• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aeroporti i Vlorës nën hetim? “Shpërthen” Behgjet Pacolli: Faktet, dokumentet dhe Zoti janë dëshmitarë të qëllimeve të mia të mira

by Os De
19/10/2025 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miliarderi nga Kosova, Behgjet Pacolli dhe gjithashtu pronar i 98% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës, ka bërë përsëri një reagim për zhvillimet e fundit në investimin e aeroportit, ku së fundi thuhet se ka edhe një hetim të nisur nga Prokuroria e Tiranës. 

Pacolli shprehet i indinjuar në postimin e tij në “Facebook”, ku ka folur për “thashethemet” mbi një proces gjyqësor të nisur ndaj tij si shkak i aeroportit. 

Kujtojmë se në media kanë qarkulluar lajme se Gjykata e Tiranës ka pezulluar veprimtarinë e kompanisë Mabco Construction S.A., për shkak të një veprimtarie të fshehtë, e zhvilluar në këtë investim privat në infrastrukturën publike. 

“Duket qartë se dikush tjetër po merret me këto procese, ndërkohë që unë deri më sot nuk jam ftuar nga askush për të dhënë as dëshminë, as sqarimet e mia. Nuk jam më gati për lëshime për atë që është e imja,por nuk do të pranoj kurrë asgjë që nuk më takon” ka thënë biznesmeni teksa shton se ka dhenë kontributin e tij të ndershëm, dhe qindra miliona euro investime të bëra nga ai janë të dokumentuara. 

Ai ka thënë  se nuk do të mundet të durojë më padrejtësinë dhe “përbaltjen” që po i bëhët emrit të tij. “Faktet, dokumentet dhe Zoti janë dëshmitarë të qëllimeve të mia të mira”, shton më tej Pacolli.  Postimi i Plotë: 

ÇFARË ËSHTË KY KOMPLOT I KOORDINUAR NË SHQIPËRI KUNDËR EMRIT TIM, 

Pikërisht tani që ndërtimit të aeroportit po i vjen fundi?! Çfarë janë këto ofendime?Kush po e orkestron këtë fushatë shpifjesh dhe pse?Unë, përveçse po përpiqem të mbroj pronën time, nuk kam dhënë asnjë intervistë dhe nuk kam iniciuar asnjë proces gjyqësor që të shërbejë si shkak për përfolje. 

Duket qartë se dikush tjetër po merret me këto procese, ndërkohë që unë deri më sot nuk jam ftuar nga askush për të dhënë as dëshminë, as sqarimet e mia. 

Nuk jam më gati për lëshime për atë që është e imja, por nuk do të pranoj kurrë asgjë që nuk më takon. 

Kam dhënë kontributin tim të ndershëm, me qindra miliona euro investime, që vijnë 100% nga asetet e mia personale, të dokumentuara dhe të garantuara me fondet dhe kolateralet e mia private. 

Asnjë qindarkë publike — çdo gjë ka ardhur nga puna, besimi dhe sakrifica ime. 

Faktet, dokumentet dhe Zoti janë dëshmitarë të qëllimeve të mia të mira.  

Dua të  lë në Vlorë një trashigemi duke e ditur mirë që ky investim me vështirësi do të rikthehet. 

Por një gjë është e sigurt: 

Nuk mund të duroj më këtë padrejtësi, ku përbaltet emri, dinjiteti dhe investimi im! 

Këto sulme të organizuara do t’i përballoj me të vërtetën dhe me faktet në dorë. 

 

Next Post
‘Do merrem personalisht me ty e oficerët’, publikohet audio e përplasjes në seancë mes avokatit Bajrami me Prokurorit Ceka! 

‘Do merrem personalisht me ty e oficerët’, publikohet audio e përplasjes në seancë mes avokatit Bajrami me Prokurorit Ceka! 

Comments 1

  1. leka says:
    1 year ago

    Faji nuk eshte i yti zoti Pacolli ,por i delut te Rames me PPP qe e fusin wkonoine ne kolaps .Por rasti jyaj mendoj se ne Vlore punet do shkojne mire mbi parashikimet

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

November 3, 2026
Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës

November 3, 2026
OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

November 3, 2026
Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

November 3, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

November 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtësia ka prodhuar politikë më shumë sesa Erion Veliaj dhe Edi Rama

November 3, 2026
Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In