• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kallashnikov në vend të fishekzjarreve/ Arrestohet 42-vjeçari në Burrel! Policia i gjen dinamit dhe kapsolla

by Java News
01/01/2022 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Burrelit ka arrestuar një 42-vjeçar me inicialet G.K., ndërsa ka proceduar penalisht një 21-vjeçar me inicialet M.K., pasi kanë qëlluar me armë zjarri në ajër pak minuta pas ndërrimit të viteve.

Mësohet se blutë e Matit kanë sekuestruar armën e zjarrit automatik, 35 fishekë, një kallëp dinamiti, tre kapsolle detonatore dhe 3 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i G.K., dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj M.K., të dy banues në Burrel.

Njoftimi i Policisë

Qëlluan me armë zjarri në ajër pak minuta pas  ndërrimit të viteve,  falë  reagimit të menjëhershëm të Policisë, arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.

Sekuestrohet  arma e zjarrit  automatik, 35 fishek, një kallëp dinamiti, tre kapsolle detonatore dhe 3 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit, dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme  në Komisariatin e Policisë Mat, gjatë patrullimeve dhe kontrollit të zonës me qëllim ruajtjen e rendit e sigurisë publike dhe parandalimin e çdo ngjarje të mundshme kriminale, rreth orës 00.20, datë 01.01.2022,  në lagjen “Drita”, Burrel,  kanë dëgjuar  të shtëna armësh dhe menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë është bërë ndërhyrja e shoqërimi në Komisariat i shtetasve G. K., 42 vjeç; dhe M. K., 21 vjeç, pasi dyshohet se këto dy shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shterasit G. K., dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë shtetasi M. K., të dy banues në Burrel.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

g.kosovari

Next Post
Manastirliu viziton bebet e para të vitit 2022: Do të jetë viti i fëmijëve. 115 mijë kanë përfituar bonusin e bebes

Manastirliu viziton bebet e para të vitit 2022: Do të jetë viti i fëmijëve. 115 mijë kanë përfituar bonusin e bebes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com