Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë fluturuar shumë ulët mbi qytetin Saida në jug të Libanit duke shkaktuar zhurma të mëdha që i kanë thyer dritaret dhe dridhur ndërtesat për herë të parë në disa vitet e fundit, njoftojnë burimet e sigurisë dhe banorët.
Aeroplanët luftarakë izraelitë rregullisht futen në hapësirën ajrore libaneze, thotë ushtria libaneze, por rrallë herë fluturojnë kaq ulët, transmeton Express.
Ushtria izraelite nuk ka qenë e qasshme për koment të menjëhershëm për Reuters. Zhurma e madhe e aeroplanëve ka shkaktuar panik në Saida, po ashtu, thotë banorët.
Tensionet janë rritur mes grupit shiit libanez, Hezbollah dhe Izraelit, të cilat për herë të fundit luftuan në vitin 2006. (b.an)