokumentave janë përpjekur që të shmangin nga ky process emra të veçantë Brenda PD-së. Nga një lexim i kujdesshëm i këtyre dy dokumentave bie në sy fakti se ka një përpjekje të qëndrueshme për të shmangur nga shigjetimi nga  “dekriminalizimi” kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha, por edhe ndonjë të zgjedhur local të PD-së si Xhelal Mziu, kryebashkiak i Kamzës, ndaj të cilit ka një vendim gjykate me dënim për korrupsion. Në këto dy dokumenta nënvizohet se për të sendërtuar një proces “dekriminalizimi”, do të merren në konsideratë vendimet e gjykatave të BE-së që në procesin fillestar të hetimit ndaj një personi të caktuar. Ndërsa sa u përket gjykatave shqiptare, do të merren në konsideratë vetëm vendimet përfundimtare të gjykatave. Përse është ky këndvështrim me dy standarde? A ka një prapavijë në mënyrë e konceptimit? A ka parasysh emra të veçantë? Përse vendimet e gjykatave shqiptare ndihen inferiore krahasuar me gjykatate vendeve të BE?

Telefoni “i prishur”…?

Vetë Prokuroria e Tiranës në materialin e dorëzuar në Prokurorin e Përgjithshme shprehet se Lulzim Basha i është shmangur me vetëdije hetimit. Basha, në bazë të dokumentacionit zyrtarë të prokurorisë, është thirrur nga Prokuroria në datën 29.05.2007 në orën 14.00, për të dhënë deklarim për ndërtimin e rrugës Rreshen-Kalimash. Ai ka marrë njoftim zyrtarë për këtë. Ndërsa Basha nga ana e tij me telefon, nëpërmjet sekretares, shtynte kërkesat e prokuroris për të dhënë dëshmi me justifikime nga më të çuditshmet si “axhenda e ngjeshur”, “raport mjekësor”, “vizitë pune”, “mbledhje” “impenjime të tjera” etj. Nëpërmjet sekretares ai njoftonte organin procedues, nëpërmjet telefonit, se do të paraqitej në një datë tjetër. Por përtej “premtimeve” që i bënte Prokuroris, Basha asnjëherë se mori mundimin për të telefonuar për të njoftuar se do të respektonte kërkesën e organit të akuzës për të dhënë dëshmi për aferën Rrëshen- Kalimash. Në adresë të Bashës është nisur edhe një fletë thirrje e dytë nga ana e prokuroris, por sërish Basha nëpërmjet sekretares po me telefon njoftonte se do te paraqitej në një datë tjetër “për shkak te impenjimeve të punës si ministër”. Ndonse koha kalonte shtetasi Lulëzim Basha nuk mori asnjëherë në telefon Prokurorinë për tu paraqitur përpara organit të akuzës. Kjo bëri që prokuroria të arrinte në përfundimin se Lulëzim Basha, “po i shmangej hetimit”.

Akuza ende mbi supet e Bashës

Hartuesit jo pa qëllim kanë kanë vendosur dy standarde. Kryetari aktual i PD-së, Lulëzim Basha, mban ende mbi supe akuzën e prokurorisë për “shpërdorim detyre”, lidhur me autostradën “Durrës- Kukës”. Ky shpërdorim detyre i ka kushtuar shtetit dëme në vlera rreth 240 milion euro. Kjo është shuma më e madhe e dëmeve në historinë e shtetit shqiptarë nga ana e një ministri. Skema për të kaluar në një shkallë inferiore vendimet e gjykatave shqiptare në thelb synon t’i paraprijë ndonjë mundësie të hapjes rishtazi për gjykim të dosjes “Rrëshen- Kalimash”. Basha, në bazë të hetimit, rezulton i dyshuari kryesorë në këtë aferë, sëbashku me disa bashkëpunëtorë të tij më të afërt, Armand Teliti dhe Andi Toma. Akuzat e Prokurorisë vijojnë të qëndrojnë në këmbë, pavarësisht se ato nuk janë gjykuar për shkak të një seri manovrash juridike për të nxjerrë hetimin jashtë afateve ligjore. Deri tani Basha nuk ka mundur të rrëzojë asnjë nga akuzat ndaj tij. Ai ka mundur vetëm të shmangë gjykimin për akuzat e Prokurorisë ndaj tij./Me.Ar/

Next Post

Braho i pëgjigjet Këshilltarit të Nishanit: Ja pseudonimi që kishe si ish-Sigurims

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të plagosur nga të shtënat në Shëngjin, policia jep detaje

Krim i rëndë në Vorë, vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

July 12, 2026
Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

July 12, 2026
Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale, merr fund ëndrra e Norvegjisë

Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale, merr fund ëndrra e Norvegjisë

July 12, 2026
“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In