• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afatet e KQZ: Më 16 Mars përfundon koha për koalicionet, më 26 Mars dorëzohen kandidatët

by A R
12/03/2023 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 6 Mars përfundoi afati për aplikimin e regjistrimin e subjekteve politike në KQZ për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Proces ky i cili nxiti më tepër debatet brenda selisë blu se cila nga PD do të regjistrohet, e Berishës apo Alibeajt. Për këtë arsye të dyja palët po e kërkojnë të drejtën e tyre nëpërmjet ankimimit në KAS.

16 Marsi është afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve të koalicioneve që mund të krijohen për zgjedhjet lokale.

Edhe pse deri më tani asnjë parti nuk ka konfirmuar zyrtarisht një koalicion, duket se PD e drejtuar nga Berisha po shkon drejt koalicionit me  PBDNJ dhe PAA, ndërsa koalicioni i përfolur me PL duket i pamundur për shkak se Ilir Meta do të garojë me listë të veçantë të kandidatëve për Këshillat Bashkiak.

Data 26 Mars është afati i fundit që subjektet politike të dorëzojnë emrat e kandidatëve për kryetar bashkie dhe listën shumë emërore për kandidatët e anëtarëve të këshillave bashkiak.

Pas dorëzimit të listave, hidhet shorti për renditjen subjekteve politike në fletët e votimit. Më 14 Prill nis zyrtarisht fushata zgjedhore deri më 13 Maj, që është heshtje zgjedhore dhe më 14 maj është dita kur qytetarët do iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e qytetit të tyre.

/a.r

Next Post
Horoskopi 30 maj- 5 qershor 2022: Ju pret një javë shumë e vështirë

Horoskopi Javor për datat 13 deri 19 Mars 2023, parashikimi i yjeve për financat, dashurinë dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com