• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Adriana Matoshi flet për sëmundjen dhe lidhjen me futbollistin: Se di për sa kohë e kam pasur tumorin në kokë

by Java News
01/01/2022 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti 2021 ka qenë sa i vështirë dhe i bukur për aktoren e njohur, Adriana Matoshin.

Nëna e katër fëmijëve përgjatë vitit që lamë pas përjetoi një romancë të bukur dashurie me futbollistin afrikan, Keith Owen Groeneveld, i cili i ka qëndruar pranë në momente të vështira dhe të lumtura për të.

Ajo u zgjodh për herë të parë deputete e Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit nën logon Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa muajt e fundit të vitit u përball me një betejë të vështirë. Pas 9 vitesh iu rikthye tumori në tru dhe iu nënshtrua një operacioni që për fat të mirë rezultoi i suksesshëm.

Pak javë pas operacionit ajo u rikthye në sallën e Kuvendit duke vazhduar normalisht jetën e saj.

Gjatë një interviste për Klan Kosova, Adriana Matoshi ka folur për vështirësitë dhe gjërat e bukura me të cilat u përball në 2021-shin.

Intervista:

Çka kujton nga viti 2021?

Adriana Matoshi: Krejt çka më kujtohet është takime me shumë njerëz, punë shumë. Kam folur shumë, takime me gra e vajza të dhunuara fizikisht e psikologjikisht, gra të keqtrajtuara, vizita në spital e në familje të varfra. Tubime me njerëz, fotografi me njerëz, telefonata, e-mail, shkolla me fëmijë, udhëtimi në Kosovë e Shqipëri për punë, familje shoqëri. Probleme, zgjedhje, pandemi, organizime, nervoz, vaj, të qeshura, intervista e seriale.

Sa suksese numëron përgjatë këtij viti, sa i përket profesionit si aktore?

Adriana Matoshi: Besom se nuk e di, më janë përzier të gjitha. E di që kam qenë e angazhuar në serinë “Shka je be tu folën” edhe pse pas shumë angazhimeve që i kam pasur viteve të kaluara, nuk e kam pasur fuqinë dhe vullnetin të bëjë diçka tjetër.

Pjesëmarrja në filmin “Zgjoi”, aktualisht në listën e ngushtë për nominime në “Oscar”, përvoja në xhirime dhe si po ndjehesh pasi gjithë suksesit që pati filmi këto kohë?

Adriana Matoshi: Jam jashtëzakonisht e lumtur për sukseset e filmit “Zgjoi”, jam e lumtur për Blerta Bashollin, për Yllka Gashin, sepse është punuar me vullnet të madh dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm. Gjithmonë është kënaqësi të punosh në film sepse është sfidë dhe ke përgjegjësi të madhe sidomos kur temat janë të bazuara në ngjarje të vërteta. Jam e lumtur që kam pasur fat të përzgjidhem të luaj një nga rolet e atyre grave të Krushës. Gjithashtu jam tejet e lumtur që një nga ngjarjet dhe historitë e Kosovës ka mundësi t’i shoh bota.

Dashuria me Keith, marrëdhënie në distancë, si e përshkruan?

Adriana Matoshi: Gjithmonë dashuria është e mirë, jo vetëm kur je afër, por edhe nga larg. Një fjalë e mirë, një telefonatë është shumë motivuese dhe e dashur kur fjalët e bukura dalin nga shpirti.

Zgjedhja si deputete në Kuvendin e Kosovës, përvoja jote deri më tani?

Adriana Matoshi: Përgjegjësi e madhe, ngarkesë dhe shumë lodhje, sidomos për mua që kam hyrë pa u marrë kurrë me politikë. Në fillim kam vëzhguar, i kam mësuar disa terme që nuk i kam ditur çka janë, dhe në kokën time shumë gjëra nuk funksionojnë dhe kam filluar të punoj ashtu si unë mendoj se është më së miri.

Shpesh larg familjes dhe fëmijëve për shkak të punëve si deputete dhe aktore, si ia dole t’i arrish të gjitha?

Mua Zoti me ndihmon gjithmonë, më jep forcë dhe vullnet. E di që gjithçka ai e ka shkruar të ndodhë edhe të punoj, gjërat gjithë më kanë ardhur pa i menduar, punët gjithashtu. Shpesh mendoj diçka tjetër dhe krejt diçka tjetër më ndodh dhe gjithmonë kam pasur sukses. Punën e bëj me nder pa e nënvlerësuar askënd dhe pa u përzier në punën e tjetrit. Gjithmonë familjen e kamnë krah dhe punoj për ta, para familjes nuk e kam askënd, por shoqërinë e kam aty ngjitur me familjen, i kam të shenjta.

Së fundmi, sfida më e vështirë e këtij viti, rikthimi i sëmundjes. Na shpjego pak si e kuptove dhe cili është çelësi yt që përdore për të qenë kaq optimiste dhe për të dalë sërish fitimtare pas një operacioni goxha të vështirë?

Adriana Matoshi: Nuk e di për sa kohë e kam pasur tumorin në kokë sepse unë vazhdimisht kam punuar dhe kam qenë shumë e lodhur. Nganjëherë kam fjetur më shumë dhe jam zgjuar e lodhur, nganjëherë nuk kam fjetur hiç dhe prapë e lodhur. Nuk jam ndal asnjëherë edhe pse nuk mundesha. Kah fundi nuk kisha artikulim të mirë, më humbte mendimi gjatë bisedave, isha gjysmë e fjetur, dhe krejt në fund kisha marramendje e mundim, me vinte nxehtë dhe më shtrëngonte koka prapa. I bëra kontrollat dhe më doli ajo çka e prisja.

Cili është mesazhi yt për të gjithë ata që të ndjekin, të duan dhe të uruan shëndet ndërsa ti po operoheshe në Tiranë?

Adriana Matoshi: Për të gjithë lexuesit, ndjekësit, ata që më duan por edhe ata që nuk më duan… Faleminderit shumë nga thellësia e zemrës për lutjet e juaja, ma keni lehtësuar dhimbjen, ma keni larguar trishtimin, ma keni mbushur zemrën me forcë. Mos gjykoni, mos paragjykoni, duajeni njëri-tjetrin, zgjoheni më lirshëm. Gëzuar festat, begati e shëndet.

Çka do të dëshiroje të të sjelli viti 2022?

Adriana Matoshi: Shëndet për krejt familjen dhe shoqërinë e të gjithë njerëzit që nuk i njoh. Paqe, gëzime e hare.

Next Post
Kallashnikov në vend të fishekzjarreve/ Arrestohet 42-vjeçari në Burrel! Policia i gjen dinamit dhe kapsolla

Kallashnikov në vend të fishekzjarreve/ Arrestohet 42-vjeçari në Burrel! Policia i gjen dinamit dhe kapsolla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja ‘AKSHI’, Gjykata e Lartë ndryshon masën për Mirlinda Karçanajn, e lë në detyrim paraqitje

Dosja ‘AKSHI’, Gjykata e Lartë ndryshon masën për Mirlinda Karçanajn, e lë në detyrim paraqitje

May 7, 2026
Berisha garon i vetëm, PD kërkesë KQZ për siguri maksimale në zgjedhjet e 23 majit!

Berisha garon i vetëm, PD kërkesë KQZ për siguri maksimale në zgjedhjet e 23 majit!

May 7, 2026
A do të ketë një takim të ri? Pakistani thyen heshtjen për negociatat SHBA-Iran

A do të ketë një takim të ri? Pakistani thyen heshtjen për negociatat SHBA-Iran

May 7, 2026
Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

Ilir Meta kërkesë të re në GJKKO për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, Gjykata vendos të hënën

May 7, 2026
Hitaj: Po verifikojmë veprimet e policisë pas aksidentit tragjik me dy të mitur

Hitaj: Po verifikojmë veprimet e policisë pas aksidentit tragjik me dy të mitur

May 7, 2026
Pas Binajt, Alimehmeti kërkon zyrtarisht kandidimin për Tiranën

Pas Binajt, Alimehmeti kërkon zyrtarisht kandidimin për Tiranën

May 7, 2026
Opozita kundërshton paketën për naftën: Qytetarët pa mbështetje

Opozita kundërshton paketën për naftën: Qytetarët pa mbështetje

May 7, 2026
Replikat në Kuvend, zbulohet arsyeja se përse Erjon Braçe i shkoi Berishës pranë ulëses

Replikat në Kuvend, zbulohet arsyeja se përse Erjon Braçe i shkoi Berishës pranë ulëses

May 7, 2026
Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Hita jep detaje: Sot u kryen kontrolle me forcat speciale RENEA, autori…

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Hita jep detaje: Sot u kryen kontrolle me forcat speciale RENEA, autori…

May 7, 2026
‘Të hiqet vetoja, bllokon zgjerimin’/ Gjermania pro integrimit, Wadephul: Të ecim më shpejt me shtetet ballkanike

‘Të hiqet vetoja, bllokon zgjerimin’/ Gjermania pro integrimit, Wadephul: Të ecim më shpejt me shtetet ballkanike

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In